E enjte, 28.03.2024, 12:15 PM (GMT)

Kulturë

Fatmir Halimi: Ismail Aliu - Dashuria në kontekstin e letërsisë dhe tëpsiko-filozofisë

E merkure, 22.07.2020, 06:28 PM


VËSHTRIM PËR LIBRIN “DASHURIA NË KONTEKSTIN E LETËRSISË DHE TË PSIKO-FILOZOFISË” I AUTORIT ISMAIL ALIUT

Nga Ma. Sc. Fatmir HALIMI

Shkrimtari Ismail Aliu para lexuesve shqiptarë po paraqitet fuqishëm dhe me hapa të sigurt. Brenda dy viteve doli me dy romane, ku vlen të theksohet romani i fundit “Jeta në pranga”, i cili edhe pse doli në kohë pandemie po e bën jetën e tij, roman ky që te lexuesit po e zgjon kureshtjen, si nga ana e trajtimit të temës e po ashtu edhe nga ana e ndërtimit struktural të veprës letrare, me një gjuhë të rrjedhshme dhe sintaksë të ndërtuar mirë.

Kurse tash para lexuesve po paraqitet me librin e tretë edhe si kritik i letërsisë: “Dashuria në kontekstin e letërsisë dhe të psiko-filozofisë”, në botim të SHB ProkultPtress, të Prishtinë, nga fusha e kritikës letrare dhe sidomos e studimeve shkencore mbi letërsinë dhe psikologjinë, që në letrat shqipe po sjell risi në disa aspekte. Së pari ky libër i diskursit kritik ngreh si çështje, si temë trajtimi dashurinë në letërsinë tonë shqipe, por edhe ne letërsitë e juaja botërore dhe si temë ne fushën e psikologjisë e të filozofisë.

E dimë shumë mirë se dashuria si temë është trajtuar mjaft shumë në të gjitha artet, pra edhe në artin e letërsisë e sidomos në letërsitë botërore.  Por autori Aliu edhe në këtë aspekt, brenda këtij diskursi ka treguar një ngritje të veçantë dhe vlera të larta shkencore të dijës së përgjithshme e në veçanti të dijës së psikologjisë, kritikës letrare e filozofisë. Dashurinë në letërsinë tonë shqipe e trajton që nga letërsia gojore e pashkruar, mandej fillon me lirikët tanë të mëdhenj të dashurisë siç janë Frashëri, De Rade, Serembe, Çajupi e shume te tjerë duke ardhë në kronologji të shkrimit deri te letërsia e pas Luftës së dytë botërore. Nga këtu sipas autorit letërsia jonë shqipe merr një kahje tjetër, pasi që shkrimtarët tanë në komunizëm sikur e kanë të ndaluar të trajtojnë dashurinë si temë, edhe pse siç thotë autori këta njerëz shkrimtar me sikur jetën e tyre do ta kenë me plot dashuriçka, por të pashkruara. Dhe sipas autorit kjo periudhe e letërsisë sonë është e varfër me temën e dashurisë, gjë që nuk ngjet me letërsitë e tjera.            Kritiku Aliu temës së dashurisë në  letërsinë botërore i jep një hapësirë të madhe me një gamë të shtrirjes së gjerë, duke filluar nga letërsia e antikitetit grek me përfaqësues Homerin e deri te Horaci në letërsinë romake e kështu me radhë nëpër periudha të caktuara të zhvillimit të letërsisë, si ajo e klasicizmit, romantizmit etj. Shembuj konkret merr nga shkrimtarët e mëdhenj si Shekspirin anglez, Balzakun, G. Flober, Mopassanin, Gëten gjerman e shume e shume te tjerë për të ardhë deri te shkrimtarët e mëdhenj botërorë të kohës tonë, siç janë Osho, shkrimtar indian, G. Markezi, Nicholas Sparks, e etj.    Autori Ismail Aliu temës së dashurisë rëndësi të madhe i jep edhe nga aspekti i psikologjisë dhe filozofisë, duke u nisur nga parimi se jeta pa dashuri nuk do të kishte kuptim dhe ketë e lidh qysh në gjenezë të njeriut dhe te ndërtimi i sistemit të tij nervor. Prandaj Zoti kur krijoi njeriun bashkë me të krijoi edhe ndjenjat, që ndjenja kryesore për zhvillim të jetës është dashuria. Për temën e dashurisë nga aspekti psikologjik Aliu trajton dhe shqyrton analizat e dijes dhe të ndërdijes të psikologut të madh të shek. XX, Frojdit dhe studimet e psikologut tjetër Fromm.       Kurse nga aspekti filozofik për dashurinë niset nga filozofi i madh i antikitetit siç ishte Platoni dhe për këtë para lexuesve paraqet tërë dijen e tij për mendimet e thella të Platonit për dashurinë. Në këtë aspekt e trajton edhe Shën Valentinin dhe historinë e tij, që vjen deri te 14 shkurti si Dita e të dashuruarve. Këtu merr dhe trajton edhe mendimet shumë filozofike të filozofit të madh indian Osho-s.

Prandaj krejt në fund autori lexuesve të tij u preferon dikund rreth tetëdhjetë romanet më të mira për dashurinë nga shkrimtarët botërorë.                                                           Mendoj se libri “Dashuria në kontekstin e letërsisë dhe të psiko-filozofisë” nga aspekti teorik dhe nga diskursi kritik për letërsinë tonë sjell prurje të reja, sjell mendime dhe ide se kjo temë edhe në kohën tonë nuk është trajtuar sa duhet. Prandaj mund të them se shkrimtari dhe kritiku Aliu me këtë libër studimor hap një fushë të gjerë të studimeve dhe se për kritikët e ardhshëm do të jetë një gamë e madhe për interpretime të ndryshme.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora