E merkure, 21.04.2021, 10:38 PM (GMT+1)

Kryeshkrim » Ukaj

Ndue Ukaj: Debati që bëhet rreth dialogut është i pështirë

E premte, 24.07.2020, 08:06 PM


Ndue Ukaj:

Serbia që tri dekada s' e ka fituar asnjë betejë politike në raport me Kosovën, ndaj është krejt e pakuptimtë psikoza e sotme në Prishtinë.

Kjo psikozë, mund të jetë pasojë inferioriteti, por është pa bazë etike dhe politike.

Fortifikata e pavarësisë së Kosovës është e fortë. Ajo i ka rrënjët në dashurinë për liri dhe pavarësi që ka treguar populli stoik i Kosovës, ndërkaq pararojë ka Amerikën dhe shtetet kryesore të Europës, të cilat shtete janë autorë dhe sponzorizues të mëkëmbjes së Kosovës dhe rrjedhimisht pavarësisë së saj.

Ndaj, të vësh në pikëpyetje sot këtë raport, domethënë të godasësh fort themelet e shtetit të Kosovës.

Ne duhet të kemi frikë vetëm nga pazotësia jonë për të krijuar ambient politik normal, për të qenë të vërtetë me njëri-tjetrin dhe kryesorja, për t' i ruajtë miqtë, dhe kështu për t’i dhënë përmbajtje zhvillimit të brendshëm të vendit.

Prandaj, janë krejt absurde turfullimet inferiore që bëjnë elemente të caktuara të politikes në Kosovë, për gjoja rrezikun që paska Kosova nga dialogu me Serbinë me ndërmjetësim të perëndimit.

Sikur Kosova t' i dëgjonte profetët e rremë në të kaluarën, me siguri, nuk do ta fitonte asnjë betejë politike.

Kosova ka mostra të mjaftueshme për të qëndruar e palëkundur në besimin te Amerika dhe të vendet e kryesore të BE-së.

Ky debati që bëhet rreth dialogut është i pështirë, krejt i stisur dhe u shërben politikanëve populistë për të grumbulluar ca kapital politik për kusure të brendshme elektorale, por është krejt i padobishëm për të ardhmen e shtetit të Kosovës.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora