E diele, 09.08.2020, 03:52 AM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: E gjeta, Vangjel!

E diele, 12.07.2020, 07:45 AM


E gjeta,VANGJEL!

(tregim)

Nga Përparim Hysi

Kjo "batutë" nga "14-vjeç dhëndërr" të ÇAJUPIT i shkon  pas shtatit këtij tregimit tim. Kam plot pesëdhjetë e dy vjet që kërkoj ta gjej dhe, më  së fundi,e gjeta. E gjeta dhe u gëzova njëherësh. Dhe për të shuar,sado pak,kurreshtjen e lexuesëve, më ndiqni më poshtë.

*    *   *

Ka ndodhur në pranverë të vitit 1968 dhe,ngaqë kam qenë dëshmitar okular, jo vetëm nuk e harroj,por kam arsye ta kujtoj sikur ka ndodhur dje. Ky vit (viti 1968) nuk qe i mbarë fare për mua. Jo më kot nuk thuhet:- Mos u gëzo,o i gëzuar! Unë më 27 dhjetor 1967 qeshë liruar nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak dhe,si gjithë të liruarit,qeshë mbushur gëzim. Qeshë paraqitur në seksionin e arsmit,kisha marrë vendimin për të filluar në shkollën e fshatit tim të lindjes dhe, ngaqë shkollat kishin pushimet semestrale, prisja datë 12 janar 1968. Me drejtorin  e shkollës isha marë vesh dhe për lëndët që do jepja. Më datën 12 janar u nisa për punë dhe qeshë mbushur me emocione pozitive dhe sikur më bëhej pas veshëve ajo kënga "Me gëzim po shkoj në punë". Mbrita në shkollë dhe,ndërsa përqafohesha me kolegët(më njihnin dhe i njihja), më thërret drejtori.

-Dëgjo,- më tha ai,-kam urdhër nga shefi që ti duhet të nisesh për në seksion. M'u pre gëzimi në mes dhe unë qeshë mësuar me zbatim urdhërash (a nuk po kthehesha nga USHTRIA ku bëra tri vjet të mira?),ndaj shalova biçikletën  dhe frymën në Fier. Misteri më ndiqte si hije nga pas,por kishte dhe më keq. Sa hyra tek shefi,ky më priti me këmbët e para:- Komiteti Ekzekutiv ka vendosur të të pushojë nga puna për biografi!!! Më ra tavani mbi kokë. -Po unë i kam shkruar në atë modelin që plotësojmë,ato që kam në biografi.

E, pastaj,- shtoi tërë mllef, do na mbushësh mendjen me ç'ke shkruar. Megjithatë,- shtoi ai,- hajde pas meje tek Sekretarja e Komitetit Ekzekutiv, shoqja M... I rashë pas shefit dhe,ashtu siç kërceu prifti nga belaja, hyra tek shoqja M...

-Ky është ai,për të cilin kemi vendosur që të shkojë  në prodhim.

Shoqja M..., mend klaoi në orgazëm, kur  më tha:- Ti je nip armiku dhe, kur të  lodhesh në kazmë, ktheu në shat!!! Pikë e zezë! M'u kujjtua një oficer nga DIBRA që më thosh:- O Përparim, o të lënça ZOTIN! A e di si thami ne në DIBËR? Vajti  Shyta për brina dhe la dhe veshët në ta!!! Kjo thënie m'u kujtua,ndëra mbaja në duar shkresën e"brinave".

E, sa kam bredhur me atë shkresë në duar, duke kërkuat të drejtën time. Në komitet ma dhanë mandatën dhe u drejtova në komitet të partisë. Përgjgija:-Është vendimi i komitetit dhe do ta zbatosh pa një,pa dy. Ngaqë nuk zgjidha punë në Fier,filloi kalvari im në Tiranë. Në Ministri të Arsimit, në Kryeministri, por sistemi i atëhershëm, sidomos për ne,si puna ime "me hije në biografi", punonte si sahat "Omega". Kur përgjegjësii i zyrës së ankesave  më tha:-Je munduar kot dhe vëre si vëth në vesh:- Do zbatosh vendimin e komiteti Ekzekutiv të Fierit,se nuk e urdhërojmë ne Fierin. Ky.tek gogësinte i kënaqur që tallte një si puna ime, ndërkaq më ktheu kurrizin dhe as që pyeti,kur protestova:- Mos po ankohem në Libofshë,se Libofsha nuk ka ç'i bën Fierit!!! Veterani u përtyp sikur po  i bënte gargarë gojës dhe qe gati të më hante të gjallë. Zbrita shkallët dhe me inatin mbi hundë dhe me poshtërimin në kurriz,  i bëja gjyq vetes.

Ç'faj kisha bërë, vallë? Ky ece-jakë imi,vazhdoi deri  aty nga fundi i marsit 1968.

*     *    *

Këtë fundmarsi u drejtova në Komitet  Qendror dhe,ngaqë nuk takova qoftë dhe një nga sekretarët se për të parin(Enver Hoxhën) as që bëhej fjalë, shkrova një letër për Enver Hoxhën dhe,sado e sigurtë do qe rekomande, unë,ngaqë i kisha humbur shpresat, e postova me një pulle të thjeshtë(me dylekë egjysëm). Tek mija,qindi,-  vendosa. E quajta si"punë të mbaruar" dhe të nesërmen preva biletën për autobuzin Tiranë-Gjirokastër, i vetmi mjet që më zbriste tek dera e shtëpisë. Banoja në MBROSTAR-URA të Fierit dhe shtëpinë 20-çapa nga xhadja. U nisëm me Satën të mbushur plot. Unë isha mu në kolltukun e fundit dhe,siç ndodhte kudo, pasagjerët flisnin me njëri-tjetrin

Shoferi, përbri në ndënjësen e parë, kishte një Zonjë plot sharm! Sa ta shihje,aq të ikëte mendja. Unë qeshë 25-vjeç dhe, tek e kundroja nga larg, atë bjondinë aq të bukur e ngjasoja me HELENËN e TROJËS dhe thosha:-Për një të tillë,e vlen qoftë dhe një luftë. Duke parë një zonjë kaq të bukur, bindesha se HELENA nuk ka qenë një sajesë apo mit,se ja tek është:e bukur, impozante si një tulipan në lulëzimin e tij  të plotë. Kur kaluam urën e Rrogozhinës,filloi të vesonte një shi. E ndiqnim nga xhamat dhe, një pasagjer (duket nga Tepelena), ia tha si për vete:-Ra një shi e zbuti dhenë/ra pashai në Tepelenë. Unë ndiqja me sy vetëm shoferin që,ndërsa ngiste"satën", vazhdonte bisedën me atë bjondinën e bukur. E kishim marrë  kthesën për të dalë nga Lushnja dhe,sa kaluam  atë vendin ku u ngrit fabrika e letrës, uuuuu,- u dëgjua një ulërimë (gratë qenë që lëshuan kujen) dhe "Sata" mbasi u mbështet me frocë tek një ekualipse, u përmbys mbi një kanal që ndante xhaden me fshtin, mu në krah të djattë,kur shkon nga Lushnja në Fier dhe disa çapa larg nga fshati SAVËR që ishte sektor ferme. Lemeria e grave e ngriti kurbën,kur panë që dera nuk hapej. Nuk po e merrte veshi i pari të dytin dhe unë pashë që xhami në formë elipse prapa "satës" doli kllup (qe prej peçiklasi) dhe nga kjo derë mbi derë, dola i pari nga pasagjerët, u futa në ujën e kanalit dhe,kur dola në xhade, bërtita:- Të varet shoferi!!! Ndërkaq,përmbysjen e panë punëtorët e fermës dhe burra dhe gra u lëshuan në ndihmë të fatkeqëve. Shpërthyen derën dhe,kur po ndihmonin, pashë që dëmin më të madh e kish marrë ajo:HELENA e bukur dhe,veç saj, një pasagjer të cilit i plagosi dorën arka e filmit(se Sata qe edhe si postë kinemaje). HELENA që dgoditur në kokë dhe dihen pasojat e goditjeve të tilla. Kur u"qetësuan" gjakrat, unë qeshë nga të parët që dëshmova:-Nuk kish faj shoferi,por xhadeja qe si gjalpë nga shiu dhe,ndërsa ata të policisë, bën matjet  e tyre, ne e vazhduam rrugën me po atë"Satë". Unë zbrita në shtëpi dhe, kur tregova ç'më kish ndodhur, gratë njëzëri:- E shkreta ajo se koka është me zarar.Ime ëmë e theri një pulë të zezë për mua. Kur zbrita më mbetën sytë mbi atë HELENËN e bukur që,pa qenë në Trojë,desh u bë kurban. Gjithmonë ndërvite mendoja:-Vallë, ç'ka ndodhur me atë HELENËN e bukur në atë fundmarsi në vitin 1968?

*      *     *

Duke notuar nëpër internet,gjej një shkrim enkas për këtë HELENËN. Qenka mjeke dhe,ngaqë kish "hije në biografi",sado një nga specilastet më të mira të vendit, e kishin dërguar në Gjirokastër. Dhe,sado që rron edhe sot e ksaj dite, vuan pasojat e atij aksidenti aq fatkeq. Kur e lexova,sikur lëshova atë thirrjen:-E gjeta,VANGJEL!!! U gëzova si për një njeri  të afërt (na ka bashkaur biografia) dhe,sado që ia mësova emrin, nuk dua që t'ia lëndoj plagët, por me zemër i uroj:" DOKTORESHË "HELENA" çdo ditë jotja të të bëhet njëmijë!

Tiranë,8 korrik  2020



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora