E enjte, 01.10.2020, 08:40 AM (GMT+1)

Komente » Nexhipi

Reshat Nexhipi: Rrallë gjen popull, sipas numrit të banorëve, me burra shteti, si Tepelena, Qemali, Zogu dhe Noli

E shtune, 25.07.2020, 05:42 PM


Rrallë gjen popull, sipas numrit të banorëve, me  burra shteti, si Ali pashë Tepelena, Ismail Qemali, Ahmet Zogu  dhe  Fan Noli

(Vazhdimi katërt,  i  artikullit ,,15 veçoritë e popullit shqiptar, publikuar në këtë  portal,  më 05. 06.  2020)

Nga Reshat Nexhipi

Shënimetë rralla për ,,Luanin,, shqiptar

Ali Pashë Tepelena, bektashi.  Këtë e shkruanNathaly Cleyer dhe shton se,  në fillim,  ishte synit, pastaj, u bë shihit-bektashi, kurse më vonë, paralajmëronte se do bëhet krishter dhe do ta ndrojë emrin në Aleksandër, duke  e ndjerëveten,me të drejtë, për pasardhës të LekësMadh.

Ali Pashë Tepelena...Thuhet gjithashtu  se ka qenë madje edhe myhyp dhe   ka mbajtur kapelë  bektashiane, kurse mbi pllakën e varrit të tij, ka patur një tyxh bektashian. Në të njejtin shkrim thuhet se, me bektashinjtë kishte lidhje edhe për shkak se ata mbanin qëndrrim të veçantë kundër Sulltanit, të cilin e quanin “Jezit” etj.

Ali Pashë Tepelena, për Turqinë. Në fazën e parë, kur kishte punët mirë me Sulltanin, si Komandant Sanxhaku, etj., kontribuoi tepër në stabilizimin e Perandorisë osmane, sepse,  në vendet ku sundonte vetë ai, pra edhe në Maqedoni, siç ishin Prespa dhe Manastiri, vendosi rregull dhe  qetësi që, siç thuhet në popull,,Ujku dhe shqera mund të rrinin bashkë,, pa asnjë  problem,,.

Ali Pahë Tepelena për  Greqinë. ,,Ai  nxiti Revolucionin grek, më 1821, që rezultoi me pavarësinë e shtetit, pas pesë shekuj nën osmanët,, -thuhet në literaturën historike dhe shtohet se Revolucioni në fjalë,  edhe sikur të fillonte, pa ndihmën e Aliut dhe shqiptarëve të atij vendi ,,do të shuhej që në djep,,.

Ali Pashë Tepelena, koka e prerë. Në literaturën historike, thuhet  se kokën e tij të prerë dhe të  të balsamosur, e  kishin   vendosur në një tepci të posaçme, duke e drejtuar   për në Stamboll. E përcillnin 300 kalorës, me në krye Mehmet Pashën, i cili kishte marrë pjesë në ekzekutimin e dënimit. Kokën e tijbashkë me tre kokat e djemve  dhe të një nipit të tij, ia dërguan në Stamboll, kurse trupin, ia varrosën në kala të Janinës, përballë një pallati (saraji) që u dogj.

Ali Pashë Tepelena...  emisionin  tv.Top Çanal   të Shqipërisë, 19 shtator, 2010, thuhej se  kur Mehmet Pashajt, ia kishin shpënë kokën e prerë të Aliut, në tepcinë e  mrekullueshme,  kishte thënë: Do  isha i lumtur sikur edhe unë të kisha fatin e tij dhe të mbaroja jetën në këtë mënyrë,,.

Ali Pashë Tepelena, nipi-Sirri Selim Pasha. Ky,siç duket, është nip i vetëm i Ali Pashë Tepelenës që mbeti gjallë,sepse, sipas disa shënimeve,të gjithë nipërit e Aliut,për t’u hakmarrë, ndaj tij, i shpunë në Stambollë dhe atje i mbytën. Po përfundoj me një thënie të këtij ,,luani,, shqiptar, të cilin e krahasonin me Napoleonin: ,,Atyre që lëshojnë Atdhenë, u takon litari

Shënime për ,,Plakun,, e Vlorës

Ismail Qemali,në Manastir.Në literaturën historike, thuhet: “Pas disfatës së  kryengritjes  të madhe të fshatarëve, turqit arrestuan edhe babanë e Ismail Qemalit, Mahmud Benë dhe xhaxhanë e tij Selim Pashën, të cilët i burgosën, në Manastir,

Ismail Qemali...më vonëe internuan gjithë familja e Aliut: të Ëmën,  vëllanë,  motrën dhe vetë Ismail Qemalin, që të tre fëmijë, dhe gjyshen e tyre plakë. Pas një qëndrimi dy javë në Manastir, u larguan nga ky qytet duke i thënë lamtumirë Shqipërisë…”.

Ismail Qemali për Turqinë. Si 16 vjeçar, ka qënë përkthyes në zyrën e Ministrisë të punëve të jashtme në Stamboll, më pas  kryesekretar i guvernatorit të vilajetit të Danubit,redaktor i gazetës “Dunav” (“Danub”), prefekt i Varnës, mytesarif të Dobruxhës, etj. Skënder Luarasi, shkruan: “Ismail Qemal Be Vlora-shumë herë Mytesarif, dy herë Vali, këshilltar shteti, e, më në fund, prap sundimtar i përgjithshëm i Afrikës turke-i shërbeu 40 (dyzet) vjetë Dovlletit…”.Një kohë ishte edhe kryetar i Parlamentit osman.

Ismail Qemali, për Libanin. Populli i këtij qyteti, aq tepër ishte i kënaqur nga ky shqiptar, sa që në shenjë mirënjohje dhe kujtimi, i kishte dhuruar një album, i cili përmblidhte tërë pamjet fotografike të vendeve të rëndësishme, i lidhur me fije ari dhe me një gur të çmueshëm në mes.

Ismail Qemali, martesat e tij. Në gazetën Fakti, 26 prill, 2010, thuhet se në moshën 20 vjeçare, qe martuar me një vejushe nga Konica, por ajo vdiq pas një viti bashkë me vajzën gjatë lindjes. Tre vjet më vonë, martohet me  vajzë nga Adrionopoja, e cila jetonte në qytetin Rustçuk të Bullgarisë.Ajo quhej Kleoniqi Sumeli e cila me Ismail Qemalin lindi 10 fëmijë-4 vajza dhe 6 djem.

Ismail Qemali. Jetën mbaroi, më 24 janar, 1919, në kushte enigmatike në Peruxha të Italisë, ku ndodhej i ftuar nga Qeveria italiane për të arritur një bashkëpunim  mbi të ardhmen e Shqipërisë. I shoqëruar nga tre djemt e tij dhe nga përfaqësues të Ministrisë së Jashtme italiane, më 8 shkurt, 1919, trupi i tij, u dërgua me  tren në Brindizi,

Shënime të rralla për mbretin tonë

Ahmet. Zogu, sipas Luan Gashit:Vinte nga një familje princore të Matit. Bëri përpjekje të bashkojë fiset, tarafet etj., në dobi të kombit, njihet si themelues i shtetit modern shqiptar, krijues i shtetit ligjor, monedhës kombëtare, emancipimit të gruas, etj.

Ahmet Zogu,14-15 vjeçar te sulltan Hamidi. Sulltani,  mbasi bisedoi gjer e gjatë me të, u bind në aftësitë e tij ushtarake, prandaj, i propozoi të mbetej në pallatin e tij, si agjutant i të birit, shkruan Eugen Shehu dhe shton se Ahmet Zogu nuk pranoi një detyrë kaqë të lartë, të cilën, nuk do ta refuzonte kurrë njeri tjetër.

Ahmet Zogu, 17 vjeçar. Firmosi në Vlorë aktin e madh të  pavarësisë, krijoi formacionin e tij ushtarak, prej  800 burrash,duke mbrojtur Matin nga sulmet ushtarake serbe, të cilat kishin marrë për detyrë të nxjerrin Serbinë në Detin Adriatik, thuhet në një shkrim të internetit, kushtuar mbretit në fjalë.

Ahmet Zogu, bekim nga një baba bektashi.Thuhet se, në një rast, kur Ahmet Zogu, ishte fëmi, familjen e tij, e kishte vizitur një baba bektashi, i cili, i kënqur nga mikëpritja e përzemërt, kishte urruar mbarësi dhe sukses në atë familje, gjë që, sipas disave, qe realizuar, kur fëmija, u bë mbret!

Ahmet Zogu, i shtënë pas sektit në fjalë, veç tjerash, dy  motrat e tij, Ruhijen dhe Nafijen, i varrosi në parkun e  mrekullueshëm  të Teqesë bektashiane në Kajro, të cilave, më vonë, iu ngriti edhe një mauzole.

Ahmet Zogu, sipas shkrimtares amerikane Rose Ëilder Lane. Në “Flakën” e 6 gushtit, 2002, prezentohen fjalët e saj “Unë u futa në zyrën e Ahmet Beut, e cila ishte e zhveshur. Nuk kishte mobilje të rënda, po kështu as qilima. Ai ishte i mprehtë, depërtues, energjik, kontrollonte mjaft mirë veten e tij dhe imponues...

Ahmet Zogu...Ishte veshur si ndonjë biznesmen i sukseshëm amerikan..Ai u ngrit dhe më tha: “Tungjatjeta”...më pa, ashtu si një shkencëtar kur shikon në gypin e mikroskopit. Pastaj, më ofroi një karrike, u ul dhe shtoi: “A mund të jem në shërbimin tuaj zonjë?”

Ahmet Zogu…U shokova aq shumë, sa m’u errësua mendja…i thashë se doja të vizitoja Matin dhe Mirditën. Më ofroi një cigare, ma ndezi atëdhe pasi u mentua mirë e mirë, më tha:

“Tani, Shqipëria po kalon një kohë të vështirë zonjë. Unë nuk mund t’u them juve nëse mund të shkoni në male apo jo...prisni dhjetë ditë...,,

Ahmet Zogu, njohja dhe martesa me Geraldinën. Në Faktin e 26 prillit, 2010, thuhet se bukuria e saj bëri që A.Zogu    divorcohet nga e  fejura e tij e familjes Vërlaci dhe të lidhë fatin me Geraldinën, e cila për nga bukuria kishte fituar titullin ,,Trendafili i bardhë i Budmpeshtit,,. Asaj, gjatë një  takimi  në Shqipëri me

Ahmet Zogun... nga emocionet, kur e pa,   i kishte rënë gota  e verës nga dora, kurse  mbreti prej atij momenti, e quajti grua të tij. Ajo ishte  në moshën 22, kurse Zogu  në moshën 42 vjeçare.Dasma u zhvillua në Tiranë, në prill 1938...

Ahmet Zogu...Blendi Fejziu, shkruan se ishin ftuar 79 fotografë e gazetarë nga gjithë bota.Mijra malësorë të veshur në mënyrë piktoreske-Gegë dhe Toskë përshëndesnin Mbretin...50 mijë nxënës, të veshur me kostume kombëtare..etj.Blendi Fejziut, gjithashtu,njofton se  ,,Zogu u betua si Mbret duke mbajtur një dorë në bibël dhe tjetrën  në kuran,,.

Ahmet Zogu dasma, dhuratat. Dhuratat ishin të shumta, prandaj dhe do përmendim vetëm mercedezin  sportiv nga ana e Hitlerit dhe pajtonin tërhequr nga dy kuaj Lipizan të Regjentit Horti i Hungarisë.

Ahmet Zogu,1924, atentat.Mëngjesin e 23 shkurtit të vitit në fjalë, një djalosh me pistoletë, tentoi të vriste Ahmet Zogun, i cili kryente detyrën e kryeministrit të Shqipërisë. Kjo ndodhi duke ngjitur shkallët e Parlamentit-shkruan Qamil Xani.

Ahmet Zogu, atentati  në Vjenë, 1931. Gazeta më e njohur Londineze “Thë  Dayli Telegraph” shkruante:“Në Opera qëllohet Mbreti i Shqiptarëve, automobili u pa i bërë shoshë nga plumbat, agjutanti (major Topaj-R.N) vdes i mbytur në gjak…”dhe se atentatorë ishin dy azilantët politik,Ndoc Gjeloshi dhe Haziz Çami, të përkrahur nga një grup tjetër azilantësh,të cilët qëllonin mbi makinën e

Ahmet Zogut…deri sa në vendngjarje mbërritën forcat policore austriake dhe arrestuan një pjesë të grupit atentator.Sipas shënimeve historike në lidhje me këtë ngjarje, prapa atentatit, fshihej Roma dhe Beogradi, të cilëve,nuk ua plotësonte dëshirat e tyre ekspansioniste ndaj Shqipërisë.

Ahmet Zogu, planet për vrasjen e tij.Në literaturën historike, thuhet: ,,Ka të dhëna se Çiano...pati menduar fillimisht edhe vrasjen e Ahmet Zogut, me çka, sipas tij, vendi do të përfshihej në trazira  dhe kjo do t i hapte rrugën ndërhyrrjes ushtarake të Italisë.

Ahmet Zogu shpëton Ajnshtajnin nga vdekja. Ky fizicient  i shquar gjerman me origjinë çifute, ka qenë  mik i disa shqiptarëve të njohur, siç ishte edhe  dr.Basho, nga Pogradeci, me të cilin ishte njohur në Vjenë, gjatë studimit dhe ka patur letërkëmbim.

Ahmet Zogu…Ajnshtajni dy ditë kishte qëndruar në Shqipëri, ku Ahmet Zogu e furnizoi me dokumente përkatëse dhe me të holla, duke e përcjellë për në Amerikë. Gjatë qëndrimit në Tiranë, ishte sistemuar në hotelin “Kontinental”–shkruan Fiqiri Sejdiaj,

Ahmet Zogu...  gazetën “Fakti”, 28, shkurt, 2004, kurse  në një shkrim të po  kësaj gazete, 20 janar, 2009, qendron teksti me titull ’’Doktori Pogradecar që pajisi Ajnshtajnin me pasaportë shqiptare’’ Përndryshe,  vdiq në v.1955 dhe  la dy djem-thuhet në  një tekst të internetit.

Ahmet Zogu,Adile dhe Abibe Zogu, princesa, motrat  të tij, të cilat, pas okupimit të Shqipërisë nga Italia, 1939, bashkë me mbretin, erdhën në Shkup, ku uvendosën një natë te hoteli ,,Bristol,, kurse pastaj shkuan në Gostivar, ku kishin dorëzuar 30.000 frënga shqiptare, si rroga mujore për të aratisurit nga ushtria dhe ishin vendosur në një logor të këtij qyteti, ku kishte më tepër se 5.000 shpirt.

Ahmet Zogu,Princeshat  të tjera:Maxhidejakontribuoi tepër në zhvillimin e turizmit në Shqipëri, Sanija, drejtonte Kryqin e  Kuq, për shtresat e varfëra,kontriboi në emancipimin e femrës shqiptare etj. Në v.1936 u martua me princin Mehmet Abid, djalë i vogël i Sulltan Abdul Hamidit dhe që fakultetin e drejtësisë e kishte kryer në Paris.Nafije Zogu, qe martuar me Ceno Be Kryeziun.

Ahmet Zogu. Princesha të tjera. Zenepe Dibra,  në librin e saj  kushtuar gruas shqiptare,  flet edhe për tri princeza të shqiptare nga familja Zogu: bija të Princit Xhelal Zogu: Elvira, Melina  dhe Vera, si  dhe tre vëllezërit Skender,Mirgim dhe Genci.Vera ka punuar 32 vjet në Bibliotekën franceze të Aleksandrisë ku është dekoruar disa herë nga Konsullata Franceze për kontributin e dhënë në përhapjen e kulturës franceze. Përndryshe, kanë mbajtur lidhje me Shqipërinë të cilën e kanë vizituar dy herë-shkruan Zenepe Dibra.

Ahmet Zogu, kush çka thënë për të.

Fisheri, historian i shquar: ,,Ahmet Zogu, diti të përfitojë maksimumin, në përplasjet diplomatike me Italinë dhe Sërbinë, në emër të formimit të kombit shqiptar. Sipas  tij “Shpallja e mbretërisë, ishte një veprim i zgjuar, pasi kjo formë regjimi ishte forma më e mirë për të mbajtur Shqipërinë të Bashkuar”.

Hygh Grant, ishambasador, Zogun, e quajti ,,një  nga udhëheqësit më të famshëm ushtarak  dhe politik të kohës së tij, një patriot  dhe trim, me një intelegjencë dhe zgjuerësi të jastëzakonshme,, etj.,, citon Eugen Shehu.

Geralldina: “Mbreti Zog, im shoq i dashur, qe një personalitet shumë i dalluar. Ai lidhi një grup fisesh të ndara, në një mbretëri të bashkuar, në një shtet të vetëm...krijoi Shqipërinë moderne dhe i dha asaj Kodin Civil, më të përparuar të Evropës Lindore...pajisi vendin e tij me shkolla dhe spitale.

Ahmet Zogut... i mungonte vëtëm koha ta kishte shpënë shumë përpara vendin dhe popullin e tij e ta bënte të lumtur. Këtë kohë, një diktator fashist dhe lufta botërore ia rrëmbyen nga duart.

Ahmet Zogut... Në muajt e parë të 1961-shit, në një cast mbreti vendosi të shkojë në Paris, për t’u takuar me presidentin De Gaulle dhe me disa miq të tij të vjetër. Ky udhëtim i bëri keq dhe u sëmurë kaq shumë sa që e çova në spital, ku edhe vdiq”.

Ahmet Zogu, vila e tij në Durrës. Në Fjalorin enciklopedik shqiptar,nr. 3, f. 2885, veç tjerash, thuhet se  kjo vilë është një ndër objektet më atraktive në mbarë vendin. Ka filluar të ndërtohet në v.1927.Autor i vepërës është arkitekti  italian  Armando Brasini, në bazë të projektit të hartuar nga Kristo Sotiri, arkitekt i Oborrit Mbretëror, i lindur në Pogradec.

Shënime për kryepriftin shqiptar

Fanoli, në Ibrik Tepe. Në këtë vend, afër Adrianopolisit (Edrenesë), lindi dhe ndoqi gjimnazin grek, ku, krahas greqishtes, mësoi edhe frëngjishten, kurse në katedrallën e Edrenesë, studijoi edhe muzikën kishtare bizantine.

Fanoli, në Bufallo të Amerikës. Për të siguruar bukën e gojës, aty, një kohë, kishte punuar duke sharruar  dru, për 4 dollarë në javë dhe flinte në një dhomë bashkë me 9 të tjerë.Thuhet se në ato ditë të vështira të fillimit, Noli dhe Peci kishin vetëm një pallto, që e vishnin herë njëri e herë tjetri!

Fanoli,  caktohet prift.  Në v.1907, te Hadson,Massa Çusets, të SHBA-ve,  kish vdekur një i ri shqiptar ortodoks. Prifti grek, refuzoi të kryente shërbesën fetare, sepse djaloshi, njihej si “nacionalist shqiptar”.Kështu, varrimi i tij, u bë pa ceremoni fetare. Shqiptarët ortodoks të indinjuar nga kjo ngjarje, vendosën të kenë prift shqiptar, gjë që edhe u realizua,më 1908, e ky ishte Fan Noli.

Fanoli beqar. Në Faktin 15 tetorit, 2009, Roland Qafoku, shkruan se ky erudit i shquar kurrë nuk u martua, edhe pse kur u bë prift, deshte të mar tohet vetëm për t iua larguar thash e thëneve se ai shkon pas grave të huaja për shkak të detyrës së tij.

Fanoli, në Boston, 1908-1912. Gjatë vitit të parë, Fanoli themeloi Kishën Ortodokse Shqiptare, me çrast  Faik Konica, kishte shkuar me veshje kombëtare, kurse gjatë vitit tjetër  gazeta ,,Kombi,,u mbyll dhe nisi botimi i gazetës “Dielli, organ i shoqërisë “Besa-Besën” e Faik Konicës.

Fanoli për Konicën: Unë isha i shkurtër e i bëshëm, ai i gjatë e i thatë, kështu që  të dy do të dukeshim si  Don Kishoti me Sanço Pançën të arratisur nga ndonjë cirk.

Fanoli, letër ,,Bashkimit,, të Manastirit. Falenderohet për ftesën që iu bë të marrë pjesë në Kongres dhe arësyetohet që nuk do mundë të relializojë dot dëshirën e tyre për shkaqe objektive, por duke e dërguar Sotir Pecin në vend të tij. Poshtu u dëshiron sukses  dhe se, sipas tij, shqiptarët xhonturqëve u kanë bërë shumë të mira, prandaj nuk duhet të pengojnë veprimtarinë  e tyre etj.

Fanoli, në “Sveti Spas” të  Sofjes. Në këtë kishë, më 1911 mbajti meshë në gjuhën shqipe. Bëri aq përshtypje të mirë tek dëgjuesit saqë ishte i detyruar ta përsëritë atë meshë edhe për të dytën herë. Afërsia dhe oratoria e rrallë e tij fascionoi edhe një numër bullgarësh që morrën pjesë në ato mesha. Ata ia shtrënguan dorën këtij eruditi të madh.

Fanoli... Fan Noli pas mbajtjes së meshave, bëri vizitë disa shtëpive të kolonisë shqiptare, mbajti një konferencë në sallën e birrarisë së Eftim Siranit me temën: “Kisha kombëtare shqiptare”.

Fanoli në Paris, 1919. Në një shkrim elektronik nga interneti, thuhet se në Konferencën e Paqës të këtij qyteti, përfaqësuesi i delegacionit grek, për të bindur të pranishmit se Shqipëria e Jugut është tokë greke, në mes tjerash, kishte thënë se të gjitha kishat në Shqipërinë e Jugut janë me mbishkrime greke.

Fanoli... që përfaqësonte delegacionin shqiptar, i dha këtë përgjigje grekut: “Në pjesën veriore të Parisit, është një kishë me mbishkrim grek, prandaj Komisioni i Paqes, le t’i japë grekut njëherë Parisin, pastaj kur të dojë të vijë të shohë mbishkrimet greke në kishat tona”.

Fanoli, në Floridë, shtëpia e tij. Në Fort Lauderdale të Floridës gjindej shtëpia e Fan Nolit, e blerë nga ana e Federatës Pan Shqiptare “Vatra”, më 1954. Në lidhje me këtë, Vehbi Bajrami në reportazhin e tij, botuar në “Faktin” e 18 nëntorit 2000, veç tjerash shkruan: “Ja këtu, në këtë shtëpizë që dremit në harresë, imzot, Noli ndërroi jetë…Kjo shtëpi e Nolit! Me trarët e kalbur të çatisë. Me kopshtin e shkretuar.

Fanoli në Floridë…Me dyer e dritare të rrënuara…Duam të hyjmë brenda e të shohim se ku bënte gjumin, ku shkruante, ku hante e pinte imzot Noli. Por, dera është ngujuar. Pronarin e sotëm të shtëpisë nuk e gjejmë dot. Përpiqemi të hedhim shikimin nga dritarja për të parë ç’ka mbetur mbrenda në atë shtëpi historike.Si duken dhomat? Por, edhe dritareve u është zënë “fryma”. Janë bllokuar nga dërrasat e s’mund të shohësh gjë brenda… Shtëpia e Nolit, një histori shqiptare që hë për hë ka filluar të zërë pluhur harrese!

Si përfundim

Tekstet e mia, vazdimisht,  ua kam kushtuar lexuesëve të rëndomtë, të cilët nuk kanë patur mundësi të njohin  historinë e kombit të vet, siç është rasti me intelektualët, prandaj dhe renditjen e shënimeve si dhe stilin, ua përshtat pikërisht lexuesëve të  kategorisë në fjalë. Megjithatë, tekstet e mia,  janë të mirëseardhura edhe për njerëzit e ,,ditur,, sepse ua freskoj kujtesën për  ngjarje dhe personalitete kombëtare, të cilat, ndoshta, u kanë dalë nga memorja. Përndryshe, përveç personaliteteve që ishin objekt i   tre vazhdimeve të publikuara tek ky portal,  nga gjiri shqiptar, kanë dalë edhe plot të tjerë, të cilët e bëjnë të veçantë kombin tonë, krahasuar me numrin e përgjithshëm të banorëve. Të tillë janë Faik Konica, njohës i 16 gjuhëve, Ismail Kadareja, kandidat për nobelist, Rexhep Qosja, shkrimtar i Kosovës, Ibrahim Rugova, politikan më i njohur në botën shqiptare, kurse në Maqedoni, pas Gonxhe Bojaxhiut, person më i njohur në tëra trevat shqiptare, padyshim, është Ali Ahmeti, ishkomandant i UÇK-së dhe aktualisht kryetar i BDI-së. Si veçanti për kombin tonë, janë edhe dy familjet më të spikatura në tëra trevat shqiptare, ajo e tre vëllezërve Frashër dhe e Qiriazëve të Manastirit, për të cilat, kam përgatitur tekst në dorëshkrim, gati për botim.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Reshat Nexhipi: Rallë ka histori në botë, të jetë e pasur me figura të shquara, si e jona Reshat Nexhipi: S’ka popull në botë, që të ketë nxjerrë dy burra shteti të famshëm, si Leka i Madh dhe Skenderbeu Reshat Nexhipi: Oferta e Zyberit dhe refuzimi i Zaevit dhe Mickovskit, më kujtojnë Skenderbenë dhe dy sulltanët Reshat Nexhipi: Raste të rralla, lidhur me besën dhe trimërinë shqiptare Reshat Nexhipi: Evinemente historike, në Prespë dhe Manastir Reshat Nexhipi: Dy fjalë për akademikun Kapllan Burrëviçi Reshat Nexhipi: Pse anullohet regjistrimi i popullsisë në Maqedoni Reshat Nexhipi: Dy fjalë rreth regjistrimit të popullsisë në Maqedoni Reshat Nexhipi: Dy fjalë rreth zyrtarizimit të gjuhës shqipe Reshat Nexhipi: Emri Maqedoni, mbeti gjallë, falë shqitarëve Reshat Nexhipi: Rruga zigzake, me tela dhe gjëmba, nëpër të cilën ka kaluar familja jonë Reshat Nexhipi: 15 veçantitë e kombit tonë Reshat Nexhipi: Profesoresha, fitoi gjith ato vota, falë albanofobisë, e jo kredibilitetit të saj Reshat Nexhipi: Ç’do t’i thoja Blerim Rekës në Manastir Reshat Nexhipi: Greqia, Turqia, Italia, Maqedonia dhe Europa, pa të parët tanë, do kishin histori të zgjebosur Reshat Nexhipi: Marrëveshja e Ohrit dhe zgjedhjet presidenciale në Maqedoni Reshat Nexhipi: Udhëtimi 2400 vjeçar i ''shtafetës'' së Pavarësisë Reshat Nexhipi: Deputetë dhe analistë të nderuar, mos lejoni nëpërkëmbjen e historisë tonë të lavdishme dhe dinjitetin ynë kombëtar Reshat Nexhipi: Europën, e kanë krijuar njerëzit e racës tonë Reshat Nexhipi: Kontributi indirekt i Skenderbeut për Kongresin e Alfabetit

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora