Zemra Shqiptare

  http://www.zemrashqiptare.net/


Përparim Hysi: "Lincencë" për ta shijuar jetën

| E marte, 14.07.2020, 07:00 AM |


"Lincencë" për ta shijuar jetën

Romani"Kthesa" nga VALENTINA   HYSI

(ese)

Nga Përparim Hysi

Kur mbarova së lexuari romanin "Kthesa" të VALENTINA HYSIT, e kuptova se sa rëndësi ka që një shkrimtar të shkruajë për ndjenja që i ka provuar vet. Se në raste të tilla (pra,VALENTINA HYSI për ç'shkruan,i ka provuar vet),nuk shkruan më pena,por vërshojnë kujtimet ashtu siç janë dhe,pastaj, a je më i zoti që të ndalesh. Ajo,tanimë, e ka vënë"kryqin mbi shpinë" dhe si KRISHTI  i ringjallur,zë dhe rrëfen. Është një rrëfim"bio", i virgjër: pa tualete dhe mistere të penës. Përkundrazi, e mbytur nga ky vërshim nuk di si ta përballojë? Në fund të fundit, përse po e bën? Dhe pa u sforcuar,ja tek vjen dhe përgjigja:- E bën se një shkrimtari nuk  i ka hije heshtja. Shkrimtari,- vazhdon përsiatja,- po a është shkrimtare VALENTINA HYSI? Pa modesti të rreme dhe pa më akuzuar si nepotik ( unë e kam patur kushëri,bashkëshortin e saj, të  ndjerin  LADI HYSI), jam unë që po përgjigjem në vend të saj:- Po.VALENTINA HYSI është shkrimtare,sado që ky është libri i parë i saj që po boton. Në favor të apologjisë sime,flet një shkrimtari i madh rumun që ka thënë:" Që të jesh shkrimtar,duhet të botosh një libër; duhet të mbjellësh një pemë dhe duhet të kesh një fëmijë". Cilën nga këto kushte nuk plotëson,VALENTINA  HYSI?

*      *     *

Romani është impresion dhe nuk është argument. Cilësia e vetme që duhet të arrihet në stil,është qartësia.  Autorja,sado fillestare,e di mirëfilli se po qe e  errët në kokë të vetë,ca më e errët do duket dhe për lexuesin.Parë nga kjo anë, nuk ke seç i thuaj: nuk ka lexues që të hasë vështirësi  në të lexuar dhe jo vetëm kaq: e vetmja "ankesë" që mund të bëjë çdo lexues është:-Ua,si e mbarova këtë roman kaq shpejt?! Ndoshta, vetvetiu,ashtu së mbrendshmi, në gulçet e shpirti ngarkuar me dhimbje, ajo jo vetëm ka shkruar qartë e bukur,por ka dhënë mesazhe gjallëruese; ka nxitur më të mirën duke zgjedhur frazën a fjalën më të përshtatshme. Dhe pse është kaq e qartë në stil,ndodh fenomeni i njohjes reciporke. Cilido lexues që do lexojë këtë roman,kurrë nuk ka për ta harruar emrin e autores VALENTINA HYSI. Nesër,kur ajo do dalë me një libër tjetër, nuk do ketë nevojë për reklamë. Me librin e parë, romanin "KTHESA" ajo ka ngulur piketat e një  autoreje të mezipritshme,

ZHAN  POL SARTËR ka thënë:- Shkrimtarët në veprat e tyre shpirtërojnë botën. Lexon romanin "KTHESA" dhe tek shikon se si autorja,heq "copëra të dhimbshme" nga shpirti i saj, nuk ke se si mos të  të dhëmb shpirti. Është një induktim emocinal që të rimbushë. Nëse je zemëdobët, nuk  ke se si mos e shohësh lotin që lëshohet pikiatë mbi fytyrën plot sharm të autores dhe loton me të. VALENTINA HYSI ka humbur krejt aksidentalish bashkëshortin e saj dhe loti i dhimbjes bie pa mbarim. Ata (në libër EVA dhe FREDI) kanë përjetuar një dashuri të bukur,kanë  një familje për t'u patur zili,me dy fëmijë të rritur,por kurrë kjo dashuri e bukur nuk soset. SHËN AGUSTINI ka thënë:-Dashuria është bukuria e shpirtit. Kaq të bukur e gjen në roman dhe autorja,deri sa pa ndodhur e keqja, është një tulipan krejt i çelur dhe në një lulëzim të plotë. Dhe atëherë,kur s'e priste,ndodhi ajo ngjarje e kobshme,e dhimbshme dhe dynjaja mbi kokë të saj u përmbys.Iu duk sikur iu ngul një thikë në zemër! Përfytyroni një zonjë të bukur e plot sharm, që tanimë,i mungon një  krah. Ajo EVA për FREDIN e saj, "ishte, po të rrëmbej një thënie të POL ELUAR,një qenie e vetme që shkrinte dëborën e pastër".Ndodhi e keqja dhe,pikërisht, në këto çaste, kur kushdo mund ta humbte pusullën,  karizma e autores fiton një bukuri e mdhështi për t'u patur zili:- Dhimbjen do ta mbyll në shtëpi dhe jeta do të vazhdojë. Nuk ka kumt më të bardhë? Nuk ka"lincencë" më të bukur për ta glorifikuar jetën. Këto pasazhe në libër më çojnë tutje tek poema"Vajza dhe vdekja" e GORKIT ku haptas deklarohet: jeta e mund vdekjen! Ky është mesazhi më me vlerë,sa për të shkuar pak më tej në përsiatjen time, do ta shtroja pyetjen time kështu:- A doni  të fitoni "lincencën" për të ngarë makinën e jetës në kthesat që shfaqen gjatë kohës?Atëherë lexoni romanin"KTHESA" të VALENTINA HYSIT ! Nuk kini për të gjetur "lektore" më të mirë.

*      *     *

Latinët kanë një shprehje:" Kohët përsëriten dhe personazhet ndërrohen". Them që kjo thënie i shkon pak për shtat këtij romani. Si rrëfim lirik,ngjarjet shtrihen në dy kohë dhe personazhe pak a shumë,sado të ndërruar,por pak të gjashëm. Ajo dashuria e çmëndur FREDI-EVA,është paraprirë disa dekada më parë me AI dhe AJO! Po ta shoh në mënyrë metaforike këtë gjashmëri, romani është si një"pushkë me dy gryka" që hap zjarr. Kur them pushkë, në këtë metaforë nuk ka asgjë militare, përkudrazi nga të"dygrykat" dalin zjarre të ngrohtë dashurie. (Takimet e çifteve janë trallitse,përvlues e të zjarrta). Se,siç ka thënë PEDRO KALDERON de la BARKA:"Kur dashuria nuk është çmenduri,ajo nuk është dashuri."

Se sa e ndjeshme,dinjitoze dhe sesa qytetari e guxim që ka autorja në vazhdimin e jetës, nuk ke nevojë që zbërthesh ndonjë kriptogram apo kod me të fshehta. Mjafton të lexosh me kujdes në faqe të tëra të librit. Në gjykimin tim,VALENTINA HYSI, është një shkrimtare e suksesshme dhe e guximshme: ajo bëhet kështjellë duke pritur gurët që mund të hidhen drejt saj. Se ajo  është e ndërgjegjshme që mos dashurosh është njëlloj si mos ekzistosh.JOHN UPDIK ka thënë:- Ne jemi më të gjallë,vetëm kur dashurojmë! Po e mbyll këtë ese timen me atë thënie me aq vlerë të blogerësamerikane me famë,OPRAH  WINFREY:" Aventura më e madhe që mund të ndrëmarrësh,është të jetosh ëndrrat e tua". VALENTINA HYSI urime dhe me libra të tjerë!

Tiranë,6 prill 2020