Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sevdail Hyseni: Qeveria dhe Pandemia

| E shtune, 25.07.2020, 09:36 AM |


Satirike

QEVERIA DHE PANDEMIA

Në Sanxhak të vjetër pas Pazarit të Ri,

Ç'e pret Bujanocin, një mot me stuhi!

Me stuhi të tilla, jemi mësuar shpesh,

Ka me ra Korona një ditë në hundëlesh!

Na erdhi majë hunde kjo farë pandemi,

Që nuk është në lidhje me asnjë mirësi!

Sa për investimet, kur na bëhet fjalë...

Ato kanë munguar prej se jemi gjallë!

Si duket u mësuam n'kushte të vështira,

Nga kjo Qeveri, s'priten ditë të mira...!

Le t'i grahim punës si baballarët tanë,

Me llërë t'përveshur n'Prishtinë e Tiranë!

E këta të diasporës, që s'erdhën sivjet,

Paret e kursimeve t'i derdhin n'pushtet!

Sevdail Hyseni

(Karikatura marrë nga interneti)