E hene, 10.08.2020, 11:50 PM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Valbona Hadri

E diele, 12.07.2020, 10:42 AM


Nuk dinte ku ta fshehte?

Në mendjen e tij

është ndërtuar perandoria e një vashe  me delikatesë kristalore .

Bukuria e saj i ngjante në vesën e mëngjesit me të cilën freskonte sytë e tij të mërzitur

Pastaj i bëhej të jetë vala e detit dhe

me një tundim koke zgjaste dorën ta mbante për vete.

Uh sa çudi, me një rrahje krahësh ajo merrte pamjen e mjellmës dhe ikën në lartësi.

Pastaj bie nata dhe errësira i'a përpinte të gjitha pamjet e saj.

Atë zë qiellor dua ta dëgjoj vetëm unë,

thoshte kujdestari i lules në çelje dite.

Adhuruesës së tij i thoshte: Lazdranja ime, pse të trembet qerpiku të rrëmben frika nga fryma ime?

Kujdestarit të lules me sy prej kristali,

herë - herë i duket se është mbuluar me butësinë e saj prej mëndafshi me aromën e një luleje të çelur në sytë e tij.

Pastaj vetja i dukej e dehur në pritjen e saj.

Mërzinë e dhimbjen i mbante nën sqetulla shpirti.

Me frymën e tij në të sosur fshinte pluhurin e shtrirë mbi portetin e saj.

Nganjëherë i dukej se ia rrembeu era. Mundohej ta gjente, ta ruante, ta fshehte për t'u strukur pranë saj.

Nën çatinë e një shtrojere, në pritje numëronte pikat e shiut, me shpresën e një dite të çelur lule, do ta takoj vashën e ngulitur në zemrën e tij.

11.07.2020

Valbona R. Hadri


E donte

Në mbrëmjen e kësaj dite

Ndjeja se dikush kërkonte një lumturi të vogël

Të vogël aq sa të shëronte shpirtin,

ta ngrohte zemrën e tij, ta kënaqte shikim gati të verbuar për një sy çike.

Për këtë betohej se s'shikon tjetër sy

përveç një Zane mali që e ndjente Ai.

Një Zanë të vetme që i sillej vërdallë mendjes së përhumbur në mugëtirën e dashurisë, që si vinte dot për ta parë.

Ai donte një lumturi të vogël ta fuste në sirtarin e nuses me pamje Zane, mos t'ia merrte askush pos buzës së tij, ta kishte dritë dashurie, lavdi jete krah tij.

Ta ruante si xhevahirë mes perlash të kaltra, të ndihej krenar, kokëlisi mes një selvie ta shuante etjen e dhimbjen që e bluante gjithnjë.

Ai zgjodhi frutën më të ëmbël në degë, një frut erëmirë që jep lule në çdo stinë, ndryshe nga të tjerat, ajo piqej në sytë e tij.

Ndaj, ai zgjodhi Zanën e malit t'ia veshte nusërinë. Ta kalëronte mbi dete, oqeane mbi supet e tij.

T'ia dëshmonte Diellit, Tokës e Qiellit. Hënës me gjithë yje. T'i përtokej Zanës, të vetmës bukuri.

Perëndisë t'ia dëshmonte me gjakun e tij, se ai s'do tjetër pos Zanës, të vetmës dashuri, të vetmës pamje në sytë e tij.

09.07.2020

Valbona R. Hadri



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora