Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sevdail Hyseni: "Vera" pandemike!

| E diele, 19.07.2020, 08:42 AM |


Satirike

"Vera" pandemike!

Këtë vit pushimet na shkuan për lesh,

Nuk na lë Virusi qejfi t'na buzëqeshë!

Po ikën dhe vera pa dasma dhe gëzime,

As mërgimtarët nuk vijnë për pushime!

S'u kënaqëm me stinën e bukur të vitit,

Mbroju nga dënimet, kujdes prej Kovidit!

U bëmë me dy "gërba" nga para dhe pas,

Prej gjitha të këqijave hajde e mos plas!

Deri kur të ndarë n'distancë e me maska?

Për t'na shpërblyer me rregulla dhe masa!

Sevdail Hyseni