E premte, 19.04.2024, 06:17 PM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Mevlud Buci

E diele, 12.07.2020, 09:43 AM


MEVLUD BUCI

POEZI

PENA JOTE DRITËLIRIE

Kushtuar Albert Zholit

Zë i kohës,zë i jetës,

Ku je lab o gen sokoli,

Publicist,dritë e së vërtetës

Gazetar Albert Zholi.

Një jetë ka e vdes njeriu

Ligj natyre në përjetësi,

Pena jote akujt shkriu

Pena jote-ditë- liri..

NANAT BUCIANE

Frymëzuar nga libri “Krenaria”dhe Dibra zemra e kombit”të autorit Hysen Mehmet Dervishi.Kushtuar tre gjyshërve të mi që u vranë kundër Sebisë,Hoxhë Bucit me babanë  e të birin,me shtatë gjuhë të huaja,ish-sekretar i Iliaz Pashë Dibrës dhe mik i Abdyl Frashërit.

Në brezni e nëpër tufane

Lindët, rritët kreshnikë të lirisë,

Bijat e  Runjës,nanat buciane

Gra burrnesha të Arbnisë.

Si Ndregjonët,Bruçët,Dervishët,

Këta tre fise në kala-kulla,

Në çdo betejë flasin trimnitë,

Gra burrnesha në front me burra.

Ku të kam o vlla Bajrami

Me babë e bir nëpër tufane

Je martir,kreshnik tabani,

Lum ç`kanë le nanat buciane…

FATMIR DELISHIT

Selishtian,gen i mirësisë

Në Lezhë u rrite o bir dibrani,

Puna jote kohën e ndriti,

Fis urtie-selishtiani

Je Fatmir Jashar Delishi.

Me djalë Sindriti,gruan Mejreme

Jeni dritë e ball i punës

Me besë shpirt e zemër drite

Bash si Tolla e mal i Runjës.

O Fatmir,Fatmir Jashari

Të kemi nur të vllazërisë

Je dibran,shpirt bujari

Selishtian,gen i mirësisë.

OSMAN MIHËN E KE DJALË

Kushtuar birit të Katundit të Vjetër,Osman Hidër Mihës,ing.,shkëncëtar,Nder i Bulqizës.

I flet kohës me burrni

U flet brezave,galerive,

Bir i Mihës me plot urtësi

Je në altarin e mirësive.

Me vlla Latifin e me Xhemalin

Me plot miq  e kushërinj,

Sinonim je me mineralin

Inxhinier me plot zotësi.

Muhurr i lashtë,Katund i Vjetër

Me kulla të gurit je në altar

Mikun e Lalës si askush tjetër

Osman Miha e ka djalë.

LLESH DIBRA,DIGJE KULLËN

Një rast unikal e më gjerë,Rrahman Shehu,Kros Shehu i Qafë Murrës me 73 njerëz në shtëpi,duke pas mik shtëpie Haxhi LLeshin, u rrethua nga gjermani dhe tha:Të digjet kulla,mikun nuk e dorëzoj.Mas lufte ,e bënë kulak.

Me atë Qafë Murrë shkrepi vetima

U rrethuan burrat trima,

Rrethuan kullën e Rrahmanit

Kërcet topi i gjermanit.

Qaj Kros Shehu,kullë baroti

Sofër bese –gen Kastrioti,

Jo,nuk tutet kullë e vjetër

Lëshon za sa trondit çetën.

Më thonë Sheh,nanë kam Murrën

O Llesh Dibra,digje kullën…



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora