E enjte, 25.04.2024, 01:08 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Bjeshkët e Nemuna

E shtune, 25.07.2020, 09:39 AM


Bjeshkët e Nemuna

-Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi

Hej , përmes telave t’ çiftelisë , ia nisa melodisë –

Përmes  vargjeve  krenare , t’ këndoj këngë legjendare !

Dhe lahutës së Malësisë , n’ oda t’ burrërisë –

Me ëndje do t’ i  këndoj  gjithë  Bjeshkët shqiptare !

Hej, Bjeshkët shqiptare për natyrë , janë  të mrekullueshme –

Nga turistë vendorë e t’ huaj , me  shumicë  lakmohen !

Për  bukuri të lakmueshme , të pa zëvendësueshme –

Me kënaqësi n’ çdo stinë të vitit  ato vizitohen !

Hej, derisa unë të jam gjallë , për legjenda t ‘përmendura –

Për to do t’  këndoj  krenar , me shpirt dhe me  zemër !

Do të ju tregoj pse  quhen “Bjeshkët e Nemuna” ,

Edhe shkakun si e morën ato  këtë emër ?!

Hej, në këtë botë ne ku jetojmë – legjenda na njeh ,

Që si popull u sprovuam me një ngjarje plot trishtim !

U sprovuam me historinë e një nëne malësore  t’ vejë –

Dhe  çka përjetuan n’ jetë , dy fëmijët  e  saj  jetimë ?!

Hej,  n’ trojet tona Bjeshkët e Nemuna sjellin histori –

Plotë  trishtim e  dhembshuri , që me lot e lëkundin gurin !

S’ e harrojmë për jetë  këtë nënë , që mbet vetëm  me dy  fëmijë –

Pa pas hak , as pa pas hile , të cilës  turqit ia vranë burrin !

Hej, për një nënë që mbet e vetme  me dy fëmijë  e  etshme –

N’ troje t’ lindjes e perëndimit , si  legjendë nga Lugu i Drinit !

Lanë shtëpinë e lanë vendlindjen , morën  rrugën përpjetë Bjeshkëve –

Me dy djemtë , dy fëmijët – sipër Rrafshit t’ Dukagjinit !

Hej, u nis  me fëmijët e vet , që  i mori si nënë   për dore –

E kapluar nga mjerimi , ajo nuk u kujtua për sende tjera !

Morën rrugë  nëpër bjeshkë  bore , pasi koha nuk priste prore –

Sepse ushtarët e armikut , mund t’ i  kapnin n’ skena t’ mjera !

Hej, nënë malësorja e frikësuar nga ndjekësit për krim –

E pikëlluar për vrasjen e burrit nga  turk xhelati !...

Rrugëton gruaja me dy fëmijët , tashmë mbet  jetimë –

Vazhdimisht kthente vështrimin atje  nga fshati !

Hej, nëna e shkretë po mbushej vaj , ku po  dukej shtëpia e saj –

E shikonte  larg nga  shpatet , e cila po digjej nga flakët !...

N’ trup të saj s’ pushonte lodhja , n’ sytë e saj s’ pushonte vaj –

Me lot n’ sy kalonte malet - s’ kishte kujt t’ia qante hallet !

Hej, e pikëlluar duke ecur nëpër bjeshkë po  largoheshin –

Asaj iu nxinë të dy  sytë , nga mungesa e ujit të pijshëm !...

Sa më shumë që ecte , aq më shumë bjeshkët lartësoheshin –

Më shumë përpiqej t’ i shmangej diellit të  rrezikshëm !

Hej, masa e zjarrtë gjithnjë po  bëhej më e pamëshirshme –

Skuqte e digjte porsi  saç  dhe  çdo gjë iu  shkonte huq !...

Por , ata ecnin e ecnin , rrugëve t’ maleve  më të  hijshme –

Që t’ largohen sa më larg prej  ushtarëve xhelatë  turq !

Hej, Dielli i ngrohtë i  Korrikut , vazhdonte  t’i  përvëlonte –

Etja i kishte molisur  njësoj  nënën bashkë me fëmijë !

Në të dy krahët e sipër  Drini po shteronte –

Çdo ditë e më pak në  këtë kohë , ujë kishte në vijë !

Hej , dhe bora që dikur rrinte deri n’ fund t’ Gushtit , në  verë –

Nëpër vise të Malësisë kishte  qëndrim  vezullues  !

Atë ditë Korriku , kur u duhej fëmijëve të nënës së vejë –

Ishte shkrirë n’ lugina  t’ fshehura , nga Dielli përvëlues !

Hej, “Nanë , du ujë”! “Nanë, du ujë , të  pi nga këto male”!

Kërkonte n’ çdo hap  me  ngulm , ai  djali i vogël ,

Sepse urinë e harruan nga vapa e madhe

Dhe nga   lodhja  që pësuan , duke ecë kodër më kodër !...

Hej, ujë s’ kishte askund  me  pi  nga  burimet  plaka

Dhe nga etja  ma  me ecë  përpjetë nuk  po mujë !

“Nanë , moj nanë , më ndihmo se nga etja m’ duel flaka –

Po të  lutëm , mori nanë , ma jep  një  pikë ujë”!

Hej, e përgjëronte vogëlushi , duke lëvizur me dorë –

S’ gjendej askund një pikë uji nga akulli e bora  e bardhë !

Pa e kuptuar se  nuk ishte n’ vullnetin e nënës së gjorë –

Sa t’ua njomte fëmijëve t’ vet , ato  buzë që u ishin  përtharë !

Hej, nëna n’ çdo hap  e hutuar përpiqej me djalë ,

Kurse djali i madh prej goje , nuk nxirrte  një zë !

Nëna përpiqej ta ngushëllonte t’ voglin djalë  me  fjalë –

Shkrumbi një pëllëmbë përmbi buzë  iu kishte  bë !

Hej, fliste nëna e shkrumbuar nga vapa e pikëllimi i egër :

“Tash e gjejmë ujin , drita e syve t’ mi , edhe pak !

Kështu përpiqej nëna – djemve , që t’iu  jepte zemër ,

Se Gurrat e Bardha , tani  nuk janë aq shumë  larg “!

Hej, hap pas hapi nëpër bjeshkë – i  kaluan Gurrat e Bardha ,

Por uji nuk rridhte askund , as n’ kryet , as n’ fund !

Dhe u ngjitën përpjetë  Malit , kodrave të Thara –

Në çdo hap duke shpresuar –  mos po gjejnë burim ndokund ?!

Hej, kopetë e deleve dhe barinjtë , kudo   ishin zhdukur –

Si t’i  kishte përpirë toka , apo t’ i  kishte   ngrënë  ndo ‘i ujk ?!

Asnjë kambanë nuk jehonte n’ Bjeshkë të  Nalta, si  dikur ,

As  njeri të  gjallë nuk kishte , as barinj e as një bujk !...

Hej, fëmijët u lodhën shumë nga etja  , buzët iu bënë shkrumb –

Forcat iu shteruan , s’ mund t’ flisnin  nga etja , iu ishte tharë goja !

Prandaj , nisën t’ përpëlitën dhe të  flisnin përçart  plumb –

Nënën e mbërtheu kulmi i dëshpërimit  edhe ploja !...

Hej, lotët nënës  nuk i rridhnin që t’ua njomte buzët –

Shihte  fëmijët  si po i shuheshin para syve të dëshpërimit !

Por, para se fëmijët t’i  kapte agonia nga shkrumbi mbi buzët –

Para se të ndodhte gjëma , ajo mallkoi në kulm të  zemërimit :

“Hej, mori  bjeshkë , mallkuar qofshi –  kurrë mos paçi ujë !

Flaka u daltë ! U shitoftë reja  prej  gjithë Perëndisë !”

Dhe ra shakull përmbi  tokë , u krijua  rrëmujë –

Mbi kalamajtë , që po kalonin çastet e fundit të agonisë !

Hej, kjo  legjenda nuk e thotë  ç’u  bë më nënën e dy fëmijët –

Nuk e thotë a mos vallë  vdiqën , apo i shpëtoi mrekullia ?!

Por , legjenda prapë  vazhdon sikur qielli  përmbi hijet –

Me fatzinjtë , që përpëliteshin pa ndërpre  nga  agonia !...

Hej , lartë në qiell – Dielli u fsheh  prapa reve t’ zeza –

Fëmijët  e  etshëm , nisën t’ qanin plot  me  ngashërim !

Qielli , duke e lëshuar një shi t’ rrëmbyeshëm  te rrezja –

Krijoi ca vërshime t’ forta  përplot me tmerrim !

Hej, të tjerët prapë duke iu referuar legjendës –

Thonë  mallkimi i nënës i zuri  bjeshkët sipër Dukagjinit !

N’ të dy anët e Drinit të Bardhë ia humbi rrugën e pendës –

Bjeshkët e Nemuna u dogjën keq  nga zjarri i mallkimit !

Hej, reja shkreptin ndonjëherë , stinë për stinë e verë për verë –

Nën  qiell të kthjellët për herë , duke djegur pyje të tëra !

Njerëzit e rastit  nga tmerri e frika vjellin vrer –

Prishen kopshte , prishen t’ mbjella , prishet shija , prishet vera !...

Hej,  asnjë guri  përmbi gurë  nga zjarri  s’ ka  mbetur –

Legjenda përherë na  thotë – nga tmerri t’ mbërthen  me  vjellë !

Kur i shikon nga çdo anë , mijëra hektarë pyll  të djegur –

Brinjë t’ bjeshkës  n’ sipërfaqe , gërxha që shkëlqejnë në Diell !

Hej, mallkimi me zemër e lot , i ndjek këto bjeshkë edhe sot –

Zjarret  çdo vit përsëritën  në të njëjtat stina !

Në të njëjtin rrugëtim t’ nënës , sytë  mbushën plot  lot –

Bie një rrufe  djeg filiza , bredha e çetina !...

Hej, legjenda thotë  kur ushtria serbe  pësoi disfatë –

Nga malësorët e Rugovës e burrave të Dukagjinit !...

Duke u  ngjitur  përpjetë Bjeshkëve përmbi mal  të thatë –

Dielli i pamëshirshëm i dërmoi bijtë e gjirit !

Hej, ushtria okupatore dhe  e shkalafitur serbe ,

Që haku i    pa  fajshmëve  i kishte zënë në gjak !

Nga dënimi që u dha Zoti – ranë në shakull të një gërxhe –

Legjenda e tyre , e sajuar nga kronistët ushtarakë !

Hej, një fjalë t’ madhe  legjendare një luftëtar na e la :

“ Prokleta da si! “ – “Qofsh e mallkuar !”

Legjenda thotë : “Gjenerali  serb , këtë fjalë   na e  tha !”

N’ gjuhën  serbe: “Prokletije” “ , do të  thotë : “Të mallkuara !”.

Hej, nëpër  hartat gjeografike  mbi  pesëdhjetë vjet  t’ përmendura –

Këto bjeshkë ishin t’ shënuara  me  dy emërtime !

T’ parat janë Alpet Shqiptare, t’ quajtura Bjeshkët e Nemuna ,

Që janë mbushë me pasurime  dhe plotë zbukurime !...

Hej, n’ vazhdimësi  janë  bjeshkët që quhen  Malet e  Dinarisë ,

Që shtrihen drejt qiellit  t’ pastër , n’ veri t’ Shqipërisë !

Në perëndim të Kosovës shtrihen me krenari  ,

Po ashtu edhe n’ jug – lindje të Malit të Zi !

Gjilan, më 22.07.2020 v.         Demir KRASNIQI



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora