E enjte, 25.04.2024, 04:11 PM (GMT+1)

Mendime

Paul Tedeschini: Pushkini, Mark Shkreli dhe Kolec Traboini!

E premte, 07.11.2008, 10:57 AM


Pushkini, Mark Shkreli dhe Kolec Traboini!

(Ne foto At Gjergj Fishta)


Ndoqa me interese ne gazeten e bukur kulturore http://groups.yahoo.com/group/culturalclub-teftatashkokoco/message/4927 (per te cilen pergezoj vajzat qe e drejtojne) debatin midis Mark Shkrelit dhe Kolec Traboinit mbi emnin e shoqates se peotve shqiptar ne Maqedoni me emnin “Pushkin”.


Edhe une deshiroj te jap mendimin tim rreth ketij debati te bukur te bame ne menyre shume te qytetnueme.


Nuk asht nevoja te perserisim qendrimin e sllaveve dhe te turqve ndaj vendit tone, sepse kjo gja asht botnisht e dijtun. Me gjithe ate due te vè ne dukje se Pushkini nuk ka te baje fare as me qendrimin e sllaveve ndaj nesh, as me qendrimin e turqve ndaj nesh. Personat duhet te analizohen rast mbas rastit dhe ne lidhje me çka ata personalisht kan ba gjat jetes se vet. 



(Ne foto Aleksander Sergiejeviq Pushkin)


Ne lidhje me çka thote Marku, due te tham se ka diçka te vertete e cila qendron. Shkrimtart-poet shqiptar te Maqedonise mund ti vejne emnin shoqates se vet te poetve cilindo emen te nji poeti, i cili ka perhape kulture dhe perparim, siç asht rasti i Pushkinit (1799 - 1837). Ai ka qene nji perhapes i kultures franceze ne “planetin” Rusi. Kjo ndodhi mbas pushtimit te Rusise nga ushtrite franceze te Napoleon Bonapartit ne vitin 1812. Pushtimi asht pushtim dhe asht nji gja qe gjithmone asht denue dhe denohet edhe sot. Por ne kete rast, pushtimi i Rusise nga francezt pati te pakten anen pozitive te perhapjes se kultures franceze, gja qi e qoi edhe ma perpara kulturen e popullit rus. Pushkini, Lermontovi dhe shume te tjere te breznise se tyne, ishin pjelle dhe bartes te kesaj kulture. Po te lexoni veprat e tyne, origjinal apo perkethim, do te ju marrin me vedi gjate leximit.


Marku don me thane se poetet shqiptar te Maqedonise nuk kishin nevoje te shkojshin aqe larg deri ne Rusi per te kerkue emnin e nji te hueji, sado i famshem te ishte ai, ne nji kohe qe na shqiptart e kena ne shtepine tone.


Ne Maqedoni dhe pikrisht ne Monastir u muer nji nder vendimet ma te randesishme per kulturen e mbarshqiptarve dhe pikrisht ate te percaktimit te alfabetit shqip, qe asht nji alfabet latin europian. Mendoni vetem per nji minut qe ne dallim me okupacionin francez qe i solli Rusise kulture, shqiptart u okupuen nga turqit osmanllij te cilet as qe u lejuen te shkruejne gjuhen e tyne. E lane kete popull ne nji mbrapambetje dhe nji injorance te llahtarshme sa qe deri ne vitin 1908 nuk patem as alfabet. Mue personalisht me vjen turp te tham ketu ne Itali se festojme alfabetin e vitit 1908 kur Italia perhapi ne tane boten e qytetnueme ma se dymij vite perpara kulturen e Romes me alfabetin latin si dhe qe me poetin e madh botnor Dante Alighierin (1265-1321) filloi Rilindjen Europiane qe u perhap mbas shekullit te XV-t ne te gjithe Europen Veriore.


Pra, sikur te mos ishte marre ky vendim ne vitin 1908 kishte rrezik qe na shqiptart te shkruejshim sot me hieroglifet e alfabetit turk-aziatik, ne nji kohe qe vete turqit ma vone i ndrruen hieroglifet e tyne me alfabetin latin. Per shume aspekte te jetes vete turqit po perparojne drejte Europes, ne nji kohe qe na shqiptart kena ajame te mbesim osmanllìj safì.


Ka shum popuj europian qe kan lane alfabetet e tyne dhe sot shkruejn me alfabetin latin. Rast kemi gjermant te cilet shkruejshin dikur me alfabetin gotik si dhe disa popuj sllav te cilet dikur shkruejshin me alfabetin cirilic.


Kryetari i Komisioni te alfabetit te Manastirit ne Maqedoni ka qene poeti ma i madh shqiptar, i vlersuem edhe ne shume vende te tjera europiane, At Gjergj Fishta, i njohtun me kryevepren e tij “LAHUTA E MALCISE”, qe nuk ka shqiptar me gjak shqiptari qe nuk e njeh. Asht per kete aresye qe Marku ne fakt don te thote se pse shkojme larg e kerkojme ne shtepite e botes emna poetesh, kur e kemi ne shtepine tone poetin e madh. Pra ne fakt Marku don te thote qe poetet shqiptar te Maqedonise do te kishin ba nji gja ma me mend sikur ato ti kishin vue shoqates se vet emnin “Shoqata e poetve shqiptar At Gjegj Fishta” tue i thane rinise shqiptare ne Maqedoni dhe te gjithe botes se neve e kemi poetin e madh dhe jemi krenar per poetin tone shqiptar me gjak shqiptari.
Po Koleci? – Jam i bindun se edhe Koleci do te jete dakort me kete mendim.


Paul Tedeschini, 31.10.2008

Publikue ne http://kosova.albemigrant.com/?p=3557



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora