E premte, 19.04.2024, 12:00 PM (GMT+1)

Mendime » Nexhipi

Reshat Nexhipi: S’ka popull në botë, që të ketë nxjerrë dy burra shteti të famshëm, si Leka i Madh dhe Skenderbeu

E diele, 12.07.2020, 01:46 PM


S’ka popull në botë, që të  ketë nxjerrë dy burra shteti të famshëm, si Leka i Madh dhe Skenderbeu

(Vazhdim i dytë, i artikullit, me titull ,,15 veçoritë e popullit shqiptar,, publikuar në Zemra Shqiptare,  në datën 05. 06. 2020)

Nga Reshat Nexhipi

Pse preokupohem, me origjinën e  Lekës të Madh dhe të   figurave të tjera, të cilët,  nuk kanë bërë gjë për kombin tonë ?

Këtë pyetje, ma kanë parashtruar disa gazetarë gjatë intervistave, të cilëve, u  jam përgjigjur, si vijon. Nuk e bëj këtë, për shkak të  ndonjë ,,simpatie,, që kam ndaj tyre, por, për t’i qendruar besnik shkencës,  dhe, e dyta, përmes origjinës, fjala vjen, të Lekës,   nxjerr në sipërfaqe origjinën tonë të vjetër, duke  ua mbyllur, njëkohësisht, në këtë mënyrë  gojën albanofobëve, që përpiqen të na trajtojnë për ardhacakë,  kurse veten e tyre, për trashëgimtarë të Maqedonëve  të Vjetër!!

Si mund të adhuroj Lekën e Madh, kur dihet që, për interesa personale,  ka mashtruar tërë botën, duke u deklaruar për Helen ose Grek, kurse  Babaj i tij, Filipi i Dytë, ka vrarë rreth 7000 ushtarë ilirë, të udhëhequr nga mbreti i tyre-Bardhyli (Yll i Bardhë) nga gjaku i të cilëve, është krijuar Lumi i Zi, që kalon nëpër fushën e Pellagonisë, të cilën, unë, e quaj fushë e Pellazgëve tanë, të para rreth 120 shekujve të kaluar. Pa marrë parasysh këtë, ne historianët, e kemi për detyrë, t’ia tregojmë origjinën e sicilit, pa marrë parasysh, a na pëlqen, ose jo.

Përndryshe, origjina ilire e Lekës të Madh, veç tjerash, argumentohet edhe përmes gjyshes dhe nënës së tij, sepse  e para  ishte  princezë ilire, e dalë nga Linkestët e  Manastirit të Vjetër, kurse e dyta-Olimpia,  nga familja e Pirros, që do të thotë, ky dhe Leka, dalin kushërinj, apo jo?. Megjithatë,  për të argumentuar  edhe më tepër origjinën e tij ilire, si dhe, siç thashë, për tua  kyçur gojën, njëherë e gjithmonë, albanofobëve  maqedonas, madje, fatkeqësisht, edhe disa shqipfolësve tanë, në vijim, po evidentoj emrat e vetëm disa autorëve, të cilët flasin për origjinën e Lekës dhe, ca shënime të tjera, interesante për të.

Kush, çka shkruar për Lekën e Madh, sipas rendit alfabetik dhe pa ndërhyrë në objektivitetin e tyre

Aristidh Kola, shkruan: ,,Leka  do ta ndjekë rrugën e dardanëve (ilirëve-R.N.), gjegjësisht, rrugën nga Ballkani veriperëndimore deri në Indi e Tibet...

Aristidh Kola...Gratë shqiptare, monedhat e këtyre dy figurave të shquara, at e bir, Lekës dhe Filipit, i mblidhnin dhe i varnin në gjerdanet e tyre,,.(A. K. Arvanitët..Tiranë,2008, f.228).

Artur Vajgal, në librin e tij, kushtuar Lekës së Madh, botuar në Tiranë më 1993, f.16, njofton se gjatë lindjes së Lekës, në kulmin e shtëpisë të tij, kishin qëndruar dy shqiponja, të cilat, paralajmëronin, se ky djalosh, do zgjerojë shtetin e vet në të katër anët e botës!!,

CIA (Ekspertët e saj): Leka  dhe Maqedonët e Vjetër, ishin ilirë (Revista  maqedonase “Dello,,.05.1996),

Edit Durham: Leka ishte shqiptar. (“Problemet e Ballkanit”, Tiranë 2000, f. 20),

“Fakti” 17 gusht 2004: ,,Shumica e krerëve dhe ushtrisë së Lekës të Madh në ekspeditën Aziatike, ishin pellazgë, apo shqiptarë”. Koka e dhisë, e cila ka qenë simbol e kohës së Lekës, u bë edhe simbol i Skënderbeut, si dhe i mbretit të Shqipërisë Ahmet Zogu,  thuhet në një tekst të internetit,

,,Fakti,, e 10 nëntorit, 2008: Leka vdiq nga malaria, në moshën 33 vjeçare dhe u varros me madhështi, si dhe për 600 vjet  varri  i tij ishte një vend pelegrinazhi,

,,Fakti,,...për njerëzit që vinin aty  nga tërë bota, por në fillim të shek.IV pas Krishtit varri i tij u zhduk jo vetëm si monument, por edhe nga tekstet e shkruara  për të mos u gjetur akoma edhe sot e kësaj dite,

,,Fakti,,. Përndryshe, Leka, kishte lënë amanet, njëra dorë, t’i lihet jashtë varrit, me pëllëmbë të hapur, për të treguar se kushedi sa i pasur të jesh, në fund, mbetesh me duar bosh,

Finleu, shkencëtar i shquar: Leka  ka folur në një dialekt të vjetër shqiptar,

“Hrana i vino”, revistë, nr. 23, prill 2006: Leka i Madh  është shpikës i tortës të parë,

Jaho Brahaj: Leka  ishte mbret i parë pellazgo-ilir (,,Fakti,, 2. 4. 2002),

Leka, bukefali dhe piktori. Ky kalë, disa herë, ia kishte shpëtuar jetën Lekës, prandaj, në shenjë mirënjohje, menjëherë pas ngordhjes, ngriti një qytet dhe i caktoi emrin Bukefal (Kavalla në Greqi),

Leka, bukefali dhe piktori... Madje, në një rast tjetër, i kishte urdhëruar një piktori, që t’i bënte pikturë  kalit, gjë që edhe  ndodhi.

Leka, për t’u siguruar, dha urdhër që, të sillej Bukefali afër pikturës  dhe  të bëhej krahasim. Piktori, i ofenduar nga ky gjest, prandaj kur kali, rastësisht, duke e sjellë te pronari, hingëlloi, piktori, i tha Lekës: “Kali marrka vesh nga piktura më tepër se Ju!”.

Leka ,,Dasma midis Evropës dhe Azisë,,. Leka i Madh, rreth një vit para vdekjes,  bëri “kurorzimin” e nja 10.000 ushtarëve të vet me femra persiane, me qëllim që të formonte një komb të vetëm në botë etj.,

Leka ,,Dasma...,,Bile edhe vetë u martua me persiane. Përndryshe, kjo,, martesë,, ndodhi territorin e vjetër e Persisë e cila  sot e përfshin Iranin, Irakun, Avganistanin dhe vende të tjera në Azinë e Jugut.

Leka dhe mbreti Por. Ky mbret indian, ishte mjaft i fuqishëm, prandaj edhe gjatë dy luftimit, Leka përdori një mençuri, për ta fituar. Ishin marrë vesh që, në sheshin e luftës, të dalin vetëm ata të dy. Kur Pori i madh, iu afrua Lekës, ky, i thotë: Pse ke sjellë edhe një tjetër me vete?. Pori, duke i besuar, ktheu kryen prapa kurse, në ndërkohë, Leka, i bje dhe e vret,

Leka  dhe pasuria.  Persepolis të Persisë,   gjeti aq pasuri të mëdha, sa që, në një letër dërguar në Maqedoni, shkruante se nuk ishin të mjaftueshme as 20.000 mushka dhe 5.000 deve për t’i transportuar të gjitha,

,,Makedonsko Sonce,, 28.9.2001: sipas një legjende, Leka i Madh, u varros në Aleksandri, në një sëndyq të florinjtë,

,,Makedonsko sonce” 05.10.2001: Në  një legjende, e regjistruar nga Marko Polo, thuhet se, në një vend të Gruzisë, ishte paraqitur një ngushticë midis detit dhe maleve të pakapërcyeshëm, e cila e pengoi tepër përparimin e mëtejshëm të Lekës së Madh,

,,Makedonsko sonce”... prandaj, ky ishte i detyruar të bëjë një gardh të posaçëm, përmes të cilit, e pengoi kalimin e fiseve gjysmë të egra, në anën e botës së qytetëruar. Ai gardh u quajt: “Porta e hekurt” ose “Gardhi i Aleksandrit”, dhe, ka mundësi që të jetë baza e murit të Kinës,

Marin Barleti: Leka “është i yni,, (vepra e tij “Historia e Skënderbeut”, botuar në Shkup, 2004, f. 233, fusnota 65),

Mathieu Aref: Emri i Lekës-Aleksandër, ka të bëj me fjalët shqipe ka le si andër (ka lindur si ëndër)-M.A.Mikenët- Pellazgët,Tiranë, 2008, f.496),

Musa Ahmeti, nga Roma, në Faktin e 4 korikut, 2006, shkruan se varri i i tij gjindet në bazilikën ,,Shën Marku,, të qytetit në fjalë.

Paul Garde, shkencëtar francez: Leka i   Madh ishte  nip i  ilirëve,

Robert d’ Angely, shkencëtar francez: Leka i Madh “Nga preardhja ishte shqiptar...gjeneralëve të tij, iu drejtohej në gjuhën e vet, që ishte pellazgjishtja, ose shqipja,,

Serget Daucet: Leka i Madh ishte stërgjysh i shqiptarëve. (“Fakti”, 17 janari, 2005-Halil Hyseni),

Xhorxh F. Vilijams: Gjuha e Lekës së Madh, ishte shqipja (“Fakti”, 14 gusht 2004).

Ps. Pa marrë parasysh, sa kanë të drejtë autorët e posapërmendur, të cilëve, ndonjë, mund edhe,  mos u besojë, por,  nuk mund të demantohet kurrë,  ajo që theksova në fillim, lidhur me gjyshen dhe nënën e Lekës të Madh. Përndryshe, Leka ishte emnak me heroin ynë kombëtar, i cili është objekt i tekstit në vijim.

Kush çka thënë  për Skenderbenë

(Sipas rendit të Alfabetik)

Aleksandar Stojanovski: Të gjitha tezat e lansuara paushale të dr.Petar Popovskit, lidhur me origjinën e Skënderbeut, “shovinizëm dhe racizëm i hapur”.

Aristidh Kola: Skenderbeu ishte gegë, prandaj, këta, shekuj me radhë, mbanin veshur  një shirit të zi në shpatull, në shenjë zie  të përjetshme,  për vdekjen e tij,

Ashik Pasha Zade, shkencëtar i njohur i shek. 15:Skenderbeu është arnaut (Mr. Ilmi Veliu, Skenderbeu)

Cvetan Grozdanov: E gjithë bota e di se Skënderbeu është shqiptar. (“Fakti”, 26 nëdor 2005),

Edmund Spenser,  poet  i  epokës elizabetiane: ,,Skenderbeu ishte shok me të mëdhenjtë  e të mëdhenjëve,, ( ,,(Arena,nr. 15, 2010-Joseph J. Diogardi),

Fanoli: Skenderbeu mbyti tërë Italinë  me famën  dhe  lavdinë e tij,

Ferdinanti, mbret i  Napolit, Skenderbeun,  e konsideronte dhe e quante baba, sepse, veç tjerash, në një rast, gjatë një beteje, ja kishte shpëtuar jetën,

Filelfo. Humanist i shek. XV,  kishte deklaruar se kryqëzata e v. 1464, e përgatitur nga papa Piu II, mund të kishte sukses, nëse në të, merrte pjesë Skënderbeu, me ushtarët e tij, të cilët, ishin të vetmit që kishin prapsur turqit në Ballkan,

Frank Bardhi: “Do të ishte më lehtë t’i shkëputej Herkulit nga duart topuzin, se sa, të fshije nga zemrat e vegjëlisë dashurinë për Skënderbeun”,

Draganov.  Folklorist i njohur bullgar, autor i një përmbledhjes me këngë, midis të cilëve edhe 7 nga Galishniku i Maqedonisë, kushtuar heroizmit  të Skenderbeut.

Haralampie Polenkoviq: Skenderbeu ishte luftëtar kundër çdo lloj tiranie dhe robërie,

J.Falmajer:Skënderbeu është një nga kryeluftëtarët më të mbaruar, më fatbardhë dhe më të mëdhenj të botës” (Dhimitër Canco, Epiri… Flaka,11.03.2004),

Jaho Brahaj,  shkruan ,,Populli shqiptar, Skënderbeun  e njihte për mbret, edhe pse ai, këtë titull, nuk e përdori kurrë, deri sa ishte gjallë,, dhe se  ,,Të  paktën  nga Kuvendi i Lezhës,    vitit 1444, Skenderbeu,  e mbante  kurorën  Mbretëtore shqiptare,  e  cila ishte kurorë tradicionale iliro-arbërore,,. (Fakti,, 4 prill,  2002),

James Volfe, gjeneral-major: ,,Skenderbeu  ua kalonte të gjithë oficerëve, të lashtë  dhe modernë  në udhëheqjern  me një ushtri të vogël defensive,, (Arena,nr. 15, 2010-Joseph J. Diogardi),

Karl Treimeri, Shkencëtar austriak: ,,Ne shohim se Skenderbeu është një hero kombëtar, në të vërtetë ndërkombëtar, mbrojtës i suksesshëm i Evropës, gjeni strategjik, politik e organizativ. Në atë kohë, kur Skenderbeu qendroi lart si yll ndriçues, Sërbia dhe Bizanti kishin marrë tatëpjetën...,,

Karl Treimer...Ky intelekt e ky shpirt, janë trashëguar prej ilirëve të moçëm, që e kanë mbajtur dhe e kanë shpëtuar jo vetëm Perandorinë Romake, por edhe atë Osmane, madje, edhe në parahistori, ata ishin kulmi i kulturës evropiane,

Kostadin Delinikolov, historian:Skenderbeu me betejat e tij e pengoi zgjerimin e Perandorisë osmane në Evropë,

M. Kamile Paganel: Shpatën e Skenderbeut magjike nuk mund ta përdorte dot  asnjë  tjetër (dr. Petar Popovski…f.724),

Marçin Bjelsi, personalitet i shquar, siç duket polak, në librin e tij “Kronika e tërë botës”, e botuar në Poloni, më 1551: Skenderbeu ishte  Princ shqiptar i Maqedonisë” (Folklorot i etnologijata vo Bitola i Bitolsko, Manastir, 1981, f. 287 artikull i Kole Simitçiev).

Marin Barleti.:Me praninë e Skënderbeut, mund të ngjallen edhe të vdekurit”,

Marin Bjellski: Skënderbeu ishte “Princ shqiptar i Maqedonisë”.  Përndryshe, në Maqedoni janë thurur disa këngë dhe legjenda për të, siç është rasti edhe  kënga ,,Skenderbeu dhe vajza e Manastirit,, kurse në Ohër, disa shekuj me rradhë,  një lagje, mbante emrin e tij,

Marin Segoni, humanist shqiptar, Skenderbeun  e  quan  mbret,

Marksi: Fuqizimi i pushtetit të Skënderbeut për Venedikun, ishte si gjemb në sy, kurse Papa i romës, Pali II, edhe pse heroin shqiptar e dekoroi me dekoratë të lartë, ishte koprac i madh dhe, nuk e dërgoi ndihmën e kërkuar nga ana e Skënderbeut,

Mehmet  sulltan II: ,,Luan si Skenderbeu, kurrë  nuk do të lindë dheu...tani, me vdekjen e ti, Evropa dhe Azia janë të miat. Mjerë krishtenimi, se i humbi shpata dhe mburoja”, që do të thotë se heroi ynë kombëtar, me betejat e tij të famshme, ka mbrojtur dy kontinente, posaçërisht Evropën,

Millan Shuflaj: “Skënderbeu ishte gjenerali më i madh në botë”,

Mioçik, historin: Skenderbeu, me  një të rënë,   i kishte prerë kokën një demi të madh, pronë e Mamicës, motrës së vet. Atë shpatë, ia kishin vendosur në varr, por  pas vdekjes, sulltan Muhamedi, e kishte zbuluar varrin dhe i kishte marrë-shkruan  dr. Petar  Popovski,

Mioçik...Lidhur me shpatën, populli ka krujuar thënien: ,,Nuk është në pyetje një copë hekuri i dheut, por dora e fortë e Skenderbeut,,

Moikom Zeqo:  Skenderbeu për veten, ka deklaruar: ,,Unë rrjedh nga  Epiri, shqiptarët janë pasardhës të Pirros,,. (“Fakti”, 4 gusht, 2005),

Momçillo Stremiç: Skënderbeu triumfoi ndaj Turqëve me forca të veta, sepse edhe pse vendet e Evropës shpëtimin e tyre nga Turqia e shikonin tek Skenderbeu, sidomos Italia, nuk e ndihmuan me ushtri të tyre,

Musa dr. Ahmeti: Në “Faktin” e 30 korrikut, 2005, qëndron shkrimi i  tij, në të cilin, veç tjerash, shkruan:  Skënderbeu mundi 7 pashallarë... nuk u plagos kurrë...përveç se njëherë, lehtësisht me një shigjetë... ishte gjithmonë ndër të parët për të hyrë në beteja dhe i fundit për t’u tërhequr,

Musa dr.Ahmeti...Meqë Skenderbeu, kishte një pamje mbretërore të fytyrës, u pëlqye shumë nga Sulltan Murati, i cili, në fillim, e dërgoi në Azi për të luftuar kundër mbretit të Çiliçisë, në të cilën luftë, fitoi nam të madh, duke luftuar trup me trup me një tartar të shquar, të cilin, e vrau,

Musa dr.Ahmeti... Pas kësaj, Sulltan Murati, bëri zakon që të pohonte publikisht  se  Skënderbeu, ishte krahu i tij dhe syri i tij i djathtë, si dhe mbrojtësi i papërsëritshëm i shtetit të tij”

Nathaly Clayer:   Skenderbeu ishte bektashi  ,,Fakti” 18 gusht 2001.  Në literaturën historike, thuhet: Si peng, i sulltanit, u bë myhyp  i një babajt bektashian dhe si i tillë, me ardhjen në Krujë, e shëndroi këtë qytet në qendër bektashiane, kurse për shkak edhe të tij, këtë sekt e përqfuan figurat më tën ndritura  të kombit tonë, si muslimanë ashtu edhe të krishterë,,.

Nikolla Vuliq: “Deri në fund të shek. XIX, d.m.th., deri atëherë kurë historianët serbë filluan të intere­sohen për historinë shqiptare, nuk kishte asnjë dyshim të vogël për preardhjen shqiptare të Skënde­rbeut”.

Papa Kalisti III. Përmes një letre, Skënderbeut, i shkruante: “Ne, biri dashur, kemi pasur gjithmonë mendim shumë të mirë për fisnikërinë tënde dhe, kemi ditur se, me duresë dhe trimëri, u ke qëndruar në ato anë, i vetëm turqve të egër...,

Papa Kalisti III... Emri yt, i lumtur, është përhapur në të gjithë popujt katolikë, për të gjitha këto punë të mira, që ke kryer, për këtë fitore të shkëlqyer”.(Historia e popullit shqiptar, 8, Tirana, 2000, f. 50),

Papa Pali VI: “Skënderbeu është pinjolli famëmadh”,

Pjer de Ronsar, poet francez i shekullit XVI, i cili në shkrimet e tija  për Skënderbeun flet në superlativ,

Rade Rapaica, duke u frymëzuar nga betejat e Skenderrbeut, e nxiste popullin serb të ngrihet në kryengritje. (Grigor Përliçev, Skenderbeu, Shkup, 1968, IV)

Rafael Kamhi Çifut i dalluar nga Manastiri, bashkëpuntor i  mjaft shqiptarëve të shquar,  si emër të dytë, mbante atë të Skenderbeut,

Rafaelo Volontrini, i shek.15 :Skenderbeu është trashëgimtar i  mbretit Pir (Dhim. Pilika, Pelazgët...f. 68).

Robert Austin: “Ideja e shqiptarëve të Amerikës që t’i ngrenë monument heroit të tyre kombëtar, është e shkëlqyer, sepse Skënderbeu është hero jo vetëm i shqiptarëve, por edhe i Ballkanit dhe Evropës, dhe se me qëndresën e tij ai ndikoi në mbarë histoinë botërore”.

Sabellico, humanist dhe historian i dalluar i Italisë, i cili shkruan se babaj i tij  kishte shërbyer me Skënderbeun, përsëafërmi dhe habitej nga trimëria e tij,

Stojan Vezenkov. Ky sllav, i njohur në histori si “Udhëheqës Maqedono-shqptar” dhe ,,Koordinator midis lëvizjes Shqiptaro-Maqedone,, epitetin  e kishte “Skenderbe i Ri”,

Sulltan Murati: ,,Të kisha vetëm dy strategë si Skenderbeu, për 3 muaj e gjysmë, do ta shkelja tërë Evropën dhe do dilja deri te brigjet e okeanit Atlantik,, që do të thotë se Evropa shpëtoi duke falenderuar Skenderbeut,

Shloseri, historian gjerman i shek.XIX, shkruan: Kur turqit pushtuan Lezhën dhe hapën varrin e Skënderbeut, jeniçerët i morrën eshtrat e tij, i mbështollën me flori dhe argjend për t’i përdorur si hajmali mbrojtëse, kurse pastaj e shpallën  për “shenjtor” të tyre,

Tome Serafimovski:“Personaliteti i Skënderbeut paraqitet një hero i pakrahasueshëm autentik shqiptar” (“Lajmi”, 6. 4. 2006)

Vollteri: Sikur Skenderbeu të mbronte Stambollin, turqit nuk do të mundnin të hynin kurrë në të,

Xhems Bon:Skënderbeu shkëlqeu mbi të gjithë gjeneralët,

Xhenaro Françones, shkencëtar i shquar: “Mbreti shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, duke qenë një mbrojtës i famshëm dhe i përkushtuar i Evropës, ka të drejtën morale të quhet edhe një nga pionerët e hershëm të saj”. Skenderbeun  e  quan  mbret. Xhovani Batista-Pinja, shek.16: Skenderbeu rrjedh nga epirotët (Dh.Pilika, 60)

Ca shënime të tjera për Skenderbenë

Skënderbeu në  Turqi. Deri sa ishte peng në oborrin e Sulltatanit, korri fitore të shkëlqyeshme kundër kryengritësve të Anadollit, të cilët deshin ta rrëzojnë Sulltanin e atëhershëm. Ai, “Si kapiten i 50.000 kalorësve dha prova të mrekullueshme në betejat”-thuhet në literaturën historike dhe, shtohet se, Skënderbeu, disa herë i fitoi forcat e Gjergj Despotit të Serbisë, Gjergj Brankoviqit, etj., të cilët ishin kundërshtarë të Sulltan Muratit II, prandaj edhe mori emrin e Lekës së Madh.

Skenderbeu, në Turqi...  literaturën historike, shtohet  se, veprimin e parë që e bëri Skënderbeu, me të cilën e fitoi zemrën e Sulltan Muratit II, qe në Adrianopojë, në moshën 25 vjeçare, kur doli fitimtar në dyluftim me një tartar të tmershëm, prej të cilit, u dridheshin koskat trimave më të dëgjuar të asaj kohe...

Skenderbeu, në  Turqi...Skënderbeu, pa asnjë plagë në vete, e vrau kundërshtarin, me veprime të shkathta dhe plot mençuri, duke lënë gojëhapur të pranishmit...

Skenderbeu në Turqi... “Dy prova të tjera të ngjajshme i dha në qytetin e Bursës, njësoj si Bitimia (figurë mitologjike), përpara zotërisë së tij, kundër dy luftëtarëve persianë, shumë të fortë në armë, njëri i quajtur Isaia e tjetri Zampsia, të cilët në mënyrë të ngjashme, me shumë guxim u vranë prej tij, ashtu si edhe tartari...”.

Skenderbeu, për Maqedoninë. Pas vdekjes të emnakut  dhe bshkëtdhetarit të tij, Lekës së Madh, emri i Mqedonisë filloi të harohet, por për fat të mirë të saj, në skenën e historisë, pas rreth 900 vitesh, u paraqit Skenderbeu, i cili me betejat e tij të famshme dhe legjendare që i zhvilloi edhe në Mqedoni, bëri që të riqfirmohet emri i saj.

Përveç këta  dy emnakë që e bëjnë të veçantë kombin tonë, në këtë drejtim, ka edhe  figura të tjera, siç  është edhe familja Qiriaze   nga Manastiri, e cila është objekt i  dorëshkrimit im, gati për botim.



(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Reshat Nexhipi: Oferta e Zyberit dhe refuzimi i Zaevit dhe Mickovskit, më kujtojnë Skenderbenë dhe dy sulltanët Reshat Nexhipi: Raste të rralla, lidhur me besën dhe trimërinë shqiptare Reshat Nexhipi: Evinemente historike, në Prespë dhe Manastir Reshat Nexhipi: Dy fjalë për akademikun Kapllan Burrëviçi Reshat Nexhipi: Pse anullohet regjistrimi i popullsisë në Maqedoni Reshat Nexhipi: Dy fjalë rreth regjistrimit të popullsisë në Maqedoni Reshat Nexhipi: Dy fjalë rreth zyrtarizimit të gjuhës shqipe Reshat Nexhipi: Emri Maqedoni, mbeti gjallë, falë shqitarëve Reshat Nexhipi: Rruga zigzake, me tela dhe gjëmba, nëpër të cilën ka kaluar familja jonë Reshat Nexhipi: 15 veçantitë e kombit tonë Reshat Nexhipi: Profesoresha, fitoi gjith ato vota, falë albanofobisë, e jo kredibilitetit të saj Reshat Nexhipi: Ç’do t’i thoja Blerim Rekës në Manastir Reshat Nexhipi: Greqia, Turqia, Italia, Maqedonia dhe Europa, pa të parët tanë, do kishin histori të zgjebosur Reshat Nexhipi: Marrëveshja e Ohrit dhe zgjedhjet presidenciale në Maqedoni Reshat Nexhipi: Udhëtimi 2400 vjeçar i ''shtafetës'' së Pavarësisë Reshat Nexhipi: Deputetë dhe analistë të nderuar, mos lejoni nëpërkëmbjen e historisë tonë të lavdishme dhe dinjitetin ynë kombëtar Reshat Nexhipi: Europën, e kanë krijuar njerëzit e racës tonë Reshat Nexhipi: Kontributi indirekt i Skenderbeut për Kongresin e Alfabetit Nexhipi: Amerikanët për shqiptarët dhe anasjelltas Nexhipi: Falënderoj uruesit dhe kërkuesit

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora