E premte, 29.03.2024, 05:44 AM (GMT)

Kulturë

Skënder Kapiti: I riu fshatar në komunizmin shqiptar

E shtune, 11.07.2020, 07:48 AM


I riu fshatar në komunizmin shqiptar

Nga Skënder Sadri KAPITI

Në komunizmin shqiptar

i linduri e i rrituri në fshat

është për të  ndëshkim,

jeton e punon si në rrethim,

Kooperativa  edhe si  vënd për internim e riedukim,

fshatari  bujkrob:

pa bagëti, pa lopë e tokë e në mjerim

Në koperativë

të reja e të rinj  fshatar

me cfurk në krah,

për të mbledh byk e bar

e për të bërë kavalet e mullar.

Me kosë në dor  bar tuj korr,

  pikë dielli e në vapë,

me shatë  tuj prashit e mbjell në arë,

me kazëm e lopatë

në shi e ftohtë gjith ditën e gjatë

nëpër fusha e livadhe

tuj çel vija e hap kanale.

Në punë

me trastë në shpinë  me buk  misri,

me një gastare me  dhallë,

me kavanoz me groshë   e vezë të zier ndonjiher shumë  rrallë.

I veshur me një këmishë fanellate,

xhaketë e pantalona te arnuar doku,

gjysmë viti  me çizme të pullosura llastiku,

e gjysma tjetër e vitit me sandale plastike,

e  mu mbrojt nga dielli

në kokë  lidhur  shami  e  kapele  kashte republike

Rinia  fshatare me mëndje të pastër por  të shpëlarë,

nuk mendon por për socializëm   punon,

e ka të sigurt se në fshat e kooperativë

me lopatë e cfurk në dorë do të dalë në pension.

Fyelli e ciftelia, vallja,  molodia e  estradat

vjersha e poezia luhen  e këndohen si don qeveria.

Lumturia , gëzimet, festat  e dasmat

hapen me dollinë:  rroftë Enveri e rroftë partia.

VITET 1984-86

Shënim: E kam dashur poezinë dhe doja të shkruaja poezi, por jo poezi të imponuara e për të himnizuar komunizmin  e marksizmin , as enverizmin dhe as partishmërinë proletare. Shkolla, universiteti, akademia; shkrimtarët, letrarët e artistët; filmat, gazetat ,televizioni, organizatat e masave dhe e gjithë shoqëria shqiptare në komunizëm ishin krejtësisht të komunistifikuara marksist-leninistisht me propagandë të rrejshme e të stisur që  për mua ishin shumë të neveritshme. Dhe po të merreje me letërsi, shkruesi e poezi duhej patjetër që të mos ishe vetvetja por vullneti, nënshtrimi, spiunimi dhe servilizmi ndaj mashtrimeve, të pavërtetave, të luftës së klasave të pushtetit e shtetit antihuman komunist që sundoi në Shqipëri. Po të arratiseshe për të fituar lirinë, dinjitetin dhe personalitetin tënd atëhere familja dhe faresfisi do të syrgjynoseshin e do të persekutoheshin pa mëshirë. Unë kam qenë nën vëzhgim të rreptë se kisha të dënuar politikisht një xhaxha timin, Baftir Kapitin, dhe si i tillë nuk mu dha mundësia as që të vazhdoja kur isha i ri studimet e larta.Shqipëria ishte një shtet-burg ku kontrollohej e survejohej me vigjilencë proletare gjithcka, dhe   zor se i shpëtonte ndokush njollosjes e dosjes biografike të sigurimit të shtetit, ku pas sigurimit të shtetit oksigjeni i atij sistemi ka qenë intelektualizmi dhe letërsia e realizmit socialist, kjo   “shkencë” e verbër letrare ideologjiko- komuniste  e cila jetën sketerrë të komunizmit shqiptar e paraqisnin si parajsë.

Në Shqipëri në kohën e komunizmit në fshat jetonte e punonte 70% e popullsisë, dhe ishte puna e rëndë skllavëruese  dhe tepër,tepër pak e paguar e fashatarëve kooperativistë dhe punonjesve të Ndërmarrjeve Shtetërore Bujqësore, ishte puna  e fshatarëve kooperativistë dhe ajo e minatorëve  shtylla e ekonomisë në Shqipëri që mbante edhe qytetin dhe shtetin komunist. Fshatari paguhej shumë pak sa mezi mbante shpirtin gjallë me rroga 5-15 lekë për ditë pune  sipas tipit të kooperativës. Këto strofa i thoja dhe recitoja kur isha vetëm, me të afërm dhe me  shokë besnikë që  nuk më spiunonin; i shkruaja e rishkruaja që t’i mësoja por pastaj i grisja pasi mund të mi gjenin e të më denonconin. Fshati shqiptar ishte një vënd vuajtje e mjerimi, fshatarit iu hoq dhe iu mor jo vetëm toka por edhe bagëtia e lopa ashtu sikurse bujkrobërit në mesjetë që punonin angari dhe nuk mund të largoheshin nga feudi i feudalit. Të rinjt nuk kishin perspektivë, as liri studimi e profesioni tjetër por vetëm shkollë bujqësore, nuk kishte as liri banimi sepse ligji i pashaportizimit nuk i lejonte jo vetëm për të shkuar e jetuar në qytet , por shumë e vështirë madje ishte edhe kalimi për të jetuar e banuar nga njëri fshtat te tjetri. I riu fshatar nuk kishte perspektivë, pothuajse gjithckja atij i ishte paracaktuar , që të punonte e jetonte gjithmonë në fshat si proletar fshati pa pasuri e pa pronë, “i lirë” për të menduar aq dhe ashtu si mendonte partia dhe ideologjia e saj, “ i lirë” në varfëri  dhe kështu ta ngryste pleqërinë . Si pronë me tapi  fshatari, njeriu i ri komunist në Shqipëri kishte atë quhej  pronë vetiake: cizmet, pantallonat, xhaketën, këmishën, lopatën, cfurkun e disa edhe ndonji bicikletë. Fshati dhe kooperativa ishte edhe vënd internimi e riedukimi për të tjerët që sigurimi dhe pushteti i internonte dhe dëbonte nga qyteti. Gjithcka ishte e kontrolluar nga sigurimi e partia.Për rininë e fshatit e qytetit jeta  ishte e kufizuar me fshatin, lagjjen ,qytetin me vetëizolimin dhe rrethimin  me tela brënda shtetit komunist dhe një jetë e mjerë që ushqehej me ideologjinë  e partisë. Ky ishte realiteti socialist në Shqipëri



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora