E enjte, 28.03.2024, 10:41 AM (GMT)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Sorrat kthehen n? fole

E diele, 19.07.2020, 02:00 PM


SORRAT KTHEHEN NË FOLE

NGA KALOSH ÇELIKU

Dita si një nuse e bukur me pashterk?n e kuqe deri n? fund t? k?mb?ve, zbriti në Liqe. Matanë maleve dyndeshte një mjegull e zezë. E tërhiqte veten zvarrë dhe mundoheshte ta shqepë mëngën e strukes me arna, që me siguri i kishte ngecur në ndonjë lis. Kësulën e bardhë e kishte në kokë. E tërhiqte veten zvarrë. E tërhiqte. E dinte se në një përrua do të pi ujë...

Hë?! Frikë keni se, mund të shti rrufeja. Hiqeni nga mendët! Qielli është i pastërt lot. Nuk shti rrufeja në ferra. Jo. E lisat nuk e ulin kokën. Rrënjët i kanë shti thellë me vite e vite. Nuk ka kush që i shkul nga Sharri Plak... Korabi... Çelvjollca...   Drenova… Baba Tomorri... Verë e dimër e kanë  hapur gjoksin. Vetëm, një gjë e kam borxh t`ua them, mos ua shpaloni plagët!... E them këtë se, mund të rebelohen nga dhëmbjet. Shkunden nga bora... Nuk do të dinë në cilën lëndinë t`i pushojnë degët. Me cilët zogjë ta pushtojnë qiellin, kur ende është herët për këngë. E diellin e kemi larg...  Larg... Larg...

Përsëri doni të më vëni në gjumë. E hiqni veten si një Nënëmadhe. E përkundëni djepin me shqiponjë mbi kokë. E këndoni një ninullë:

" Nina nana po të përkundi

do të të bëj nana plak katundi..."

E dini çka? Nuk më merr gjumi. Djepi po ma vret shpinën. E kam bërë edhe shurrën... Mutin... Më zgjidhni nga pelenat!... Djepi... Vetëm pak t`i lëviz duart, këmbët. Vetëm pak të shpëtoj nga ninulat… Përkundjet... Ëndërrat e tmerrshme që më rrinë nateditë mbi kokë. Atëherë, do të shihni si do ta thej zgjedhën. Nuk do ta tërheq qerren nëpër “Bit-Pazar”...

Ec pas meje, më tërhoqi me forcë Ebu Xha Ferri. Ti e ke humbur rrugën. Nuk e di në cilën dhomë t’i kanë shti magjitë. E ke rënduar veten me mëkate. Njëqind ditë duhet larë në një kusi me ujë shkul (valë). E di, ti do një fuçi me verë. Aty brenda ta kesh edhe një Mike. Vetëm, nuk i meriton gjithë këto shpërblime. E ke ende zgjedhën në qafë. Për samarin dihet, as edhe përpiqesh që ta heqish nga shpina me të katra livadheve. Edhe në varr do të hysh, po i ngushtë është varri. Nuk të zë me gjithë samar. Jo.

E di çka, i them: Samari nuk ma vret shpinën. E kam grepin në gojë me të cilin më tërheqin dhiareve. Nuk besoni? Pse, atëherë nuk e hudhni samarin?! Nuk e coptoni frerin. Nuk e thyeni zgjedhën?!... Trembeni nga samarë të rinj?!... Frerë... Zgjedha... O Imzot, si më ikët me të katra nga libri i rreziksh?m! Po, ç`të bëj unë pa ju mes këtyre bërdhoqeve n? “Bit - Pazar”? Asgjë. Jo. Jo, nuk mundem edhe unë pa ju. Patjetër, duhet ta shkruajmë Librin e rreziksh?m për Nesër.

Nata më zuri në një faqe. E thirra në ndihmë E përcolla Natën. Ebu Xha Ferri më trokiti në xham. E ke kot: Me mua do ta shkruash Librin për Nesër. Jo, më kërcnohet Shtirgani i Allahut, me mua! E kam këmbën e mbarë në xhami. Bythën e shpërlarë. Mjekrën si t? Dexhallit. Po, mua më duhet penë!... Penë... E jo bythë si palare p?r t? shkruar lib?r...

Çudi, si s’e kemi ditur

se Patrioti lind.

Edhe atë, jo në vathë,

ose në Shtëpi Publike.

Po në odë të burrave.

E këndej gjithë jetën

m`i keni shkërdhyer trutë

me ”vepra patriotike”.

Aqsa, më vjen t`ua pëshurrë

në Shtëpinë Publike…

E hapa derën, në dhomë nuk më hyri njeri i gjallë. Dritaren kam frikë ta hap lumë miku. Frikë. Oxhakun e kam të hapur se, jam fis kaçaku. Nëse ua mba, ecni kur të doni me shokë!...

Dera është e hapur edhe për mikun edhe për armikun... Oxhaku për kaçakun... Kullën e kemi edhe për dasma edhe për luftë. Vjet për vjet na e kanë djegur shkrumb e hi, rrafshuar me tokë. Por, pas çdo djegëje e kemi ngritur përsëri edhe më të fortë. Edhe me më shumë frenxhi... Mes këtyre maleve dimërat janë të egër. E ngrijnë çatinë me akull. E përplasin derën. Tymin na e kthejnë prapë në vatër... Përpiqen të na e rrëzojnë oxhakun...

Vetëm, oxhaku ynë gjithmonë tymon drejtë qiellit. Dollapët flakë. Trojet tona i ka shkelur Mbreti… Krajli... U kemi dalë para edhe me sakica... Gërshërë të dhenëve... Mauzerre...

Nuk trembem unë nga këto këngë patriotike me çifteli, tha Buça e Katundit. Ec pas meje t`i dalësh zot Atdheut me ilahi! Nuk e sheh se po hyn në varr pa din e iman. Ku i ke sytë? Ku i ke këmbët? Duart?! Trutë nuk të duhen në kokë. Hë, çka nuk të pëlqen? Apo nuk ta mban si njeri i kalemit? Librave. Fis, i kaçakëve... Nuk je i vetdijshëm se më shurdhove më me atë Mike. Edhe, me Dy shtamat me verë... Rrapin… Vendin, e ke në “Xhehenem”. Edhe atë, si arnë kazani... Rrapin duhet prerë me gjithë rrënjë, në Shkup!...

Hi-hi-hiii... Po, nuk keni sëpatë... Ju mendoni se gjithëmonë do të jetë Verë... Po, çka do të bëni në Dimër... Nuk e kam thënë Unë, e ke thënë Xha Deralla. Hoxha i Allahut, kur e takoi te porta e Xha Mazllëmit, i tha: O, Xha Derallë! Pse bre burrë, nuk vjen në xhami dhe t’i lutesh Zotit? A e di se në atë “Dynja” do të digjesh në Zjarr të “Xhehenemit”!

Xha Deralla, qeshi. Dhe, iu përgjigjë: Përderisa, unë të vij në atë “Dynja”, ti më veç do ta keshë shuar Zjarrin e “Xhehenemit”. Punë e lehtë, iu përgjigjë Hoxha i Allahut: do të të kërkojmë ty një kaci shpuzë. Zjarr, për Dimër?!

Jo, nuk u jap zjarr në Dimër. Jo! Rrini, në “Xhehenet”!...

Ebu Fakirin një ditë pas lufte (2001) e takova në rrugë. E ndali makinën. Unë i thelluar në mendime, kthehesha nga zyrat e Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptar. Me siguri kishte menduar se shtihem, gjoja nuk e shoh dhe nuk dua t’i flas me gojë. Po, nuk ishte kjo e gjithë historia. Unë ecja rrugës më këmbë, ngase “xhipin” e kisha shitur për të mbajtur Manifestimin Kulturor Tradicional Ndërkombëtar: TAKIME NËN RRAP, rrëzë Kalasë Dardane në Shkup.

- Mirëdita! Unë nuk jam nga ata personazhet e tu nëpër libra.

- Jo, po nuk të pash. E gënjeva. Njeriu sheh me tru dhe jo me sy. Njëkohësisht, thashë me vete: Si më kishte shpëtuar Ebu Fakiri pa e futur mes faqeve, në libra!...

- E di. Po, mu duk se nuk do të përshëndetesh me mua. Ti e di se, unë nuk jam nga ata personazhet e tu nëpër libra.

- Dhe, u ndamë ftohtë me Ebu Fakirin. Personazhin, që ende nuk kishte hyrë si burrat me pashterkë të kuqe në libra.

Rrugës mu kujtua edhe libri im me satira: Trumbetat e Tellallit, që e pa dritën më vitin 1992, në prag të ndryshimeve demokratike dhe çoi mjaftë pluhur në koluaret e atëhershme intelektuale dhe politike. Libri, që më dërgoi edhe në një bisedë informative në polici. Poashtu, edhe shkrimi i mikut tim poet rebel Fadil Bekteshi, që e përshëndeti daljen e këtij libri në dritë me një reçension në revistën e tij letrare të pavarur “Doruntina”.

Ebu Fakiri, atë ditë ma kujtoi edhe shitësin e gazetave Musën, që e shiste këtë libër edhe nëpër Çarshi pët të fituar ndonjë lek. Ebu Fakiri sesi, e kishte ndalur në rrugë, i kishte thënë: E di se, kush e ka finansuar këtë libër? Jo ë, o trap!... Policia...

Musa, gazetëshitësi ma rrëfeu edhe këtë “vepër patriotike” të Ebu Fakirit. E kuptova se edhe ky burr? ishte këlysh me zgjebe, nëntoka e Policisë letrare.

Vitet kalonin, e Ebu Fakiri kurrësesi të dalë nga biruca, japë ndonjë shenjë, punonte në “ilegalitet“. Një ditë, vetë do ta heq maskën e patriotit. Pavetëdije, do të dalë bythekrye në sipërfaqe, lakuriq e pis ashtu siç e kishte pjellë Kurva Parti.

Ne shqiptarët, që Ebu Fakirit njëzetë vite nuk ia kishim dëgjuar zërin, tashti në gazetë e portale elektronike e nxorri bythën për mejdani. Edhe atë, kur iu rrezikua taxhia…

Njëzetë vite Ebu Fakiri na ishte shtirë me fytyrë Engjëlli, na kishte marrë në qafë, e në të vërtetë ai kishte qenë, vetë Dexhalli me trumbeta dhe brekët mbi pantollona.

Në një gazetë të përditshme dhe “pavarur”, që delë vetëm para fushatave zgjedhore lokale dhe parlamentare, do të botohet edhe ky shkrim teknefes sa për sy e faqe: Shqiptarët tëzhveshurnga buxheti për kulturë.

… “Gati thuajse shqiptarët do të mbeten të harruar nga kjo ministri, madje të nënçmuar, e cila tashmë pa ndonjë person vendimmarrës për kulturën shqiptare nuk do të ketë sinjale pozitive se do të ndryshojë diçka në këtë drejtim.“

Viçat e palëpi. Pëpiqen t’i dalin zot një ish miniministri gjysmanalfabet. Ish këshilltarit të tij, ish shefit të kabinetit të tij. Dhe, një viçi tjetër të palëpi, anëtarë komisioni.

Dhe, do të vazhdojë shkrimi teknefes:

… “Sipas tij, derisa para dy viteve të kaluara 2006 - 2008 kur ishte ministri nga shqiptarët nuk ishte keq me aktivitetet kulturore të shqiptarëve dhe ndahej buxheti tamam në mënyrë proporcionale… Sipas tij, partia në pushtet dhe kuadrot e saj jo që nuk kanë angazhuar asnjë funksionerë shqiptarë në këtë minsitri, por edhe ata që ishin në udhëheqjet e njësive apo sektorëve u degraduan, kështu që shqiptarët nuk kanë asnjë qasje jo vetëm në ministri të kulturës, por as në aktivitete kulturore…“

Jo. Jo, o viç i palëpi. Vdiq koha, kur ti me duar, këmbë e bythë, i harxhoje paratë e popullit për shëtitje private në emër të tij, e botoje librin tënd sakat në Bullgari. Gjatë një viti bëje pazarë për dramat e tua tekenfese, dhe të vëllait tend të luhen në dy - tri teatro duke i blerë edhe çmimet letrare. Ti e fute veten në redaksinë e projektit të Qeverisë: Letërsia maqedonase (Makedonska knizhevnost) edhe vëllain tënd bashkë me shokun e juaj të shëtitur nëpër redaksi komuniste për ta emërtuar Letërsinë shqipe në Letërsi maqedonase dhe sakatuar deri në palcë. Ju, viçat e palëpi, (pa asnjëfarë bagazhi letrar), që mezi u njeh nëna e juaj, e ku më Katundi i Madh.

Viça të palëpi, që me Nënën Parti dhe politikën e juaj “madhore” i uzurpuat “Ditët e Naimit”, u përpoqët ta shuani edhe të vetmin Manifestim Kulturor Tradiconal Ndërkombatar të poezisë erotike: TAKIME N?N RRAP, që sot mbehet njëzetepesë vite me radhë, në Shkup. Papritmas, dhunshëm e fshitë nga Regjistri Qëndror Shtëpinë Gazetare Botuese “ASDRENI” (2015), që me mjete materiale e ndihmonte këtë manifestim tradicional kulturor. I shuajtët revistat e pavarura letrare kulturore: “STILI ‘97” (organ i Lidhjes të Shkrimtarëve Shqiptar), dhe revistën e vetme për humor dhe satirë “ZEKTHI”. Opozitarin, që dilte (kur t’i teket), botim i SHGB “ASDRENI” duke themeluar fletushka teknefese partiake edhe nëpër katunde. E keni sakatuar pamëshirë Letërsinë Shqiptare me kokën te “vëllezërit“ e Njerkës, dhe bythën nëpër parti politike me një torbë taxhi përqafe.

Vajtoni. E derdhni lotë krokodili. E kërkoni të djeshmen. Kurvën Parti, që në kontinerë të bërllokut jep shpirt. Cofë. Dhe, ma kujtoni poezinë e Çajupit: Vaje. Vargjet, ku Çajupi e vajton Evgjeninë. E ju, viçat e palëpi me kokat n? grazhd, Kurvën Parti:

Gjith’ humbasin Kurvën, postin dhe sahanë

Po, ata që mbetën, si ju nuk qanë.

Të Vdekurën lotët s’e bien në jetë,

Po, lutuni dhe faluni t’i rrisni bythët vetë.

Doje dritë, oj Kurvë, moj pjellën trime,

Dhe, na e mbushe jetën plot me hidhërime!...

Tani rrojmë pa shpresë, s’duam të rrojmë

Se dhe Kurvë Partinë tani s’e besojmë!...

Rrugës nëpër Çarshi e takova Tatën e Madhe me një shkop në dorë. E kishin bërë të flas vetmevete: Sorrat kthehen në fole. Dumdumë, janë fund e krye. Rrufjanë. Nuk i shohin shenjat e Skënderbeut. Zërat, që na i dërgojnë të vdekurit nga varret… Pulën me zogjë… Yllin e mëngjesit… Shkopin, që unë e kam ngritur në dorë rrugës për në Baba Tomorr, dhe dua t’i zgjojë nga gjumi shekullor. Mendja ma thotë, se: janë të vdekur, nuk ringjallen si Krishti… Ose, të fluturojnë si Azreti Isai nga minarja e xhemisë në Qiell…

Dhe, kanë vdekur për së gjalli…

Tata e Madhe, posa më pa mua në rrugë nëpër Çarshi, e ngriti shkopin në dorë:

- Heu, Kalosh Çeliku! Cila është Gruaja yte besnike me pashterkë të kuqe?!

- Hi-hii-hiii… Kurva Parti!...



(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora