| E diele, 12.07.2020, 11:24 AM |
Pse kërcënon Rama dhe jo Basha?
Nga
Enver Bytyçi
Të
shtunën e kaluar kryeministri Rama ka dhënë përmes Tëiter një ultimatum për
kreun e opozitës duke shkruar se "Ne s'donim e s'duam administratë
zgjedhore partiake, prandaj mos provokoni se…" Ndërkaq në atë Tëiter ai ka
akuzuar zotin Basha se po e kërkcënon kreun e mazhorances, kur thoshte se
"Lerëni sharjet e kërcënimet ju lutem e mos thoni u prish marrëveshja, se
ajo marrëveshje u bë me ju e për ju, jo për ne"! Ultimatumi brenda të
njëjtit Tëiter shprehet qartë në fjalinë "Mos na nxisni kundër asaj
marrëveshjeje që e bëmë për ju, po na lini ta votojmë…!
Aty
ku zoti Rama kërcënon ka shënuar në secilin rast tri pikat (…) me qëllim që
pritësi i mesazhit (opozita dhe kreu i saj) të nënkuptojnë se do të përballen
me zemrimin e "Zeusit" mbi tokën shqiptare dhe më pas do të pendohen
për kritikat që opozitarët ia bëjnë qeverisë dhe qeverisjes së Edi Ramës. Por
ato tri pikat dhe kërcënimi i zotit Rama lidhen me një deklaratë të mëparshme
të zotit Basha, kur ky i fundit njoftoi publikun shqiptar se kryeministri i
vendit i kishte dërguar atij emisarë, të cilët i kërkonin pazarin politik,
sipas të cilit "Lulzim Basha kryeministër, Edi Rama president"!
Komunikimi
politik në këtë rast është i drejtpërdrejtë, pa nënkuptime e metafora. Duket se
denoncimi i propozim-marrëveshjes si formë kompromisi i Edi Ramës dhe denoncimi
i kësaj tentative nga Lulzim Basha e ka nervozuar kreun e mazhorancës.
Nervozizmi i tij shprehet me mënyrën e drejtpërdrejtë kërcënuese e njëkohësisht
pozicionin e vështirë politik të atij që në gati tetë vite është mësuar të
kërcënojë dhe të veprojë në mënyrë autoritative kundër demokracisë e veçmas
kundër opozitës në këtë vend.
Afera
e pazarit politik e ofruar për Bashën dhe publikimi i saj nga kreu i opozitës e
ka bërë Edi Ramën shumë nervoz. Nervoziteti i tij nuk lidhet shumë pse kjo
aferë u bë publike, sa lidhet me mesazhin që zoti Basha i dha atij dhe publikut
shqiptar, duke ia prerë shpresat zotit Rama se mund të negociojë ndryshimin dhe
rrotacionin e pushtetit.
I
bindur se humbja e tij në zgjedhjet e ardhshme elektorale është e pashmangshme,
i degraduar plotësisht me qeverisjen e blerë e të masakruar të shtatë viteve, i
zhytur në mëkatet personale anti-ligjore përballë qytetarëve shqiptarë, Edi
Rama në shënimet e tij të fundit në Tëiter na dëshmon një njeri të dëshpruar,
të zhgënjyer me veten e tij, të pashpresë dhe pa të ardhme. Ndaj ai vihet në
kërkim të komppromiseve jo demokratike.
Rama
është i dëshpruar dhe i pashpresë edhe për faktin se ai bashkë me Vuçiç dhe
Thaçin u dogjën gjithashtu në lojën e raporteve gjeopolitike për rajonin.
Përfundimisht ai ka kuptuar se duhet të negociojë jetën e tij, që të evitojë
përballjen me drejtësinë. Ndaj kërkon postin e kreut të shtetit. Edhe Hashim
Thaçi hoqi dorë nga pozicioni i kryeministrit të Kosovës për t'u bërë president
i vendit, në momentin kur pa se po rrezikohej nga Gjykata Speciale. Fenomeni
përsëritet, madje te politikanët e të njëjtit soj e model!
Duket
se arma e fundit që Edi Ramës i ka ngelë tashmë ka të bëjë me kërcënime të
llojit tri pikësh me qëllim që të bëjë presion ndaj opozitës dhe Lulzim Bashës
për të pranuar një kompromis. Por çdo lloj kompromisi do të zgjaste periudhën e
tranzicionit. Lulzim Basha u ka premtuar shqiptarëve se tranzicioni do të marrë
fund në qeverisjen e tij. Nëse nuk ndëshkohet krimi qeveritar i Edi Ramës dhe
bashkëpunëtorëve të tij, tranzicioni do të vazhdojë edhe 30 vite të tjera dhe
Shqipëria nuk mund të jetë anëtare e Bashkimit Europian.
Vendi
ynë pret që të fillojë dhe vazhdojë pa ndërprerje negociatat e pranimit në BE.
Kjo nuk mund të ndodhë ndryshe, përveçse krijimit dhe respektimit të shtetit të
së drejtës. Shteti i së drejtës nuk ka lidhje me shtetin që mbulon dhe
justifikon krimet e paraardhësve. Nga ana tjetër ndëshkimi i korrupsionit dhe bashkëpunimit
me krimin i qeverisë së Edi Ramës do të shërbejë si mësim për qeveritë që vijnë
pas saj. Askush nuk do të guxojë të korruptohet dhe të shpërdorojë paratë
publike siç ka bërë Rama dhe qeveria e tij. Nëse do ndodhte kjo, atëherë
ndëshkimi do të ishte faktik dhe jo hipotetik!