Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gani Mehmetaj: Katedralja e Prishtinës - simbol i trashëgimisë dymijë vjeçare

| E enjte, 23.07.2020, 07:46 PM |


Katedralja e Prishtinës - simbol i trashëgimisë dymijë vjeçare

Nga Gani Mehmetaj

Katedralja në Prishtinë iu kushtua gruas më të famshme shqiptare të të gjitha kohërave dhe njërës ndër gratë më të famshme në planetin tonë. Katedralja në Prishtinë iu kushtua gruas -shenjtore që u angazhua për pavarësinë e Dardanisë si asnjë personalitet tjetër, shkoi në Uashington deri të presidenti amerikan Bill Klinton, duke iu lutur ta ndihmonte popullin e vuajtur shqiptarë të Dardanisë. Klintoni i premtoi dhe e mbajti fjalën.

Katedralja në Prishtinë u ngrit të vendin e vet, dardanët -arbërorët-shqiptarët e kishin katedralen para një mijë e pesëqind vjetësh po në këtë qytet, ndërsa e rrënuan turqit me 1680.

Katedralja një Prishtinë është monument kombëtar, që shënon të kaluarën-rrënjët tona. Me piktura e vitrazhe paraqet historinë dymijë vjeçare të Dardanisë.

Katedralja në Prishtinë u ndërtua  me paratë tona, është simbol yni, nuk është çiban i huaj, ndërsa kontribuan edhe ata që e kishin emrin Hasan e Hysen, por që ishin shqiptarë me ndjenja sublime kombëtare.