E premte, 29.03.2024, 04:01 PM (GMT)

Kulturë

Haxhi Mehmetaj: Muza e poezisë së dashurisë nga Mitrovica

E hene, 20.07.2020, 06:04 PM


Muza e poezisë së dashurisë nga Mitrovica

Shfaqja e rrotullës sëbashku më lirën shkojnë përshtat mendimit që shtatorja e Mitrovicës ep imazhin e muzës Erato, muzën e poezisë së dashurisë.  Shtatorja është punuar sipas traditave të periudhës së antikitetit të shekujve IV – I para Krishtit. I takon shekullit I apo II pas Krishtit.

Nga Haxhi MEHMETAJ

Gjatë punimeve për ndërtimin kompleksit të banesave në periferi të Mitrovicës ishte gjetur rastësisht një shtatore plumbi, vepër e rëndësishme e artit, e cila veçohet për virtuozitet dhe kualitet të lartë punimi. Ruhet në Muzeun e Qytetit të Mitrovicës. Paraqet shtatin e njërës nga nëntë muzat e lashtësisë. Muza është veshur më lloj fustani (kiton) të hollë e të gjatë, nën të cilin vrojtohet anatomia harmonike detajeve të bukura të trupit të femrës. Fustani  i lë të zbuluar shpinën dhe anën e sipërme të gjinjve. Për shkak të gjatësisë ai është mbledhur në ije dhe mbahet më dorën e majtë, ndërsa palët e tij të modeluara bukur bien lirshëm poshtë trupit.

Virtuoziteti i artistit dhe kualitetit i lartë i punimitsidomos del në pah në trajtimin e tipareve të kokës, fytyrës ovale, ku është zënë shprehja e qetësisë shpirtërore, syve në formë bademi, vetullave në forme harku, hundës së drejtë dhe buzëvesenzuale. Flokët janë ndarë në mes të kokës. Ato janë krehur sipëri veshëve dhe janë mbledhur në gërsheta në maje të kokës, ndërsa katër blenë bien në formë kaçurrelash, dy në shpinë dhe nga një në anën e përparme të krahëve.Në maje të kokës është dhënë një zgjatim cilindriknë formë të gotës, i cili është hijeshuar më motive lulesh dhe më një rozetë trekëndore.

Pesha e trupit të muzës bie në këmben e majtë, ndërsa këmba e djathë është lakuar në gju dhe tërhequr mbrapa. Mungojnë shputat e këmbëve. Shtatorja pa dyshim ka qenë pjesë dekorative e ndonjë objekti siç mund te jetë shandani, pasqyra etj. Terë boshti i saj është përshkuar me një shufër hekuri  më trashësi 2mm.  Më dorën e djathtë të shtrirë përpara muza mban rrotullën me tre rreshta shkronjash, të cilat nuk mund të lexohen, kurse me dorën e majtë të mbështetur në bel mban lirën.

Dy muza, Erato muza poezisë së dashurisë dhe Terpsikora muza e mbrojtjes së lojërave atribut kanë lirën. Shfaqja e rrotullës sëbashku më lirën shkojnë përshtat mendimit që shtatorja e Mitrovicës ep imazhin e muzës Erato, muzëne poezisë së dashurisë.  Shtatorja është punuar sipas traditave të periudhës së antikitetit të shekujve IV – I para Krishtit. I takon shekullit I apo II pas Krishtit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora