E premte, 19.04.2024, 08:35 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Xhevat Rexhaj: Banja e Istogut - Jo Banja e Pejës

E premte, 07.11.2008, 08:34 PM


Xhevat Rexhaj
Xhevat Rexhaj
BANJA E ISTOGUT – E JO BANJA E PEJËS

Nga Xhevat Rexhaj

Shumë lexues të faqes së internetit të administruar nga një i ri i vyeshëm, i shkolluar, i drejtë dhe i trashëgimisë së fortë intelektuale, mund të pyesin se na lodhi ky farë gjysmë plaku prej Cerrce me kinse do shkrime, e them këtë duke parur parasysh se shumica e lexuesve dhe e anëtarëve të kësaj faqeje janë të rinj dhe të reja, andaj edhe i kuptoi( prapëseprapë) nuk e di se a thonë ashtu, por unë po supozoi?!. Me këtë rast unë i përshëndesë që të gjithë lokalistët e mi nga komuna e Istogut përmes këtij shkrimi, unë vetë jam lokalistë i madh andaj kisha pasur dëshirë që edhe të gjithë istogalitë të jenë të tillë, kjo nuk do të thotë se ne jemi diçka të veçantë, mirëpo kjo do të thotë,se nëse e donë tëndin e donë edhe tjetrin. Në këtë rrafshe ne isogalitë edhe kemi fakte se e duam veten por edhe shtetin, kemi përvojë të mirë në këtë drejtim, ne kur nuk u krekosem si gjelat e vegjël, për atë që ishim bashkëvendës të Njeriut që vuri themelet e shëndosha të Republikës së Kosovës, ne pra ishim gjithherë modest ashtu sikur që ishte Presidenti i ynë dhe i gjithë shqiptarëve që mendojnë esëll dhe kthjellët.  Pra istogali të dashur, me këtë rast dhe në këtë shkrim unë do kërkoi nga Kryetari i ynë Fadil Ferati, kryeshefi dhe i palodhshmi Haki Rugova, nga të gjithë deputetët, pra edhe nga kryetarët e partive tjera, Z. Januz Januzaj, Z. Idriz Blakaj, Z R. Osmani e edhe nga qytetarët, që një emër i një vendbanimi të kthehet te pronari i vërtetë. Ndoshta do të duket absurd kjo që po shkruaj mirëpo nga një perspektiv e së ardhmes është shumë me leverdi që të thuhet, po shkoi të kurohem në Banjën e Istogut. Kjo ka edhe atë domëthënjen dhe ndikimin psikologjik, pra Istogu. Të

Vendi(krateri) ku rrjedh uji i nxehtë në Banjën e Istogut
dashur Isogali, më ka rastis që të takoi shqiptarë të Kosovës të cilët nuk dinin dhe ende nuk dinë për Istogun dhe për shumë komuna tjera se ku dhe cilinë qytet të madh  e kanë afër. Konkretisht shumë shqiptarë thonë se Banja është e Pejës, më ka rastisur të kem bisedë edhe me mjekë dhe njerëz të tjerë nga Peja gjithashtu! Nisur nga kjo nuk është për tu habitur se fatkeqësisht ka shumë shqiptarë nga Kosova që nuk kanë lëvizur kurrë nga rrethi, mëhalla, katundi apo edhe qyteti i vetë, edhe pse vetë Republika e Kosovës me 11 000 km katror është si një fshat i madh Evropian.
Në këtë rrafsh kërkoi edhe përkrahjen e juaj në këtë faqe. Banja e Istogut është një pasuri e madhe për komunën dhe për Kosovën, pra duhet shfrytëzuar për të mirën e buxhetit komunal dhe për të mirën dhe shëndetësinë e qytetarëve anë e kënd Kosovës e më gjerë. Banja e Istogut është edhe një vend ku ka mundësi të gjurmimeve arkeologjike, ne i dimë që dikur gjendeshin varreza të vjetra, ndoshta me rëndësi për neve si shqiptarë, Banja e Istogut mundë të ndikoi në shumë rrafshe për ekonominë istogase, aty rrjedh pa ndërprerë uji i nxehtë- kjo është pasuri.

Istogu, ky qytet buzë bjeshkëve të Nemuna, me erën që frynte fortë herë pas here, tani disi është fashitur sepse edhe shkijet nuk janë më, pra era e fortë na sillte dame të mëdha dhe ndoshta figurativishtë tregonte se ky vend kishte herë pas here zullume të mëdha nga ana e shkaut, pra era e fortë vinte nga lugu i shkieve, e që tani po kthehet në fllad se lugu është liruar, dhe burimi po ka më shumë ujë.

Alpet e Istogut me rrethinë
Eh ky burimi, pasuri e paparashikuar, pasuri e ardhmërisë për Istogalit me rrethinë, duhet ruajtur këtë ujë si sytë e ballit, kemi pasur fat që e kemi këtë dhuratë nga i madhi Zot. Duhet të jemi të vetëdijshëm se vitet dhe deceniet e ardhme do të sjellin luftëra dhe kriza botërore shkaku i ujit, pra kujdes me ujin istogali, dijani vleftën dhe ruajeni.

Unë lavdërova istogalitë, realitet që jemi të mirë, realitet që kemi pasuri të mëdha natyrore, pra vetë uji dhe bjeshkët afër na bëjnë më të qetë dhe disi më të kulturuar apo thënë më drejtë të civilizuar, po ma kana me e thanë se ashtu është në të shumtën e rasteve. Por istogalia nuk është istogali nëse edhe të keqes nuk i thotë me emër. Bjeshkën e kemi shkatërruar, e kemi zhveshur, mrekullinë dhe mbrojtësin e fushës aspektin strategjik që ka bjeshka, e kemi sakatosur pra e kemi prerë krejt, atë që në vendet demokratike është e paprekur, pyllin, bjeshkën pra bjeshkët tona fatkeqësisht po duken si njerëzit pa kokë. Bjeshkët duhet ruajtur, nëse Serbia e ka pasur për qëllim shkatërrimin e tyre, ahere ne duhet të ndalemi dhe të themi, stop mos ta prejmë këmbën tonë. Duhet ditur se më së paku 50 vite duhen për një rritje normale të drunjtëve, pra edhe ahut dhe hormoqit, të besojmë se komunarët do mendojnë edhe për këtë në të ardhmen.

Pamje e Istogut nga burimi



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora