Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fritz Radovani: Kush e vuni murin e Shkumbinit?

| E premte, 17.07.2020, 06:10 PM |


Nga Fritz RADOVANI:

VIRUSI  PYET: PO  KET  A  E  DINI

KUSH  E  VUNI  MURIN  E   SHKUMBINIT ?

Në Shkoder kur fryente era nga Jugu i thonim “shirok”...

Ishte erë që sillte shi dhe fortuna... E ma shpesh “përmbytje”...

Ata që nuk e lejuen Mark Kakarriqin me kanalizue Bunen, “vdiqën”...

Po, përmbytjet e saja ua lane me i bajtë trashigimtarët e pafajshem.

Edhe ata që po mbysin Shkumbinin me grumbuj plehu, até po bajnë!

Jo pak ndytsina punojnë per me mbyllë rrugen e lumit Shkumbin…

Mos harroni! Gjithshka lidhet me Historinë e panjohun të Shqipnisë:

Rrethimi i Shkodres nga Mali i Zi, kur do të shpallej Pamvarsia e 1912...

Gusht 1924: Ahmet Zogu nënshkruen paktin e tradhtisë me Pashiqin...

1944: Tradhtari Ever Hoxha, ban marrveshjen me Shokun Tito e Jalta e 1945: Aprovon diktaturen sllavokomuniste në Shqipninë e “panjohun”!!

1946: Tito shpallë tiranin Ever Hoxha “Hero i popujve të Jugosllavisë”

1946-91: E.Hoxha në Shkoder hapë: “Seksioni Katolik i Degës së Punëve të Mbrendshme”, që ka funsionue pa ndërpremje... I vetmi në Botë!..

1967 – Një tradhti që solli thëmelet e “Murit Shkumbinit” antishqiptar!

Pse ‘harrohet’ Shkolla e Parë Shqipe e Shirokës 1874, nga Don Zef  Ashta.

Harrohet Shoqnia “Bashkimi” e Drejtuesit e Saj... Zhduket nga Historia.

Dhe as nuk lejohet me u kujtue as hartuesi i Alfabetit Shqip, At Fishta!..

Harrohet Dedë Gjo’ Luli, At Mati Prennushi, Luigj Gurakuqi e Gerça...

Harrohet Imzot Luigj Bumçi, që shpetoi Korçen e Gjinokastren...

A thue i shkon mendja kujt me pyet kush na i mbylli rrugët e Europës?

Mos ishte Organizata e Demokratit Mark Çuni, “Bashkimi Shqiptar”?!

Kujtohet vetem “Akademia e Shkencave”... “Perçarsja e Shqipërisë”...

Edhe Shkrimtarve Camaj e Koliqi “ua gjetme rrfanat per zhdukje”! Asht bazë e politikës së Tiranës parimi:“Shpifni e shpifni se dishka mbetë!”

Vrastarët e djeshëm... “Rilindja” e sotme... “Rroftë Ballkani” me Lindjen!

“Rilindja”po rinderton me “socializmin” “Murin e Shkumbinit”! Urrraa!

Melbourne, 14 Korrik 2020.