E diele, 09.08.2020, 04:22 AM (GMT+1)

Kulturë

Brahim Avdyli: Simbolika e shkrimeve të Thotit dhe krijimi i feve të tjera (VIII)

E shtune, 11.07.2020, 10:24 AM


Harta origjinale e të Epirit-prej arkivit të Italisë-e cila është në posedim timin dhe kjo është kopje për internet

SIMBOLIKA E SHKRIMEVE TË THOTIT DHE KRIJIMI I FEVE TË TJERA

(VIII)

Nga Brahim Ibish AVDYLI

Kombi ILIR i ka pasur disa etni dhe po e them, ndër më të rëndësishmit, kanë qenë dardanët, për gjuhën shqipe; dalmatët, për luftërat e mëdha me të huajtë; arianët, si fis dhe racë e jona, prej Egjyptit e deri në Indi; frikët, fis i madh dhe një ndër shtatë quditë e mëdha të botës; sidomos etnia e fiseve epirote ilire, me besimin e parë pellazgë (prej së largëti). Ne nuk po i përmendim të tjerët. Etnia i ka formuar këto, si dardanët, edhe epirotët...

Për dardanët kemi shkruar shkurtimisht,[1] që është një fis i madh në kokë të Shqipërisë, i cili e kishte “Mbretërinë e Dardanisë”, dhe pothuajse gjysma e saj ka mbetur jashtë prej Republikës së Kosovës; kurse “Mbretëria e Epirit”, në cilën janë grupuar të gjitha fiset epirote, me familjen molose të Burrit e Pirro Burrin, një mbret i kulluar ilir dhe shqiptar, ndonëse kanë folur shqipen, e ka mbetur gjysma prej Epirit Jugor, Çamëria, nën Greqi, porse e kanë shkruar alfabetin “pelasgian”, që nuk është i tillë, por alfabet shqip.

Një provë e tillë e kanë bërë të jashtmit apo të huajt, pa e njohur gjuhën shqipe, duke e krahasuar me anglishten, e ajo nuk i ka të gjitha shkronjat, për ta “deshifuar”,[2] parasegjithash për drejtëshkrimin e bashkëtinglloreve, jo vetëm bashkëtingëlloret e zëshme, por edhe bashkëtingëlloret e shurdhëta, apo disa fenomenave të shqipes, si p.sh.: “ç”, “ë”, “dh”, “gj”, “ll”, “nj”, “rr”, “sh”, “th”, “xh” dhe “zh”.[3] Ne e kemi dhënë si provë të parë të atyre që nuk ua rrokë mendja se gjuha shqipe, në të tri dialektet e para, të vdekura apo të gjalla, e kanë ndërruar kaligrafinë. Të “vdekurat” pak mund të deshifrohen, aq më pak ato nuk krahasohen me anglishten. Do të vijnë grafikë të tjerë dhe do të bëjnë proven e parë të shqipes, pasi të studiohen edhe të këqijat, pra të ndahet mënjanë shapi, në qoftë se mund të ndahet, e të mbetet mënjanë sheqeri. “Pellazgia” ka qenë ideologjia e besimit dhe adhurimit të Dodonës, prej të besuarve më të mirë të Thot-it, perëndia që jetoi gjatë dhe rilindi atje përsëri, qoftë si Hermesi. Për Hermesin, e kemi një studim, i cili do të ipet...

Fiset më të përparuara në jug të Shqipërisë kanë qenë fiset epirote. Në një letër miqësore, që ma dërgon me e-Mail, pasi e ka lexuar mirë pjesën paraprake, në miqësi të vërtetë, Kujtim Mateli, i quan “pellazgët”, që janë popull, që banonte në atë territor, që sot quhet Greqi”, dhe se “autoret e antikitetit tregojnë edhe luftë midis pellazgëve dhe helenëve në Atikë. Ju thoni se kombi apo etnia ishte ilire, kurse besimi pellazg.” [4]

Edhe njëherë e bën pa dashur një gabim: i përzien ideologjinë pellazge me kombin e tyre, i cili është i disa etnive, që përbëjnë një komb.

Ne po i kthehemi veprës së tij, me fjalët e veta:

Epiri nuk ka qenë pjesë e Greqisë, as ka pasur ndonjë varësi prej saj. Në periudhën pas pushtimit romak dhe sidomos pas lindjes së Krishtit, Epiri është quajtur Iliri. Në fillim grekët njohën banorët e Epirit dhe i quajtën barbarë, sepse gjuha e epirotëve ishte e ndryshme nga ajo e helenëve. Më vonë helenët u njohën dhe me gjuhën e ilirëve, ku panë se gjuha e epirotëve ishte e njënjtë me atë të ilirëve. Atëherë dolën në konkluzionin se edhe epirotët ishin ilirë. Apiani, një historian grek, do të jepte dhe kufijtë e Ilirisë brenda të cilëve përfshihej dhe Epiri…”.[5]

Nuk po merremi më me çështjen e kombësive të fiseve epirote, sepse ata kanë qenë ilirë, dhe e vërtetojnë edhe kufijtë natyrorë të Ilirisë, brenda të cilave duhej që të jetë edhe Epiri Jugor, pra Çamëria. Ata asnjëherë nuk e kanë mësuar me dhunë e me vdekje “gjuhën greke”, madje edhe të fëmijve të vrarë në prani të tyre e të gjallë, e kur e mendoj, pap më bien lotët. Për këte e kam lënë një lirikë postmoderne, në librin e shtatë, të cilën “i qaj me lot” të gjithë çamët,[6] sepse janë ILIRË, e Kujtim Mateli i quan në këtë vepër “fisi i pelazgëve që rron në këtë truall”.[7]

Duket se pa vetëdije e përdor këtë konstrukt. Nuk mund të kishin qenë me dy “kombësi”, edhe ilirë, por njëkohësisht “pelazgë”, nëpër tërë Greqinë e deri në Egjypt. Sikur të ishin “pelazgë” do të kishin trashëgimtarë djalë pas djali dhe ADN-ja nuk do t`i nxirrte sot në kombin ilirë.

Nuk ka dyshim se e kanë thirrur veten e tyre “pellazg”, sikurse të tjerët që quajnë veten e tyre “hellenë/grekë”, mu sikurse e quajmë veten “shqipëtar”. Çështja “pellazge” është çështje e atyre që nuk duan ta thonë të vërtetën, dhe e para, është e arësyeshme, se kanë pasur mbi 3000 vite me radhë që të shpëtojnë nga “greku” (sepse edhe ai nuk është komb!) e nga të tjerët, që duan ta shuajnë me çdo gjë të mundshme, pra është çështje e vetëdijes; dhe e dyta, ka mbi 3000 vite që gënjen pa arësye, vetëm për të pasur “fakte” të mbetura në duar “huajve”, që na qenkan edhe ata “bij të pellazgut”, por janë okupatorë, e janë “grekërit” vrasës, të cilët i kanë mashtruar arvanitasit!

Vrasësit nuk janë normalë dhe janë dinak e të pabesë, që të qeshin përpara syve e të fusin thikën nga prapa, pra janë kundër besimit në perëndisë Besa, i cili, në Egjypt, në kohën e faraonëve, nderohej pa këputur si perëndia BESA, por te ilirët gjithmonë e kanë nderuar dhe ne e nderojmë edhe sot, ndonëse quhemi shqiptarë, e jemi i të njëtit me gjak, si ilirët tanë, poashtu fiset epirote, edhe pse quheshin “pellazgë”. Po t`ua bënim ADN-sin, do të dilnin pandryshim ILIRË, hyperbrakicefalë apo brakicefalë.

Ata që nuk e nderojnë perëndinë BESA (Besa ka vetëm në gjuhën shqipe kuptim, e në asnjë gjuhë të botës nuk përkthehet kjo fjalë, dhe është një tjetër fjalë si “malakthim”, që ka mbetur nëpër botë e papërkthyer, si për tu thënë atyre që e lexojnë se kjo gjuhë është e para, pra gjuhë mëmë, për të cilës të gjitha kanë dalur më vonë, e duhet të kujtohen se te shqipja prapë duhet që të kthehen), nuk “nderojnë” asnjë ligj të Thot-it, të Besës e të Zotit NJË, të DRITËS së madhe, në ciklin e nëntë, dhe janë kundërshtarë të Zotit NJË dhe pjellë e TË KEQES, të zezës, të territ, të fundit të tokës, te Kau i Zi, pra te LUCIFERRI, Zoti i të Keqes, që quhet KRYEDEMONI.

Po u përmendi një libër, nga Zvicra, “Zwischen Gut und Böse” (Në mes te Mirës dhe të Keqes), i autorit Alfred A. Häsler, e cila, që në parathënien e “Migros-Genossenschafts-Bund” fillon prej Adamit dhe Evës, të cilët e dinë se prej ku vinë të gjitha, çka është Mirë dhe çka është Keq, prej të cilave neve na kaplon “Hija e Zezë”, prej Kozmosit, dhe bëjmë tërë ate që e do kjo hije, pra që ne, bashkë me të tjerët, t`i dëmtojmë të tjerët e vetveten.

Dëmtuesit veprojnë nën shtytjen e një fuqie mbinatyrore të së Keqes, dhe harrojnë porosinë tonë nga fetë: “Duaje tjetrin, siç e do veten tënde”.[8]

Abrahom Linkoln thotë tekstualisht për këtë çështje, në ilustrimin tonë:

“Kur bëj mirë, ndihem mirë. Kur bëj keq, ndihem keq. Kjo është feja ime.”

Feja ka të bëjë me besimin tuaj. Çka beson e çka vepron ka të bëjë vetëm paraprakisht me ty, me veten tënde. Është një çështje parapsikologjike dhe psikologjike. Kjo ka të bëjë me gjoksin tuaj, e unë i them mendje, se ne e njohim vërtetë ate çka është Keq e çka është Mirë, pra nëse e pastrojmë vetë Zemrën, i lëshohet vendi Dritës dhe bëjmë mirë; e kur nuk është e pastruar, mbushet me hijen e zezë, Errësirë, dhe bëjmë keq e më keq:

“Në gjoksin tuaj (ku është zemra e jote!) e ka vendin e vet e Keqja dhe Mira”,[9] thuhet në pjesën “Armiku është në gjoksin tënd”, e veprës së cituar, nga Alfred A. Häsler. Ndërsa në pjesën tjetër, “Në mes të detyrimit dhe të lirise”, njeriu i ka karaktristikat e individit dhe njëkohësisht të bashkësisë, sepse ai lind prej babës e prej nënës, pra niset nga bashkimi i të dyve; jeton në një bashkësi të vëllezërve e motrave, kushërijve, farefist, fisit, e të fiseve, që lidhen me gjuhë të përbashkët dhe me raporte të tjera në një komb, e të gjitha kombet e përbëjnë njerëzimin, që te ata që sundohen prej të mirës na quhet “Njerëzorja”, pra Humaniteti. Ndër të gjitha këto vuajtje të njeriut kah njerëzorja (humaniteti) është përpjekja e tij për ta sistemuar ate që ka lënë Zoti i Madh përmes mendjes e zemrës së tij në këtë jetë, pra duhet t`i përgjasojmë hyjnores, ta përjetësojmë Zotin e Madh në vetvehte; ndërsa ai që priret nga e keqja, nga hija e zezë, nga errësira, ate çka është në rregull, te kënaqësia, te fati, te gëzimi, bëjnë përpjekje gjithnjë që t`i kthejnë pas, t`i mohojnë, t`i zhbëjnë, t`i zhdukin, t`i mbulojnë me errësirë.

“Dhjetë urdhëresa, të njohura nga judët, krishtët dhe muhamedanët, kanë qenë përmes mijavjeçarëve një Visore (Metër, Shkallë) për Mirë e Keq.” [10]

E njeriu, kudo që është ai, në vend se të bëjë mirë, bënë sado keq dhe kjo na ofron shkatërrimin tonë, shkatërrinin e tokës, e pa tokën nuk kemi jetë.

Edhe këte do të na e shkatërroi Zoti i së Keqes. Njeriun e vret, e mbyt, e hedhë në gropë, e vranë, e shkatërron. Dhe ai i ka gjetur të gjitha të këqijat: thikën, gijotinën, karriken elektrike, plumbin, bombën, bomben atomike, etj.

“Njeriu e ka bërë Vrasjen si Art të saj”,[11] - thuhet në këtë vepër.

Në qoftë se vazhdon kësisojit kjo prapësi, kemi ardhur te fundi. Ne nuk jemi në tokë për të vrarë njëri-tjetrin, por për ta respektuar e për ta dashur. Kur shtyhemi si blloku i Lindjes për t`ia marrë “postin” bllokut të Perëndimit, do ta shkatërrojmë krejtësisht këtë botë. Blloku Perëndimor, na përkrah ne, albanët, arbërit, arianët, ilirët, yllorët e Thot-it, prej Atlantës së përmbysur, të ringjallur në Egjypt, prej racës së bardhë, pastaj kuptohet edhe të tjerët.

Më së pari duhet që ta shqyrtojmë çka do të thotë popull. Një shembull më të kuptueshëm po e marrim prej Zvicrës. Në shtetin “Konfederata Zvicrane”, banojnë të gjitha kombet, pakicat e kombeve e kombësitë e tjera, që quhen “banues”, pra popullata banuese. Popujt i kanë karakteristikat e Kantoneve të tyre dhe të Republikës e të Kantonit të Gjenevës, të cilët e përbëjnë tërë Zvicrën, të quajtur “Volk der Schweiz”, pra populli i Zvicrës. Zvicra na është shteti i vetëm në botë, i cili e ka sistemin e demokracisë direkte.

Populli nuk është “komb”; nuk është e një kombi apo kombësie, por pjesë e popullatës që ka banuar aty dhe është udhëhequr nga më të njohurit kundër “hellenëve”, sepse ata janë të dëshmuar për shkatërrimin e kombit ilir, i cili i ka rrënjët e vjetra dhe substancën qendrore të kultivuar, me orientim të Zotit NJË, sikurse të gjithë të tjerëve, kur nuk i kanë të gjitha konturat e djallit, demonëve dhe më të madhit Kryedemoni (i pari i djajve). Kjo është e detyrueshme për të gjithë popujt duan të dëshmojnë besimin apo adhurimin e Zotit të Madh, pra Zotit NJË.

Kur nuk ka rrugë tjetër, ata do të organizohen në luftë, e cila është luftë “në me të keqes dhe të mirës”. Lufta iliro-pellazgo ndaj hellenëve është luftë në mes të mirës dhe të keqes. Hellenët kanë qenë “të huaj”, jo vendas, që kanë ardhur me një qëllim të caktuar, edhe nëse Kadmi, djali i vëllait të Danait është i martuar me Harmoninë e fisit ilir, të Epirit. Pra, kanë dashur të vjedhin çdo gjë që do të munden e të kthejnë pas zhvillimin e hovshëm ilir; mitet dhe emrat e perëndive, e t`i mbullojnë me dy a tri gjenealogji apo mite; deri te populli vendas, deri te arvanitasit, të cilët si me magji të zezë i kthyen në të kundërtën. Kështu, i tërë populli punues, pa vetëdije të mirë, u bë kundër vetes, të harrojë origjinën e vet dhe të mësojë një gjuhë “të re”, që ishte gjuha shqipe, me shtesa, parashtesa e prapashtesa dhe e shkruar me alfabetin e Kadmit. Nuk është alfabeti i shqipes, por është e kundërta.[12]

Po këtu edhe luftërat kundër Trojës, nuk janë luftë e “pellazgëve” kundër ilirëve “dardanë” apo “frigë”, siç e thonë shumë mendimtarë e shkencëtar shqiptar, por është luftë ilire kundër ilirëve,[13] sepse kishte plot interesa të tjera, të cilat i thotë edhe vepra e Prof. Dr. Eqrem Zenelaj, jo për besimin “pellazg” apo ”kalin e Trojës”, që është një gënjeshtër e denjë.

Në këtë luftë akejt i prinin luftës ilire kundër ilirëve,[14] që për mua nuk janë “racë evropiane”, borealë, të bardhë, por të fiseve afrikane, nëpër të tërë territorin e Greqisë së sotme. Trojanët e kanë pasur një portë dikterike apo skeike, të dilnin prej Trojës, sipas tradhëtisë së Atenorit, dhe “Kali i Trojës” është i shpikur. Dredhia e të dalurve prej dorës së Zotit NJË, në të dy anët, është pyetja kryesore. U pasuruan tepër dhe ishin provë e arit, por u dhanë edhe pas dashurisë, siç e bëri Parisi, me Elenën e martuar...

Këtu, ne nuk po flasim tjetër. As gjuha e ndryshuar në “hellene” e as krimet e pa falura ndaj të mirës së popullit të urtë, nuk i falë e nuk ua ndryshon gjakun. Dy “kombe” janë botë: i mirë ose i keq; dhe dy rrugë janë tërë botën simbolike: të ecës drejtë apo të shkosh shtrembët!

Ajo vlen edhe për luftën e fundit dhe të gjitha luftimet serbo-shqiptare.[15] Serbo-sllavët janë boshti kryesorë i të keqes, së bashku me “grekët”. Popullata e udhëhequr nga “të huajtë” në Greqi, arritën përmes ideologjisë tjetër e “pellazge”, që të udhëheqnin tërë popullatën shqipfolëse.

Ata që i kanë prirë luftës kundër të mirës e të keqes, akejt, që thirreshin “hellenë”, ose duhet të kthehen “në rrugën e Zotit të Madh”; do t`i kuptojnë dredhitë e bëra 3220 vite me radhë, në i faltë Zoti i Madh, dhe t`i kuptojnë e dënojnë paudhësitë e tyre të mëdha ndaj paraardhësve paraprak, banorë të shtetit, e cila u krijua më vonë si “Greqia”; të lëshojnë më së pari fiset ilire epirote të Epirit Jugor, Çamërisë, që të bëhen së bashku me Shqipërinë, ose do të vie koha kur dënohen prej Zotit të Madh apo Zotit NJË dhe do të shkatërrohet tërësisht kjo botë. Duhet të ndahet shapi prej sheqerit dhe të mos përzihet. Në qoftë se përzihet, nuk ka shije sheqeri.

Është koha që të dihet kjo punë:

“Njeriu për njeriun është ujk”- thotë fjala e urtë romake, apo edhe ilire.

Kjo fjalë lindi me klasat e para të njerëzimit. Klasa skllavo-pronare e quajti gjuhën shqipe “gjuhë barbare”, e cila ua dha tërë botës dijen e urtinë ilire.

Grykësia i ka dërguar ata në luftë të pandalur, për të marrë me dhunë ate që nuk e kanë pasur asnjëherë, sepse ari është i bukur dhe i shtrenjtë, por prapa tij qëndron djalli, që ta merr mendjen. Si përfundim, po e marrim një thënie të vërtetë nga Kujtim Mateli, i cili thotë:

“Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka bërë gabimin fatal, kur i konsideroi pellazgët si popullsi parailire, në modelin helen që i konsideronte pellazgët popullsi parahelene. Nëse grekët e mbështetnin argumentin e tyre tek autorët e antikitetit që i konsideronin pellazgët të lindur prej vetë dheut ku ata jetonin, Akademia e Shkencave e Shqipërisë i konsideron pellazgët si popullsi parailire pa më të voglin argument shkencor. E keqja nuk qëndron tek paqartësia e këtij institucioni, e keqja qëndron se këtë paragjykim ua përcolli institucioneve shkencore të botës nëpërmjet botimeve të shumta në gjuhët kryesore evro-piane. Ndodhemi në një pozicion ku institucionet shkencore shqiptare nuk lëvizin më nga qëndrimi i tyre. Që do të thotë se kërkimet shkencore kanë përfundur në lidhje me shqiptarët dhe origjinën e tyre.” [16]

Pra, të themi shkurt: nuk janë “parailirët” dhe as “pellazgët”, por ilirët, yllorët. Mendimet e tyre zhvillohen gjatë luftës së pamenduar nga ana jonë e “shkencore”. Besimet tona janë shprehur me një “gjuhë” lakonike, simbolike, apo edhe me misticizëm, e quhen “pellazg”, prej largë, apo prej së largëti...

Shkëputje nga një hartë tjetër për Epirin dhe të botës së perëndive-e botuar në faqen time të internetit-pa ngjyra...



[1] Shikoni po deshët pjesën e librit “Sondazhe për Kosovën dhe kufirin e saj”, SHB “LENA”, Prishtrinë 2019, pjesa “Parafjalë shkencore për Dardaninë e vjetër dhe Kosovën”, në të cilën ka rënë një “0” te vitet për shkrimin sumerik, pra jo “200”, por 2000 vite më pas, 3300-3200 vite p.e.s. Ka ndonjë gabim tjetër ortografik…

[2] Po deshët, shikoni edhe njëherë këtë tabelë të gjymtë të gjuhëve në krahasin, e cila nuk i ka të gjitha shkronjat dhe nuk jipet kombësia e këtyre gjuhëve, vetëm “malachim”, “egyptian hierogliphics” dhe “pelasgian”.

[3] Shikone librin e Akademisë së Shkencave të RP të Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, “Drejtëshkrimi i Gjuhës Shqipe”, Drejtoria Qendrore e Poligrafisë, Tiranë 1973.

[4] Vërejte shoqërore e Kujtim Matelit, shkurt në lidhje me pjesën e VII të studimit “Simbolika e shkimeve të Thot-it dhe feve të tjera”, në E-Mail, e datës 04.07.2020.

[5] Shikoni faqen 25 dhe 26 të veprës së përmendur të Kujtim Matelit, “Albanologjia dhe çështja e kufijve historike”, Botimet Turdiu, Tiranë 2019.

[6] Shikoni poezinë lirike “Çamëria”, në faqen 112, të librit të shtatë të poezive, “Baraspesha e humbur”, Qëndresa, Gjakovë 2003.

[7] Shiko parathënien e kësaj vepre, faqe 11, në fillim, të shkruar nga atori Kujtim Mateli.

[8] Parathënia e librit të Alfred A. Häsler, “Në mes të Mirës dhe të Keqes”, gjermanisht, Ex Libris Verlag AG, Zürich 1971, parathënia e Migros-Genossenschaft-Bund, faqe 4.

[9] Po aty, faqe 10.

[10] Shikoni në faqen 18, të këtij libri.

[11] Shikoni këtë vepër, në pjesën “Ti nuk duhet të mbysësh (Du sollst nicht töten)”, faqe 20.

[12] Shikoni pjesën e VI të “Simbolika e shkrimit të Thot-it dhe krijimi i feve të reja”, në fillim.

[13] Lexone po deshët veprën e mikut tim, Prof. Dr. Eqrem Zenelaj, “Lufta e Trojës sipas diktit të Kretës dhe Darit të frigjëve (De Bello Trojano: Diktvs Cretensis & Dares Phrygius)”, Libraria Artini, Prishtinë 2019, e cila është vepra më e mirë dhe më aktuale për këtë çështje.

[14] Po aty, në këtë vepër, prej 201 e deri në faqen 214.

[15] Shikoni ilustrimin e FB, për Toni Blair, për luftën e perëndimit kundër serbëve, luftë e qytetërimit dhe barbarizmit, e cila ka qenë si kudoherë: luftë e të Mirës dhe të Keqes.

[16] Shkëputur nga parathënia, në veprën e Kujtim Matelit, fundi i faqes 12.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora