| E shtune, 11.07.2020, 07:03 AM |
Bashkim Saliasi
Katër
stinët
Rrëzë
Tomorrit më je Ti
Si
kurorë malet të rrinë.
Në
ato pllaja me lajthi,
Unë
kalova fëmijërinë.
Pranverë
është stina jote,
Plotë
me lule e freski.
Zogjtë
vijnë në ditë shqote,
Dhe
folenë e ngrenë aty.
E
kujtoj verën e thatë,
Plotë
me fruta begati.
Burrat
janë lisa të gjatë,
Mendje
hollë, zemër flori.
Si
ylberi vjeshtë e artë,
Bukuri,
mrekulli.
Edhe
dheu yt i lashtë,
Fsheh
mistere, brenda tij.
Gra
të bukura dhe punëtore,
Duar
arta shtojzavalle.
Lindin
fëmijë si lulebore,
Bashkë me burrat hedhin valle.
Ikën
vjeshta e vjen dimri,
Zjarri
skuq oxhakun.
Dëbora
shtron qilimin,
Rakia
trazon sapllakun.