E shtune, 05.12.2020, 11:04 AM (GMT)

Kulturë

Meti Rexhepi: Dromca korriku

E shtune, 18.07.2020, 02:05 PM


DROMCA KORRIKU

Meti Rexhepi

Plasaritje

mes korriku më plasariti dheun e ndjenjave

vrujojnë kokrra sumbullash të nxehta

krojeve të poreve deri në gur të eshtrave

ato nuk mund të jenë të ftohta

se do të ishin të shpifura

kripë e lagur trupit tim tryezë e pashtruar

erdhën e ikën retë karvanë thneglash të pa cenuar

asnjë kafshatë  nuk  ngjyen mbi mua

as shuan etje as shtamba mbushur

lënë në krua

Kaoni

Kaoni

më shikonte drejt në sy

sikur donte  me më përpi

i tëri në ta kishte hy

dhe nuk doli dot

prej detit tyre me not

erdhi dhe do të fluturojë ai

më la me zejen e marinarit

me anijen e detit prej letre

relievit të thyeshëm të lundërtarit

shkëndijat e syve të tij praruan motin

shkrepin mu në mes dallgësh

i japin flakën pikëllimit

vërshuan valët

përderisa ngarendnin pulumbarët

e shpëtimit

Gatojca-vajtuese

vogëlush

ruaju përqafimit të zonjës Servi

mos luaj me qenin e saj të tërbuar

prej (vi)rusëve

vogëlush

gjellën ia kemi pi

kësaj gatojce-vajtuese

nëpër kancelari

vogëlush

sapo të hynte në vatër

gjarpri i shtëpisë ikte kushedi

prej helmit të Servisë flakej

vogëlush

ti nuk e di

si piu foshnja gjak

në gji të nënës dhe u ngufat

Nuhatje mizash

vogëlush

ti je engjëll nuk i përket sojit të djallit

ti nuk e di

kush kujt i ligjëroi intrigat Dik Martit

Servia Evropës

a Evropa Servisë

shqisat e nuhatjes i paskan si mizat

mbi kundërmime kufomash

nuhatje mizash rrjedhin kanalit Evro-Servi

dramë intrigash zihen mbi e nën etni

Gjilan, mes-korriku 2020



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora