Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ibrahim Kabili: Arif Vladi, një legjendë e gjallë e këngës epiko-historike

| E diele, 19.07.2020, 10:38 AM |


Arif Vladi, një legjendë e gjallë e këngës epiko-historike

Nga Ibrahim Kabili

Eshtë nder, privilegj dhe kënaqësi për mua të bëj një shkrim modest për këngëtarin virtuoz Arif Vladi. Unë kam rënë në kontakt me këngët e tij që herët, në fundin e viteve '80 kur ai ka filluar dhe interpretimet e tij të para. Vazhdoj ti dëgjoj me shumë kënaqësi dhe sot këngët e tij. Krijimtaria artistike e Vladit është e gjerë dhe e larmishme. Ajo është e shtrirë në kohë dhe hapsirë. Eshtë e shtrirë në kohë pasi interpretimet e tij të para kanë nisur në fund të viteve '70 dhe vazhdojnë dhe sot. Pra mbi 40  vjet në skenë dhe shumë i suksesshëm. Suksesin si këngëtar ja forcuan dhe këngët, që ai i kushtoj Kosovës, lirisë  dhe pavarësisë së saj. Pa asnjë mëdyshje mund të them se Vladi është një nga këngëtarët më të pëlqyer dhe më brilant në Shqipëri, Kosovë dhe gjithë trojet shqiptare. Larmia e këngëve të tij, zëri melodioz, tematika e zgjedhur,  dhe interpretimi e lartësojnë Arifin, e bëjnë një këngëtar të madh dhe shumë të dashur. Ashtu si natyra dhe freskia e bjeshkëve, bukuria dhe madhështia e maleve, ajri dhe freskia e luginave, larmia dhe peisazhi i liqeneve nga ai vjen, na vjen dhe kënga e tij e bukur, e pastër, kumbuese, dhe e veçantë në llojin e saj. Kisha kohë që doja të bëj një shkrim për Arifin. Situata politike që po kalon Kosova u bë një motiv më shumë për të shkruar diçka për këngëtarin e madh dhe të talentuar Vladi. Ai pjesën më të madhe të krijimtarisë artistike ja dedikoj Kosovës. Këtu krahas vlerave artistike si këngëtar, dalin në pah dhe vlerat patriotike dhe atdhetare të Arifit, si shqiptar.

Arif Vladi u lind në Lurë të Dibrës më 3 shtator 1956 në një familje patriotike dhe atdhetare. Mësimet fillore i kreu në vendlindje me nota shumë të mira. Me ineresimin e familjes dhe veçanërisht babait të tij, Demirit, u regjistrua për studime në Liceun Artistik "Jordan Misja". I kreu në kohë studimet në lice,dhe doli me nota të shkëlqyera. Ai tanimë i ishte fitur këngës dhe vazhdojë të shkollohej më shumë për prefeksionimin e saj. I vazhdoj studimet akademike për kanto në vitin 1977 në Akademinë e Arteve në Tiranë dhe i përfundojë në vitin 1980. Në akademi pati profesor të shquarin Ramiz Kovaçi. Ai duke parë dhuntinë dhe talentin e Arifit në muzikë i qëndroj pranë, i kërkonte shumë, e ndihmoj,  vlerësoj dhe e inkurajoi për të arritur më të mirën në fushën e këngës dhe muzikës. Duke kujtuar periudhën e bukur e të mrekullueshme të shkollës Arifi shprehet se qe profesori i tij Kovaçi, që e "latoi" atë. Me mbarimin e shkollës, formimi i Arifit kishte arritur në stade të larta profesionale. Ai tanimë u bë një këngëtar i afirmuar falë dhe zërit të bukur të tij. Pasi mbaron Akademinë e Arteve në Tiranë, Arifin e caktojnë për të bërë stazhin e punës në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore në Tiranë. Kjo për të qe një fat i madh pasi atje punoi me artistë dhe kompozitor të një niveli të lartë. Për të kjo qe një eksperiencë e madhe pune që do ti vlente shumë, më vonë. Punoj këtu përrreth dy vjet dhe më pas e caktojnë për të punuar në Estradën e Peshkopisë. Rikthimi për të punuar në vendlindje qenë për Të një dëshirë dhe njëkohësisht dhe një krenari e madhe. Ai tanimë ishte i formuar si këngëtar dhe në aspektin profesional. Gjithë njohuritë teorike të fituarë në shkollë do ta vinte në shërbim të artit në përgjithësi, dhe këngës në veçanti. Këtu në qytetin e Peshkopisë ai bie në kontakt dhe punon për një kohë të gjatë me artistë të afirmuar dhe që lanë gjurmë në krijimtarinë e tij artistike. Në Peshkopi, kishte një ansambël artistik me instrumentist të afirmuar që i dhanë "shpirt" këngë së vjetër, këngës autoktone, këngës origjinale që vinte nga thellësitë e kohrave. Këto këngë me tekste të Naim Plakut, Agim Doçit, Gjokë Becit etj, nën orkestrimin e Edmond Zhulalit, Përparim Tomçinit etj dhe interpretimin virtuoz të Arif Vladit do mbeten një vlerë e shtuar dhe e pa zevendësueshme, në panteonin e këngës dhe muzikës së bukur shqipe.

Vladi, veprimtarinë e tij artistike, siç dhe e theksuam, e nisi herët që në bankat e shkollës 8 vjeçare në Lurë. Mësuesi i tij i parë qe Xhemal Laçi. Ai pa tek Arifi shumë cilësi të një këngëtari dhe e inkurajoj të këndoj që në moshë të vogël me grupin artistik të shkollës. Më pas gradualisht dhe në veprimtaritë artistike të Dibrës, në shkallë rrethi dhe vendi. Kënga e parë e tij qe: U bë fshati si qyteti. Nga viti në vit Arifi, po rritej nga ana artistike. Në moshën 19 vjeçare, pasi mbaron Liceun Artistik "Jordan Misja", emërohet mësues muzike në Lurë. Emërimin si mësues muzike në vendlindje e priti me një gëzim dhe krenari e madhe. Duke evokuar ato kohë të bukura vetë Arifi shprehet: Mua nxënësit më shihnin si Arifin që këndoja, ndërsa unë si mësues i ri, çdo ditë shkoja në shkollë me merakun nëse kujdesin dhe njohurit që më kishin kushtuar e dhënë mësuesit e mi në lëndën e muzikës, të mund t'jua kushtoja, dhe unë, tani nxënësve të mi. E natyrisht nëse ecën me këtë objektiv dhe i motivuar, rezultatet nuk mungojnë. Kështu ndodhi dhe me Arif Vladin, ai megjithëse qëndroj si mësues për një kohë të shkurtër, ngriti në shkollë një grup artistik të mirë duke u bërë dhe vetë protagonist i tijë. Gjatë kësaj periudhe ai ativizohet si këngëtar pranë Shtëpisë së Kulturës në Peshkopi dhe këndoj këngën e tij të parë: Djemt e Lurës, hiç s'kanë dert. Tanimë rrugëtimi i Arif Vladid si këngëtar ishte i pandalshëm dhe mjaft premtues. E megjithatë ai e ndien vetën të pa plotësuar mirë në këtë  fushë, e për rrjedhojë, siç cilësuam dhe më lart, vazhdojë studimet e larta në Akademinë e Arteve për kanto. Në Estradën e Peshkopisë punoi deri në vitin 1989. Këtu Arifi jep një kontribut të madh me krijimtarinë e tij dhe afirmohet si këngëtar. Këngëtarit e Arifit dalloheshin për zërin e kumbues, intonacionin, vijën melodike, origjinalitetin, interpretimin e shumë tregues të tjerë. Në këtë kohë Arifi këndoj këngët: Hajredin Pasha; Jakup Ferri me bajrak; O prite Azem Galicën; Sefë Kosharja i pari fisit; Marshi i UÇK-së, Jam Kosova e Shqiptarisë, Liqenet e Lurës, Lura dhe 300 duvakët etj.etj. Gjatë karierës së tijë të gjatë me këngën ai ka marrë pjesë dhe ka interpretuar në shumë evenimente si: Festivalet e RTSH, Anketat Muzikore, Estradën e Peshkopisë dhe në veprimtaritë e A.SH.K.V. Popullore. Po kështu Arifi ka kënduar në të gjitha trevat shqiptare si në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe diasporë. Gjithashtu ai ka marrë pjesë dhe në disa turne, me grupe, apo ansamble artistike dhe jasht vendit si: Francë, Austri, Zvicër, Gjermani, Algjeri, Itali, Egjipt, Belgjikë, etj. Arif Vladi ka një karierë të pasur artistike që vlen të merret si model dhe shembull për brezat që do vijnë. Disa nga këngët e kënduara në vite, prej tij janë: Lisi i gjakut, lisi i trimave; Djemt e Dibrës, djemt e camit; Rexi Amerikani; Këngë për Suf Murrën; Jam Kosova e shqiptarisë; Falmi krahët shqipe; Falja e gjaqeve; Eja kam një fjalë; Atje larg në Atdheun tim; Ilirida; Fatime Sokolit; Pajtimi kombëtar, Anton Çeta; Zemra e tij si gjylja e topit; S'rrihet Dibra me kërbaç; S'na la hasmi me u rrit bashkë; Si molla në degë; Këngë për Shotë dhe Azem Galicën; Ka hy hasmi në katër anë; O ju malet e Shqipërisë; Jakup Ferri; Erdha nga Shqipëria vëllazën kosovar; Të dy Dibrat; Mos harroni; Flamuri kuq e zi;  Lura ime; Po n'Kosovë kur do këndoj; Rron Kosova n'trojet veta; Përball topit flamurtar; Oj Kosovë tungjatjeta; N'Shehër të Dibrës janë mbledh burrat; N'Dardani bien një tumpan; Ndal bajloz; Nëna jote po vajton; Moj Kosovë, moj kull baroti; Moj Kosov me kësulë të bardhë; Këngë për Sef Kosharen; Shqipëria; Malet tona kanë hap krahët; Ma gëzofsh Kosovë lirinë; Lulet kur çelin; Në mal të Korabit shpesh kam dalë; Melodi orkestrale; Unë jam djalë i votrës tande; Unë jam çikë nga Dragobia; Çele nuse derën; Anës lumejve; Doli Drita; Djemt e Lurës; Djalë e nuse po thinjën për mua; Demokratike u ba Shqipëria, Enver Hoxha tungjatjeta; Çohu çikë e dil te dera; Sikur Drini i Bardhë e i Zi; Liqenet e Lurës; Marshi i UÇK-së, Si molla në degë; Moj Serbi moj shtrigë e vjetër, këngë për Ismail Hajradinajn; Jam Medvegja, jam Presheva; Vendlindja s'harrohet;etj. Repertor i larmishëm me këndë të theksuara epiko-historike, që e bënë Arifin një këngëtar emblematik të veçantë dhe të pa zevendësueshëm në interpretimin e tyre. Po kështu Ai këndon shumë mirë dhe këngën lirike. Ka shumë këngë që i kushtohen vendlindjes së tijë Lurës, bukurive natyrore të saj, njerëzve të mrekullueshëm të atyre anëve dhe vlerave njerëzore dhe humane të tyre. I tillë është Vladi, krenaria e Lurës, krenaria e këngës Dibrane, krenaria e gjithë shqiptarisë.

Jo vetëm kaq, Arifi ka bashkëpunuar dhe me disa këngëtar të tjerë dhe ka nxjerr këto vidio klipe: Kalorësi i lirisë; një bashkëpunim me këngëtarët e mirënjohur e të afirmuar, Ilir Shaqiri dhe Nikoll Nikprelaj, me tekst të Ilirit dhe orkestrim të Edmond Xhulalit. Me Ilirin ka shumë bashkëpunime në disa këngë si: Arbëria, Dardania; Kënga e bashkimit; Zëri im, shpirti im, gjaku im Shqipëria; Këngë për Remzi Ademin; Sherif Jasharin etj.Vidio klipi tjetër: Për ty Shqipëri; një bashkëpunim me tenorin e këngëtarin e mirënjohur Kastriot Tusha, me tekst të Çun Lajçit dhe muzikë të Zhulalit. Vidio klipi: Lisi i gjakut, lisi i trimave me tekst të poetit të mirënjohur mirditor Agim Doçi, dhe muzikë të Zhulalit. Për gjithë veprimtarinë e kontributin e tijë të gjatë në skenë ai ka marrë shumë vlerësime. Vlerësimi më i mirë për të është ai i publikut. Eshtë mirëpritur vazhdimisht prej tijë, është duartrokitur gjatë, është kthyer shumë herë në skenë, është admiruar prej tyre, jua ka ngritur zemrat peshë, dhe do vazhdon të admirohet nga bashkëkombasit e vet. Siç cekëm dhe më sipër pjesën më të madhe të repertorit të tij ja ka kushtuar Kosovës, luftës së saj për liri dhe pavarësi. Kjo nuk është e rastësishme. Jo. Kjo tregon dhe karakterin patriotik dhe atdhetar të tij. Populli i Dibrës dhe i Lurës, gjyshërit dhe stërgjyshërit e tij, janë dalluar në shekuj në luftërat kundë pushtuesve barbar serb dhe armiqve të tjerë. Dhe me Arifin duke qenë bir i denjë fisit Vladi, i Lurës së 300 duvakëve, i Lurës së Nikoll Kaçorrit dhe Gjok Doçit nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Arifi bëri këngë himn për Kosovën dhe shqiptarinë, në ato vite si: Jam Kosova e shqiptarisë dhe Marshi i UÇK-së. Si "ushqim" për këto dy këngë, si motiv nxitës për këngëtarin Vladi, autorët e teksteve  Beci e Doçi, dhe kompozitorin Zhulali qe UÇK-ja. Lufta e saj për liri e pavarësi, dëshmorët e rënë, heroizmi mbi njerëzor i familjes Jashari, familjes Haradinaj dhe popullit martir të Kosovës. Ky motiv i çoj shqiptarët në UÇK dhe u fitua liria. Shtëpia e tij u bë dhe strehë  për djemtë e UÇK-së. Arifi me këngën e tij ja fali shpirtin Kosovës. Për Vladin si këngëtar, është bërë një dokumentar me temë: Zëri i këngëve lapidare; me udhëheqës artistik këngëtarin tjetër emblemë Ilir Shaqiri. Për Arifin çifti i mirnjohur Tone dhe Mark Gjoka kanë thurur dhe këngë. Arifi është vlerësuar dhe me çmimet: "Artist i merituar" dhe "Mjeshtër i Madh". Këngëtar të tillë si Arifi i bëjnë nder Lurës, Dibrës dhe gjithë shqiptarisë.

IBRAHIM KABILI

Tiranë më 18.07.2020