E enjte, 28.03.2024, 08:02 PM (GMT)

Editorial

Sami Islami: Stop xhamiave politike në Kosovë dhe Shqipëri!

E premte, 24.07.2020, 07:16 PM


STOP XHAMIAVE POLITIKE NË KOSOVË DHE SHQIPËRI!

Nga Sami Islami

Nëse don me pa llumin e Kosovës ose të Shqipërisë, rri pak në FB dhe llumin e ke aty! Kjo për arsye se në FB secili ka mundësi me shkru, me komentu, ose me bë pytje.

Ajo që më nxiti t’i them njady-tri fjalë qe deklarata e një komentuesi, i cili ishte në favor të ndërtimit të xhamisë qendrore në Prishtinë. Fillimisht ai tha se në Kosovë janë 97% të shqiptarëve myslimanë! Këto shifra 90%, 95%, 97% i kam dëgju goxha shpesh. Po a mund të më thotë dikush se kur është bërë një regjistrim i popullsisë në Kosovë, që t’u jepet mundësia secilit të deklarohet për përkatësinë e tyre fetare? Unë nuk e di, por besoj askush nuk e di! Këto janë vetëm manipulime me shifra! Se kur të bëhet regjistrimi, qytetari duhet të pytet jo vetëm a je mysliman, katolik apo ortodoks, por edhe a je apo nuk je fetar? Nuk e di, me kushtetutë a ka te drejtë njeriu të thotë se nuk jam fetar hiç? Dhe nëse do të ishte bë një kësi lloj regjistrimi, a do të kishte mundësi dikush të malipulonte me shifra 90%, 95% 97%?

Ma merr mendja se në Kosovë, nëse do të bëhej ky lloj regjistrimi, ka mundësi të dalin nja 40 apo 50 % qytetarë, që nuk duan t’ia dijnë fesë fare, si puna ime! Në regjistrimin e fundit të popullsisë në shtetet skandinave, në Suedi, Norvegji dhe Finlandë, 60% të qytetarëve të këtyre shteteve janë deklaruar jofetarë! Pra njerëz që nuk shkojnë kurrë në kishë! Mesiguri kjo ndodhi për shkak standardit të lartë jetësor atje. Kurse tek ne, në këtë fukarallëk tonin, në vend se të ndërtojmë shkolla, qerdhe, kinema palestra sportive, në Prishtinë, apo në qytete tjera, ndërtohen xhamia?! Në Prishtinë janë70- 80 xhami që kurrë nuk mbushen me besimtarë! E çka po na duhet tash edhe një?

E dëgjova Thaçin, Veselin të deklarohen se kjo xhami nevojitet për besimtarët myslimanë të Kosovës! Por nuk thanë se cili është qëllimi i kësaj xhamie që po tentohet të ndërtohet nga Turqia? Pse Erdogani në Serbi ndërton fabrika, e në Kosovë e Shqipëri xhamia?

Merreni me mend, sot në shekullin e 21-të, kur bota e civilizuar po bën fluturime interplanetare, në Kosovë e në Shqipëri ndërtohen xhamia! Jo me buxhetin e Kosovës dhe të shqipërisë, siç e potencova pak më lart! Se ne nuk kemi pare për këto investime kolosale dhe pa asnjë vlerë për popullin shqiptar! Këto po i ndërton sultan Erdogani,

Dhe a e dini pse?

Sepse Erdogani ka vendos që krejt myslimanët shqiptarë me i bë turq. Një mënyrë që po i shitet këtij sulltani dhe që politika shqiptare, Thaçi, Veseli, Mustafa e Berisha, Basha po ia mbajnë “zhagin”! Këta janë manarë të sultan Erdoganit!

Qëllimi i fundit i Erdoganit është që Kosovën dhe Shqipërinë, t’i fusë në grusht me ideoligji fetare! Që nëpërmes të xhamiave të vjetra, e sidomos me këto të rejat, t’i jep imazh oriental Kosovës dhe Shqipërisë. Çdo i huaj kur të vie në Kosovë dhe Shqipëri të mendojë se është në Turqi, Pakistan, thjesht ndonjë shtet aziatik, e jo në Kosovën dhe Shqipërinë evropiane!

Këtu është qëllimi i tij! Dhe më vjen keq kur i dëgjoj disa njerëz (disa edhe me “shkollë”) të thonë se edhe baba im edhe yti nuk ka qenë kundër xhamive dhe kundër fesë. Po vërtetë ata nuk kanë qenë kundër xhamive! Nuk kanë qenë “kundër” se vetëdija ka qenë e tillë atëherë, dhe e dyta atyre nuk ua kja ndërtuar askush xhamitë! Ata vetë i kanë ndërtuar ato! Kurse tash xhamitë nuk po i ndërtojnë shqiptarët por turqit, arabët, dreqi e i biri! A po e lodhin mendjen këta “përkrahës” të xhamiave, kryesisht politikaj dhe myfti “pse ore erdoganat e sheikët arabë po bëjnë yrysh me na ndërtu neve xhamia?”. Mendoni pak me qetësi dhe do ta kuptoni hilen e këtyre xhamiave!

Protestuesit kundër xhamisë së madhe në Prishtinë kanë plotësisht të drejtë! Nuk jam atje se edhe unë kisha dalë me krejt familjen time kundër kësaj xhamie politike! Vetëdijësohuni o njerëz! Protestoni deri në pikë të fundit! Se mosrealizimi i ndërtimit të kësaj xhamie do të bënte dy efekte pozitive: njëri efekt do të ishte se do të pengohej një e keqe e madhe që po i kanoset kombit shqiptar, dhe e dyta, do të ishte rënia e Thaçit, Veselit e besa edhe Mustafës nga se s’kanë qysh me i dalë përpara sultan Erdoganit, pas premtimit se ndërtimi I xhamisë së madhe në Prishtënë për ta ishte punë e kryer!



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Blerim Latifi: 'Kosova është nën hijen e Turqisë' Ndue Ukaj: Debati që bëhet rreth dialogut është i pështirë Frank Shkreli: Po më soset durimi - Me rastin e 95 vjetorit të lindjes së Martin Camajt Skender Jashari: Rreziku nga neo-osmanizmi në Trojet Shqiptare! Gani Mehmetaj: Katedralja e Prishtinës - simbol i trashëgimisë dymijë vjeçare Gani Mehmetaj: Kroatët për një xhami morën 700 milion euro investime Xhemal Ahmeti: Xhamia Osmane - simboli i ri i Republikës së Kosovës! Frank Shkreli: At Shtjefën Kurti, njëri prej 100 viktimave më të njohura të komunizmit ndërkombëtar Frank Shkreli: Sali Bollati - Çam shqiptaro-amerikan, i mbijetuar i Gjenocidit Grek Gjekë Gjonaj: Bashkimi i shqiptarëve në Mal të Zi, mision i pamundur Gani Mehmetaj: Xhamia në Ulpianë dhe kisha e Milosheviçit, janë objekte të ngatërresave politike Blerim Latifi: Serbia veç një kundërshtari ia ka drojën, nacionalizmit laik shqiptar Xhelal Zejneli: Ernest Koliqi Thanas Gjika: Në vend të polemikës me z. Auron Tare Frank Shkreli: Diasporë, heshtja nuk të ka hije! Fetnete Ramosaj: Me fabrikime nuk shkruhet historia, as nuk kushtëzohet e ardhmja Thanas Gjika: Kulturat e shoqërisë shqiptare nuk mund të bashkëjetojnë përgjithmonë Xhelal Zejneli: Riorganizimi dhe ripozicionimi i faktorit politik shqiptar në Maqedoni Frank Shkreli: Provat për Martin Camajn do i marr kur të hapen dosjet e Beogradit Gani Mehmetaj: Ku janë ikonat e shqiptarizmës Ernest Koliqi e Mustafa Kruja?

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora