Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ibrahim Kabili: Kosova do ta përballoj me sukses dhe këtë situatë kaq të vështirë

| E shtune, 11.07.2020, 01:08 PM |


Kosova do ta përballoj me sukses dhe këtë situatë kaq të vështirë

Nga Ibrahim Kabili

Më në fund prononcohet dhe Bolton, ish këshilltari i presidentit Tramp. Prononcimi i tijë parë në aspektin e interesave të palës kosovare është shokues. Eshtë shokues për vetë faktin e thjeshtë dhe tepër të rëndësishëm pasi ai pohoj se ideja e shkëmbimit të territoreve ka qenë ide e dy presidentëve,Thaçit dhe Vuçiçit. Ne, ndër të tjera u shpreh pak a shumë ai, thjesht duke parë rëndësinë e marrveshjes midis palëve, do e mbështesnim atë. Qoftë dhe shkëmbimin e territoreve. Do e mbështesnim pasi do zgjidhej një konfilkt që kishte një histori të gjatë dhe që do ishte në interes të madh të paqes në rajo dhe më gjërë. Për Thaçin kjo është e pafalëshme. E pa pranueshme dhe madje,  dhe e dënueshme. Eshtë e pafalsshme kjo pikërisht për Thaçin, sepse ai qe heroi i Rambujesë! Qe i fundit që nënshkroi Rambujenë! Nuk e kuptoj se si mund të transformohet njeriu në këtë mënyrë, nga hero në luftë, në Rambuje e Paris, në një aventurier që bën lojra me kufijtë! Ai në mendimin tim, absolutisht nuk duhej ta mbështeste këtë obsion, i cili është prohekt serb. Këtë kërkon të arrijë Serbia. Falë mbështetjes ndërkombëtare Serbia në këto 21 vite ja ka arritur të bëjë rolin e viktimës dhe ta çojë Kosovën në pikën e saj më të dobët dhe më të ulët, pas luftës. Po si është e mundur që Serbia të bëjë rolin e viktimës? Po si mund të fshehë ajo krimet e bëra në Kosovë në vitet 1998-1999? Po si mund shfajësohet ajo për për gjenocidin Millosheviçian ndaj popullsisë civile të Kosovës? Kush i shkaktoi mbi 13.000 viktima gjatë kësaj lufte? Ku janë të pagjeturit e luftës? Kush i bëri përdhunimet dhe nxori foshnjat nga barku i nënave me anë të bajonetave? Kush e bëri tragjedinë në Reçak? Po atë në Krushë? Kush e masakroi barbarisht familjen Jashari në Prekaz? Kush e dogji Kosovën gjatë luftës? Kush vrau tre vëllezërit Byryçi? Kush i zhvendosi nga trojet e veta mbi një milion kosovar? Dhe, kush,kushet, janë të pafundëme? Të gjitha këto pyetje retorike kanë një përgjigje të prerë. Të gjithë këto krime i bëri Millisheviçi por dhe  bashkëpuntori i tij, presidenti i sotëm Aleksandër Vuçiç, i bëri ushtria, milicia dhe forcat paramilitare serbe. Kysh ka lëvizur nëpër Kosovë, në çdo pëllëmbë të saj duken gjurmët e luftës, duken pasojat e saj. Një histori e dhimbëshme e shkaktuar nga dora gjakatare serbe. Kosova e pas luftës është bërë pëllëmbë e histori, pëllëmbë e lapidar. Po si mund të bëjë Serbia rolin e viktimës? A nuk është turp për Evropën që vazhdon të përkëdheli she sot Serbinë? Po si mund Serbia të ketë hapur disa kapituj dhe është më pranë BE-së, kur ajo nuk ka pranuar krimet e saj? Dhe aq më tepër Serbia na "hiqet si viktimë"? Po si mund ta pranoj, dhe toleroj, Europa e fillim shekullit të 21 një Serbi të tillë? A i bën nder Europës kjo? Natyrisht aspak! Kjo u duk dhe në ngjarjet e kohëve të fundit, kur u publikua aktakuza ndaj presidentit Thaçi dhe kryetarit të opozitës Veseli? Këto i kanë bërë krimet? Jo. Kjo është drejtësia? Natyrisht që jo. Kjo është drejtësia e Gjykatës Speciale? Për këtë lloj drejtësie kjo gjykatë u krijua nga SHBA dhe BE-ja? Për këtë lloj drejtësie selektive e mbështeti krijimin e saj dhe politika kosovare e veçanërisht dhe Thaçi? Natyrisht politika kosovare ra në grackën e ngritur nga Serbia, Rusia dhe kundërshtarët e tjerë historik të sajë. Tani pas kaq vitesh ajo na paraqitet si " viktimë", kërkon territore, shton se Kosovën nuk do ta njohë kurrë, bën lojën e strucit, dhe "nxiton të futet" dhe në BE. Kjo është vetëm një lojë e sajë. Lojë e cila po luhet shumë mirë nga Vuçiç dhe shumë keq nga udhëheqësit politikë të Kosovës. Që të arrihet në një marrveshje midis Kosovës dhe Serbisë, delegacioni i Kosovës mendoj se duhet:

??Si pikë të parë të kërkojë njohjen e Kosovës nga Serbia.

Të tjerat para saj, janë kapitullim. Vuçiç ka deklaruar se nuk e njeh Kosovën! Ndoshta, nuk ka për ta njohur kurrë! Presidenti Vuçiç deklaroni në Beograd: "Nuk dua të flas për njohje të ndërsjelltë me Kosovën; më tej vazhdon se është i lodhur me deklaratat e palës kosovare ," veçanërisht kur thonë se po vijnë për të negociuar njohje të ndërsjelltë". Më poshtë Vuçiç, shton, po u them më mirë mos ejani fare. Lind pyetja përse shkoni zoti Hoti?

??Të mos pranojë në bisedimet me Serbinë për probleme që cënojnë statusin e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran.

Deri tani politikanët e Kosovës kanë bërë shumë lëshime me shpresë se Serbia do e njohë Kosovën!? Mos luani me statuesin. Ai është i përcaktuar tashmë. U konfirmua dhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Mos luani me zjarrin, mos i hedhni benzinë atij.

??Të mos pranoj ndryshim kufijsh e shkëmbim territoresh.

Sapo kjo tezë të shtrohet në tavolinë bisedimet të ndërpriten. Bisedimeve dhe marrveshjeve të tilla, ua nxorri maskën Bolton. "Esati dhe esadistët" le të gjykohen nga gjykata në Kosovë. Mos sot nesër do përballen me drejtësinë për këtë problem. Kufijtë e territori janë elementët simbolik më të rëndësishëm të shtetit.

??Klasa politike e kosovës të bashkohet dhe të dalë me një qëndrim në Paris në mbrojtje të lirisë e pavarësisë së Kosovës. Ti lënë ndasit partiake dhe privilegjet që ju jep pushteti, për hirë të Kosovës dhe të barrikatohen kundra kërkesave absurde të Serbisë. O sot u kurrë! Bëjeni këtë! Ju jeni të vegjël para Kosovës! Tregohuni burra shteti dhe bashkohuni për interesa madhore. Koha nuk pret. Deri tani e kanë vrarë kohën në dëm të Kosovës.

??Të dokumentoj dhe të paraqes në dialog me fakte dhe argumenta krimet serbe në Kosovë të bëra nga Serbia.

Të nxjerrnin në pah atje vlerat e larta të UÇK-së. Serbia u mund në luftë nga NATO dhe  UÇK-ja. Të mos lejojë të zbehen vlerat e saj  nga Serbia dhe një pjesë e faktorit ndërkombëtar. UÇK-ja ju bëri faktor dhe morët pjesë në bisedimet në Rambuje, Paris dhe shumë organizma ndërkombëtar. Pa të do të ishit edhe sot nën Serbi. Drejtuesit e saj, përfshirë dhe Thaçin, bënë gjënë e duhur me UÇK- në për lirinë dhe  çlirimin e Kosovës. Gabimet e tyre në paqë pasuan njëri tjetrin , dhe, Kosova  jo vetëm për fajet e tyre, sot është në një gjendje mjaft kritike. Së bashku do tja dalin, do tja dalin, se e drejta është to, me Kosovën. Serbia është agresore. Eshtë vrastare. Eshtë dhunuese. Eshtë pushtuese. Historikisht kështu ka qenë. Fiset sllave u dyndën në Ballkan në shekullin e Vl dhe Vll të, dhe me këto politika kanë krijuar dhe zgjeruar territorin e shtetit serb në Ballkan. Viktimë kanë qenë shqiptarët dhe copëtimi i trojeve  të tyre. Jo më dhënje trojesh shqiptare në veri të Kosovës, në këmbim të njohjes nga Serbia. Stop, këtijë projekti serb, sikur ta kërkoj dhe Grenell. Situata politike dhe konjukturat ndërkombëtare siç po e shohim nuk janë në favor të Kosovës. Ishin para 6-7 vjetësh por nuk u shfrytëzuan nga shqiptarët. Shkaku: përçarja, lufta për pushtet, rendja pas pasurisë dhe interesit vetiak parë kjo në aspektin e brendshëm. Në planin e jashtëm shkaku kryesor është përplasja lindje-perëndim, e rajoni gjatë gjithë historisë ka qenë mollë sherri midis lindjes dhe perëndimit. Tani që jemi pozicionuar me perëndimin, me SHBA-në dhe BE-në shpresojmë të kemi mbështetjen e tyre dhe Kosova të konsolidohet si shtet. Ndaj merreni më qetë politikanë negociues të Kosovës, me Serbinë. Mos u "shqetësoni" se Serbia po "ngutet" të futet sa më "shpejt" në BE, dhe ju po e "ngadalsoni" atë. Ajo dhe sikur dojë të futet seriozisht në BE, nuk e len Rusia. Shteti i Kosovës është projekt dhe produkt i Amerikës unë shpresoj shumë se dhe Administrata Tramp nuk do e lej të shkërmoqet shtetin e ri të Kosovës. Ndaj ekipi negociator mos të nënshkruani marrveshje që janë në dëm të Kosovës.

??Të vazhdojnë dialogun me Serbinë për arritjen e një marrveshje të mundëshme.

Kosova, shqiptarët dhe serbët janë fqinj dhe si të tillë kanë dhe historinë e marrdhënjeve të tyre. Kjo histori në momente të ndryshme ka qenë shumë tragjike e kjo për fajin e politikës agresive të shtetit serb. Mirë është të jetojmë në paqë dhe harmoni, këtë synon dhe marrveshja. Në të kundërtën secili në shtëpinë e vet. Në planin e jashtëm Kosova në asnjë mënyrë nuk duhet ta pranoj "Minishengenin Ballkanik" me Serbinë para se ajo të njohë Kosovën. Në të kundërt ajo, do kapitullonte pa kushte ndaj Serbisë. Shpëtimtar për të është BE-ja dhe SHBA.

??Stuata e krijuar pas ngritjes së aktakuzave ndaj Thaçit dhe Veselit  është mjaft e rëndë. Për hirë të Kosovës dhe kauzës së saj, Thaçi si president duhet të japë dorëheqje dhe të shkojë në Gjykatën Speciale, i xhveshur nga posti i presidentit. Unë kam besim se ai do mbroj më së miri vlerat e UÇK-së dhe luftën e lavdishme të saj për liri. Nga ana tjetër ai do dijë të mbrohet nga akuzat e prokurisë speciale për krime lufte.  Me fakte e argumenta ai do ti hedhi poshtë ato dhe të dalë i pafajshëm. Krimet e luftës  dhe gjenocidin ndaj shqiptarëve e ka bërë Serbia. E megjithatë të presim, derisa drejtësia të thotë fjalën e saj. Në rastin më të mirë, kur bëhet fjalë për drejtësi.

IBRAHIM KABILI

Tiranë më 10.07.2020