Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sevdail Hyseni: Fluturimi

| E diele, 12.07.2020, 07:38 AM |


Satirike

FLUTURIMI

Në një aeroplan plot me udhëtarë,

Kërcet belaja me sherr të paparë!

Çmendet papagalli lyp pije alkoolike,

Të cilat ndalohen me rregulla strikte!

- Më sill një birrë ta bëfsha mamin!

Shan papagalli desh e bënë namin.

Stjuardesa ia sjell pijen e preferuar,

Kokulur e heshtur pa hamendësuar!

Provon me të shara edhe një udhëtar,

Mirëpo, ekuipazhi vepron me të ngarë!

Vendimi është i prerë sipas zakoni,

Belaxhinjtë largohen nga aeroplani!

E pyet papagalli njeriun pa ja nda',

- A mund t'fluturosh qiellit pa krah?

- Jo thotë fatziu nuk mundem më rrofsh!

- Pse shanë atëherë kur s'mund të fluturosh?!

Sevdail Hyseni