E enjte, 28.03.2024, 08:26 AM (GMT)

Kulturë

Xhevahir Cirongu: Buzëmbrëmje në det

E diele, 12.07.2020, 10:09 AM


Xhevahir Cirongu

Buzëmbrëmje në det

E ndoqa hijen e natës

Pas dritës së xixëllonjës të vetëmuar,

Hapat i hodha ashtu ngadalë

Aty te bregu i detit sërisht

Fjalën “Dashuri’’ në rërë kish’ shkruar.

Thash se mos isha në ëndërr

Por jo, kjo ndodhi me të vërtetë;

Mbi gjurmët e ngelura në rërë

Lundronte  fjala si  varkat në det.

Buzëmbrëmjeve bregut të detit

S’ka lëvizje njerëzish si më parë,

E trishtë  kjo verë e vitit 2020- të

Edhe xixëllonjat dritën e kanë  mekur.

Erdha ti them valës së detit

Që të dy jemi të trishtuar vërtet,

Së bashku mallin e dashurisë  tretëm

Nën dritën gjysëm vezulluese të xixëllonjës.

Ika atë  buzëmbrëmje nga deti

Dhe pas lash gjurmët si kujtim,

Më pëshpëriti edhe fjala e shkruar në rërë

Eja prapë më tha, të pres biri im !

Durrës, 11 Korrik 2020



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora