E enjte, 25.04.2024, 01:26 AM (GMT+1)

Kulturë

Valbona Hadri: Natë vere

E diele, 19.07.2020, 10:00 AM


Natë vere

Mbrëmja e freskët me përendimin e ylbertë përmbylli lamtumirën e kësaj dite.

Shkëlqimi rrezartë i kësaj nate plot ngjyrime të derdhura kaltërsive qiellore, shenjtërojnë pamjet e bukurive magjike.

Pamjet e tretura mbesin të gravuara

nën kubenë e qiellit, marrin gjumin së bashku me engjëjt e bekuar me buzëqeshjen e Perëndisë.

Malet, fushat, kodrat dhe gjithë lulet mbesin të mbuluara me ngrohtësinë e një dite vere gjoksesh të shpaluara,  besnikërisht të ngrohta në sy mbeten.

Shtrirja  e mbulesës së natës,

është pritje e agmisë nga zgjimi i një gëzimi të ri në sytë e ditës së bekuar.

Mveshja  përplotë jetë e pikturuar

Në sekretin e besimit të hekurt

Denjësisisht merr vullnetin e shmangies së të ligave, për t'u tretur në pasion dashurie.

Nè ty s'kam parë urrejtje kurrë

Pos afërsi duarsh afërsi të ngrohta

Ne ty s'kam parë asnjë ligësi njeriu

vetëm dashuri e shtrirë prehrit tim.

Kështu më tha zëri natës së kaluar

ikur në përqafim flladi të kësaj vere

duke u shkri në buzë hirizontesh,

për t'i dhënë kuptim jetës dhe lules.

Me 13.07.2020

Valbona R. Hadri



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora