E premte, 19.04.2024, 09:41 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Një njeri që bën të pamundurën!

E diele, 19.07.2020, 07:26 AM


NJË NJERI QË BËN  TË PAMUNDURËN !

KOÇI TAHIRI dhe VEPRA-6 (Publicistika/1 (1991-2012)

(ese)

Nga Përparim Hysi

Objekti i kësaj eseje modeste është "Vepra-6"  ose"Publicsitka-1" nga KOÇI TAHIRI. Qysh në fillim,dua të theksoj se ç'kam vënë re tek KOÇI TAHIRI! Kam vënë re atë që me kohë e ka thënë   STEFAN CVAJG. Ky thotë diku:-E dua shumë atë njeri që lakmon të pamundurën!" Dhe,pa mëdyshje,edhe unë e dua KOÇI TAHIRIN! E dua jo për"sytë e bukur",kur thotë populi, por e dua për punët e tij të bukura që ka bërë dhe ka bërë gjatë jetës dhe,sidomos, në këtë posttranzicionin maratonë pej  30-vjetësh. Po të vësh radarë objektivë mbi punën e tij dhe po mos të jesh i njëanshëm (djathtas a majtas qofsh), KOÇI TAHIRI vjen e shfaqet si një model që duhet ta ndjekësh.

*      *      *

Vetëm për t'i paratreguar cilitdo lexuesi të esesë sime, se kush është, në vija të "trasha",KOÇI TAHIRI,po rreshtoj vetëm disa aritje të këtij "NJERIU që bën të pamundurën".

Ka kryer studimet e larta për Agronomi. Në vitin 1991-1994.Kryetar BSPBSH. Në vitin 1994- 1998,Kryetar i Bujqëve privatë të Shqipërisë. Nga viti 1998 dhe në vazhdim,Kryetar i Fermerëve të Shqipërisë. Në vitin 2003, është dekoruar nga Organizata Botërore e Bujqësisë dhe e Ushqimit. Nga viti 2007 deri në vitin 2011, ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës"GORA". Në vitin 2008 dekorohet LSHE në GREQI. Nga viti 2011 e në vazhdim,është Kryetar i Shoqatës"Beslidhja Gorare". Në vitin 2015,nderohet me çmimin presticioz "MISIONAR I PAQES" nga Diplomatik Mission,Peace and Prosperity,Accredited(UN,EU;USA. Është vlerësuar nga Universiteti Katolik Amerikan me qendër në FLORIDA,me titullin elartë"Doctor of Politikcclasience-Honoris Cuasa"(Doktor i Shkencave Politike). Në vitin 2016,u nderua me titullin "Pishtar i Demiokracisë" nga Presidenti Bujar Nishani. Nga viti 1997 e në vazhdim, KOÇI TAHIRI ëshë Kryetar i partisë "Demokracia e re EUROPIANE". Nga viti 2019 është Deputet në Kuvendin e SHQIPËRISË dhe përfaqëson Qarkun e KORÇËS.

Besoj se një biografi kaq e ngjeshur,është aq e mjaftë për të treguar se kemi të bëjmë me një Njeri jo që e lakmon të pamundurën, por lufton që ta bëjë të mundur në dobi të njerëzve. Këtë e ka bërë jo vetëm me fjalë, por dhe me vepra. Jo vetëm me gojë, por dhe me penë. Deri tani, ka botuar tetë libra.

1. Lëvizja Sindikaliste në kujtimet e mia (2003)

2.Nëpër dallgët e Lëvizjes Sindikaliste (2006)

3.Pocesta në krahinën e Gorës(2008)

4. Plovishti- pjesë e Gorës (2010)

5. Mbijetesa ime ndër vite (2015)

6.Besëlidhja Gorare-1906 (2016)

7.Publicistika-1(1991-2011)  (2020)

8. Publicistika-2 (2012-2020)  (2020).

Parë me këtë sy, KOÇI TAHIRI, është si një makineri e gjallë pune. Por nuk mbaron me kaq, vështrimi im.

*     *    *

HERODOTI, Babai i Historisë, thotë diku:- Jo vetëm lumenjtë rrjedhin, por si lumenjtë rrjedh dhe jeta e njeriut!" Si të gjithë të gjallët, edhe KOÇI TAHIRI ka atë lumin e jetës së tij.Ka rrjedhur ky lumë i tij ka mbi 7 dekada, por për periudhën më vitale të tij, në kohën e diktaturës së proletariatit,"lumi i KOÇI TAHIRIT jo vetëm ka qenë i"turbullt", por   shpesh vende-vende gati u tha. Pa folur me aluzione, agronomi KOÇI TAHIRI,pse shihej me "syrin e njerkës" nga partia,u dërgua të punonte në minierë. Unë nuk dua të zgjatem me peripetitë dhe kalvarin e jetës së tij para se të vinte demokracia, por dua të vë në dukje atë që thotë diku Robert Forst:-Jeta vazhdon! Vazhdon jeta dhe KOÇI TAHIRI,në vitet e Demokracisë i dha tjetër kuptiim jetës. Me atë ndodhi ajo që ka thënë Antoine de Saint EXUPERY:"Jeta ka kuptim vetëm atëherë,kur e këmben atë,nga dita në ditë, në diçka tjetër". Por cila qe"diçkaja tjetër"? Qe ajo lëvizja e madhe sindikaliste ku KOÇI TAHIRI qe një nga prijësit. Qe ajo lëvizje si antipod i Bashkimeve Proesionale alias shkolla të komunizmit; qe ajo lëvizje që bashkë me studentët i vuri minat shtetit të diktaturës. KOÇI TAHIRI në LËVIZJEN SINDIKALSTE është "pionieri" që ka një"lincencë mjaft origjinale":-Ai,së pari, bashkoi në lëvizje sindikale bujqit privatë. U bë apsotuli i të drejtave të tyre. Ai nuk hynte në radhën e sindikalistëve oportunë e pragmatistë  të lëpinte jargët e pushttetit. Sado i djathtë, ai bënte opozitë me qeverinë e djathtë, duke kërkuar: kthimin e pronës tek pronari; abrogimin e ligjit 7501; përplasje me qeverinë për tapitë e mbivendosjen e pronës. Pra në këto vite,sindikalisti KOÇI TAHIRI është një lumë që vërshon.

Si sindikalsit,KOÇI TAHIRI,e ka ballin të bardhë. Ai jo vetëm e gjallëroi këtë lëvizje,por i dha një si stat ndërkombëtar,duke u bërë interlekutor me LËVIZJE SINDIKALE Ndërkombëtare. Pena e tij, thuajse, u kthe në plug duke mbushur faqe të  tëra të shtypit të kohës,si: "RD","Republika","Shqiponja","Bujku  Sindikalist". Lëvizja sindikaliste me bujqit privatë dhe deri tej fermerët po shihnin se të organizuar,ku e ku,arritjet e tyre do të qenë më të mira.Por si kudo dhe në këtë lëvizje kaq porgresive,dolën të tilë që vunë shkopinjë nën rrota për të sabotuar dhe,deri-diku ia arritën.

Siç e gjykoj unë,KOÇI TAHIRI, është shpejtuar (nuk e di për ç'arsye) që gjithë atë veprimtari sindikale e paraqit në këtë libër së bashku me publisitklën e tij. Lëvizja Sindikale e meriton një libër më vete.

*     *    *

Publistika e KOÇI TAHIRIT ! Sa e njoh unë publisitikën, nuk kemi kushedi se ç'trashgimi.Historikisht, njihen publicistë si,KONICA,NOLI,At Gjergj FISHTA,L.Gurakuqi,HILË MOSI për mos vazhduar më tej. Në postdemokraci,publicistika lë për të dëshiruar. Ka një frazeologji që të vretë  sytë dhe të zhurmojnë veshët. Krejt ndryshe me publicistikën e KOÇI TAHIRIT. Bën oponencë me"kundërshtarët" e tij si një polemist profesionist:askund nuk e "ntrash" gjuhën,nuk e bën pis"auditorin" dhe, po t'i vija përballë të ashtuquajtur oponentë të TAHIRIT, ai duket sikur u thotë me fjalën e tij:-Ja sheshi, ja mejdani.hidhu iks- kapedani. Është një sfidë që"hiçët" duan të nxjerin gështenjat me duarët e botës. Duan të lënë në"hije" apo siç thuhet në lojën e futbollit, të nxjerrin ofsajt apo jashtë loje.lojtarin kryesor. Vetvetiu lind pyetja:- Përse këta"opozitarë" janë kundra atij që është jo vetëm një nga kryesorët,por nga investuar materialisht dhe moralisht vetëm e vetëm në dobi të SHOQATËS "GORA"? Tek shoh gjithë këtë"opozicion të qëllimtë" më shkon mendja tek POETI I MADH,ASDRENI. Ky ka një poezi me temë"Kryengritësi" që pak  a shumë ngjan me atë që i bën KOÇI TAHIRIT ! Të ikë"kryengritësi" se na bën hije!!! Dhe"hija" e KOÇI TAHIRIT jo vetëm është e madhe,por dhe e rëndë për ata ziliqarët që nuk dinë të pranojnë mendimin ndryshe.

Nuk është herë e parë që i ndesh ziliqarët në veprën e KOÇI TAHIRIT: i kam parë në lëvizjen sindikaliste dhe ja tek i shoh në polemikat boshe dhe them:- Sa të drejtë ka patur DANTE që ziliqarëve ua qepte sytë me tel !!! Zilia të helmon mendjen dhe,siç  thotë filozofi i madh anglez, BERTRAD RASELL;"Zilia mund t'i hyjë kujtdo,pavarësisht nga pasuria,nga aftësitë apo suksese në jetë. Se ziliqari  do t'irrëmbejë një tjetri atë që ka". Por KOÇI TAHIRI jovetëm polemizon me kulturë,por është i ndërgjegjshëm për fitoren mbi ta. SHATOBRIANDI ka thënë:" Nëse vuan më shumë se të tjerët,mos u çudit:-NJë shpirt i madh vuan më shumë se të tjerët!

Në fund të fundit, KOÇI TAHIRI sikur u thotë kundërshtarëve të tij, ato fjalë që me kohë i ka thënë Lord Alfred TENISON:-Forca ime ka forcën e dhjetëve,sepse zemra ime është e pastër"!

*     *    *

Po në  këtë libër do gjeni KOÇI TAHIRIN si dashamir të librit ,duke analzuar libra të autorëve si ISTREF HAXHILLARI apo dhe ndonjë tjetri;promovim të aktiviteteve të kulturës në krahinë:jashtë shtetit dhe deri në Australi. Kudo vetëm e vetëm për të promovuar GORËN dhe historinë e saj. Aq i lidhur është me GORËN,sa kur vjen fjala për Pocestën apo Plovishtin tek ai lind poeti.

Nuk mund ta mbyll këtë shkrim,pa sjellë për lexuesit atë që ka thënë vet Kryetari I grupit Parlamentar të PS,Taulant Bala: "KOÇI TAHIRI-Një njeri vizionar,me shpirt të lirë;shpirt plot skarifica". Tej këtij vlerësimi, komente janë të tepërta.Nuk ka më bukur sekur të vlerëson kundërshtari.

Tiranë,13 korrik 2020



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora