E hene, 28.11.2022, 01:17 AM (GMT)

Kulturë » Keka

Gjon Keka: Si mbollën ideologjinë e tyre pushtuesit barbarë dhe mohimi i themeleve të lashtësisë së iliro-arbërorëve

E shtune, 18.07.2020, 07:00 PM


Si mbollën ideologjinë e tyre pushtuesit barbarë dhe mohimi i themeleve të lashtësisë së iliro-arbërorëve

Nga Gjon KEKA

Iliro-arbërorët janë themeltarë të kontinentit dhe civilizimit europian, por pas pushtimeve të ndryshme sidomos pas deformimit që sollën pushtuesit barbarë, ku shqiptarëve iu mohua e drejta e tyre, iu mohua lidhja me vetë dinamikën e kombeve të Europës, iu mohua gjuha, iu mohua emri Arbëror etj. etj.

Si rezultat i këtyre pushtuesve të cilët i vodhën, dhe ndërtuan mbi themelet e lashtësisë sonë, mitet e tyre të rrejshme dhe objektet e tyre ideologjike fetare, madje ndërtimi i objekteve të pushtuesve vazhdon edhe sot, rasti i fundit është ndërtimi i xhamisë sulltaniste në mes të Prishtinës.

Po të kishim një Akademi të shkencave funksionale dhe me koka të nxehta shkencore që nuk bëjnë kompromis me shkencën dhe të vërtetën, sot shumë kombe e popuj të Europës e Botës do t’i kishin rënë në gjunjë historisë themeltare të iliro-arbërorëve dhe ne si komb do ta kishim vendin e natyrshëm në mesin e kombeve të civilizuara.

Poashtu po të kishim Akademi nuk do të zinte vend literatura e rrejshme e pushtuesve që tentojnë ta mashtrojnë botën se ata janë të lashtët e atij vendi.

Këto simbole dhe tjera iliro-arbërorë si dhe dokumente të tjera historike mbi kombin tonë do të gjenden në librin tim që do të botohet së shpejti.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora