E premte, 30.10.2020, 04:03 AM (GMT)

Komente » Radovani

Fritz Radovani: ''As t'vdekun s'ju la rahat!''

E premte, 10.07.2020, 07:00 PM


Nga Fritz RADOVANI:

VIRUSI  PYET  PO  KET  A  E  DINI

“AS  T’VDEKUN  S’JU  LA  RAHAT!”

PROF. ERNEST KOLIQI   PROF. MARTIN CAMAJ

(1903 – 1975)    (1925 – 1992)

Virusi thotë: “Merrni vesht: ‘Rilindja’ asht koha ime !..

Unë vras ke dishroj.., të gjallë e të vdekun... Kedo që due unë!

Kam vra e pre edhe 100 vjetë perpara ke deshta unë! Jo, ju!

Keni harrue?! Harroni po deshët!.. Do t’ ua kujtoj të gjitha...

Nuk e kuptoni ju, se “Dosjet e sigurimit të shtetit t’ Everit, janë në selinë time? Si kujtuet ju, se do t’ju la rahat se vdiqët?.. – Jo, jo!..Atëherë ku me shkue “Partia ime”? “Heronjtë e PPSH” s’ do të guxoni kurrë me i prekë, as qimen e flokut! Ata edhe atje ku janë, kanë të drejtë me vra, me torturue, me pre e me shpronsue, si t’ ju mbushet kaptina, kjoftë edhe boshe ajo! Pritni, mos u ngutni ky asht fillimi... Shikoni fotot! Shikoni mirë ata të dy, se ka shumë që u arratisën dhe i duket se kanë shpetue nga syni im i mprehtë i sigurimit... Ashtu u ka shkue mendja atyne... Po, synit ‘Tares sim’ nuk i shpetoni dot...

Fillova me këta dy dhe do të vazhdoj me tjerë... Vdiqën ata që kujtonin se më shpetuen! Ne studjojmë dosjet e tyne perditë. Nuk do t’ia hapim rrugen atij Pater Fishtës me të tjerë! Ne jemi tue mendue me zhdukë dhe Migjenin, jo ma ju katalikve...

Prandej ju fola edhe Gegnishten tuej, që neser mos të më thoni se nuk të kemi marrun vesht! ‘1972 është varri i juaj. Pikë!”

Akademia dhe sigurimi sot, kanë vetem një detyrë: “Po e pate ta presin, në mos e paç.., ta njesin, si Kolqit e Camajt...”

(Pjesë nga fjala e Virusit në Akademinë e Shkencave – Tiranë, 2020)

Melbourne, 10 Korrik 2020.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora