Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Neki Lulaj: Kur të vish

| E shtune, 11.07.2020, 08:08 AM |


Neki Lulaj

Kur të vish

Kur të vish

Do ja sjellësh një det gazi vatrës

Një fllad pranveror zemra do të nxjerrë.

Ah, kjo sëmundje të lëkundi si shkuma e valës

Mbi gozhdën e dashurisë

Sërish ujëvara  e fjalëve të ëmbla do të rrjedhë…

Ti po i ikën larg, larg dhimbjes e morfiumit

Do të na kthesh si ylber  buzagazin e humbur.

Merri aromë luleve më shumë se parfumi

Të zhduken ofshamat e heshtjes gozhdëngulur..

Do të vish ëmbëltore në odë dhe me pak  zhurmë

Jo si nga Saharaja orientale me sypërgjumur.

Të presin brigjet, dete e zogjtë nga degët e trungut

T’u sjellësh gjallëri, se nuk je lulekuqe  e këputur.

Ky fat i zi u këput nga retë si shkëmb i lartë

Ty të solli dhimbje e ne na dha shumë të liga.

Do ta bëjmë një meshë për betejën e gjatë

Të të bekojë me përrenj pastërtia e bamirësia..

Mos ërsërit fjalën gëzim dhjetra herë

gjej fjalë të reja gjuhëshqipja ka shumë të tillë