E hene, 10.08.2020, 11:34 PM (GMT+1)

Speciale

Sinan Gashi: Zëri i arbërorëve të Greqisë - Aristidh Pango Kola

E merkure, 08.07.2020, 08:42 PM


ZËRI I ARBËRORËVE TË GREQISË – ARISTIDH PANGO KOLA (1944 -2000)

Nga Sinan GASHI

Parathënie

Edhe pse pluhuri i historisë i mbulon shumë të vërteta të fatit të popullit shqiptar, nga ai trung i lashtë dalin pipa që e rigjallërojnë një të qenme të hershme, për të ndriçuar faktet e pamohueshme për jetën ë një kombi tepër të lashtë. I tillë është një arbëror, që në Greqi thirren arvanitas, i cili ia përkushtoi gjithë forcat fizike e mendore prejardhje së kombit të vet, shqiptar. Jo që ato fakte dhe dëshmi ndryshojnë diçka në rrjedhat as të historisë e as të aktualitetit ditor, por forca e vërtetësisë krijon një ndjenjë të veçantë.

Ky është intelektuali Aristidh Pango Kola, që në greqishte emri i tij shënohet Aristidh Kolias, i cili rehatinë jetësore e profesionale e zëvendësoi me përballjen me sakrificën dhe përgjegjshmërinë në raport me hulumtimet e të vërtetave shkencore për shtrirjen dhe hershmërinë e popullit të vet-shqiptar, sa edhe me kacafytjet gati si individ i një ndërgjegje të lartë, për kundërshtimin e një shteti në mbrojtje të të drejtave të kombit shqiptar në trojeve e veta në Ballkan.

Gjithçka nga këto ia krijuan kokëçarjen e madhe dhe sfidat nga më të ndryshmet, për çka edhe i kushtëzoi sëmundjen dhe mbarimin e hershëm të jetës aq të dashur dhe me aq ëndrra për projektet e ardhme.

Botoi shkrime, vepra të plota studimore, foli nëpër televizionet lokale greke vetëm më një synim që të dëshmoi se aty janë shqiptarët (arvanitasit) autokton, që kanë një gjenezë të hershme me grekët, përkatësisht ata janë nga ky fis i sojem pellazg. Po ashtu nuk u zmbraps as në momentet më kritike për shqiptarët e Kosovës, duke e thënë fjalën e madhe të guximit përballë një shteti mik të armikut të shqiptarëve, dhe duke i pranuar edhe dënimet e dhe fyerjet e shumta që iu bënë, edhe në mënyrë institucionale greke.

Nisur nga të gjitha këto, u nxita që të shkruaj diçka nga kjo jetë-krijimtari e bujshme e Aristidh Pango Kolës, në mos hiçgjë, që të mbetet një shenjë në universin e kujtimeve të së qenmes së tij.

Vetëm një karakter tepër i guximshëm si i atij mund të shprehej kështu: “Asnjë nuk e di sa  arvanitas ka në Greqi, por janë në miliona, sepse të pakët janë ata njerëz në Greqi që nuk e kanë gjyshen apo gjyshin arvanitas, ka fshatra të tëra me arvanitas, si p.sh.: Thiva, Peleponezi, Korinti, Arkadia, Spata, Atika, Eubeja, ishujt Idhra, Speca, Andro etj.”

Për emërtimin e tyre në Greqi si arvanitas e përdora arbëror, për ta dalluar nga shqiptarët e këndejmë dhe nga arbëreshët e Italisë, arbneshët e Zarës dhe arnautet e Turqisë, paçka se të gjithë janë i të njëjtin gjen.

Prania arvanitase në krijimin e shtetit dhe të kulturës greke

Gjuha jonë vetëm thuhet

nuk e lanë që të shkruhet.

Bëmë këngë këshilla t’urta

që të mos harrohet gjuha.

(Arvanitase)

Aristidh Kola është ndër emrat e shumtë të arbërorëve –  arvanitasve - shqiptarë në Greqi, të cilët me grahmën e fundit bëjnë përpjekje për ta mbajtur të gjallë gjuhën, zakonet dhe gjithçka që ka të bëjnë me etninë e tyre shqiptare nëpër lokalitetet e shumta shqiptare në Greqi.

Pa u larguar në hershmërinë e historisë, të kulturës së Greqisë, kur shqiptarët kishin derdhur gjakun në luftërat të famshme për pavarësinë e Greqisë. Përmendet konstatimi zyrtar se, nga 100 heronj të Kryengritës grekë të 1821-it, 90 ishin shqiptarë, që njiheshin me emër Arvanitas. Duhet përmendur heroinën Laskarina Bubulina (1771-1825) nga Hidra, Marko Boçari (1790-1823) nga Suli, Athanas Skurtanioti (1793-1825) nga Shkurta e Dervenoho - rit, Nikolla Kriezoti (1785-1885) nga Karistasi, Andrea Miauli (1769-1835) nga Hidra, Theodor Kallakutroni (Bythgura) (1770-1843) nga Misina, Kiço Xhavella (1801-1855) nga Suli, Dhimitër Pllaputa (1786-1864) nga Pallumba e Gordinias, Kostandin Kanari (1790-1877) nga Psara, Gjeorgji Karaiskaqi (1782-1827) nga Këneta e Poshtme, Teodor Griva (1799-1862), Odisea Andruço (1790-1825) nga Livanti i Lokridhës dhe komandantë të tjerë.

Edhe shtetin e parë grek e udhëhoqën arbërorët (arvanitasit). Dihet e vërteta se duke u nisur nga kryeministri i parë i qeverisë Greke, më 1827, ishte shqiptari Joani Kapodistaria (1776-1831) nga një familje gjirokastrite, e cila për t’i shpëtuar dhunës turke, u vendos në Korfuz. Këtë e dëshmon edhe historiani grek Panajot Arvanoit, që në enciklope - dinë greke shkruan se  kryetari i parë i Greqisë ishte nga lagja Manalat e Gjirokastrës. Këtë e dëshmon edhe prof. Eqrem Çabej, i cili thotë  të njëjtën gjë si shkencëtari grek, por duke shtuar se i ati ishte Andon Gjika, i cili kur iku nga dhuna, me veti mori dy djemtë, Vironin dhe Joanin. Ai e udhëhoqi Greqinë nga viti 1828 e deri më 1831. Nga shqiptarët (arvanitasit) ishin edhe pasardhësit e tij pushtetarë, si: Pavlos Kundurioti (1855-1935) nga Hidra, ishte kryetar gjatë viteve 1924-1926, Teodor Pangallos (1878-1952) nga Salamina, udhëhoqi gjatë viteve 1926-1929, Aleksandro Koriziu (1885-1941) nga Poro, udhëhoqi gjatë viteve 1929-1935, Petro Vulgari (1884-1957) nga ishulli i Hidrës krye- ministër në vitin 1945, Dhimitër Qiriakos (1811-1869) nga ishulli Specia kryeministër deri më 1963, Emanuel Repili (1863-1924) nga Kranidhi qe kryeministër nga viti 1917-1918, Gjeorgjio Kundu -rioti (1772-1858) nga ishulli i Hidrës, Andoni Kryeziu (1796-1865) nga Hidra ishte kryeministër gjatë viteve 1849-1854, Dhimitër Vulgari (1801-1877) nga Hidra kryeministër nga këto vite 1855-1857, 1868-1869, 1871-1872, 1874-1875; Aleksan -dër Diomid Qiriako (1874-1951) kryeministër nga viti 1949-1950, Athanasio Miauli (1815-1867) nga Hidra, ishte ministër i Marinës greke dhe kryeministër më 1857-1862, e tjerë. Madje edhe tashti vonë, kryeministri grek Karlo Populias është çam.

Çamëria, një nga trevat shqiptare në Greqi

Në kulturën dhe shkencën e atij vendi janë shquar shumë personalitete, si në ata që themeluan Aka - deminë e Greqisë, si Dhimitri Kaburoglu (1852-1942) nga Epiri i shpërngulur në Stamboll e së fundi në Athinë, Maksim Miçopulos (1897-1968) nga Peleponezi, Dhimitër Egjiniti (1862-1934) nga Egjina, Angjelo Gjini (1895-1928) nga ishulli Speca, Sotiri Skipi (1881-1952) nga Skipida, Gjeorgjio Sotiru (1880-1965) nga Speca, Kostandin Haremi (1898-1966) nga Hlemendi i Korintit, Vasil Malamos (1909-1973) nga Athina, Vasil Egjiniti (1875-1950) nga Athina, Aleksandro Diomidi (1875-1950) nga Speca, i cili kishte ligjëruar në Universitetin e Berlinit dhe ishte zgjedhur rektor i

Parga një nga lokalitetet e bukura arvanitase

Universitetit të Athinës, më 1905, Teofil Voreas (1872-1954) nga Marusi dhe Spiridon Doda (1878-1958) nga Athina.

Në artet teatrale dhe figurative janë shquar dhjetëra artistë arbërorë (arvanitas). Arvanitasi Jani Bukura dihet se ishte themeluesi i teatrit modern në Greqi. Pastaj vijnë piktorët e shquar që ishin arvanitas, si Plokron Lebeshi (1848-1913) nga ishulli i Salami -nës, Eleni Bukura-Altimura (1821-1900) nga ishulli Speca, Niko Egonopulos (1910-1985) nga Hidra, Nikolao Voko (1861-1902) nga ishulli i Hidrës, Alqi Gjini (1933) nga Athina, Jani Altimura (1852-1975) nga Napoli, Jani Kuçi (1860-1953) nga Speca, Taso Haxhi (1927) nga Kerotea e Atikës, Stamati Lazaru (1915) nga Methana, Thanas Çingo (1914-1965) nga Elevsina, Andrea Kryeziu (1813-1880) nga Hidra dhe Niko Haxhiqiriakos-Gjika 91906-1998) nga Athina.

Rrokullisjet politike bënë që ata të jenë të padrejta shkollimi shqip, qoftë edhe si minoritarë, e madje me trysni të natyrave politike, si përzënia e çamëve nga trojet etnike, qoftë për në Turqi ose edhe për në Shqipëri, bëri që ata gradualisht ta bjerrin gjuhën e mëmës, shqipen e etnisë së tyre, pastaj edhe në integrohen në një jetë tjetër, deri aty sa për të mos e ndjerë më veten ashtu siç e kishin trungun e hershmërisë. Po ashtu, ato që sot janë ruajtur nga gjeneratat e pakta të vjetra që gjallojnë në ato hapësira, janë fjalët shqipe tepër të vjetra sa vështirë të merren veshtë pos atyre, pastaj kombinimi i tyre me fjalë greke të përditshmërisë së administratës ose tregtisë, në ato veshje të pakta dhe adete që ruhen si relikte të një jete pothuaj të perënduar.

Edhe kur bëhet përpjekje sado e vogël për të thënë diçka në këtë drejtim, qoftë edhe në formë shkrimi, ato mund të komunikojnë me lexuesin qoftë ai edhe arvanitas (shqiptar i Greqisë, ato kuptohen vetëm po të shkruhen në gjuhën greke.

Vetëdijesimi për këtë dhembje të madhe të asimilimit kombëtar, ka shtyrë disa personalitete të vetëdijes së lartë dhe të arsimimit po ashtu të lakmueshëm që të angazhime në këtë drejtim, qoftë studiuesi i etnologjisë arvanitase Vangjel Ljapi (1940) nga Mandera Elefsina, i cili kishte krijuar më se 20 vepra të këtij interesimi, si: “Martesa Arvanitase”, “Zakone Arvanitase-Mentalitete”, “Vajtime Arvanitase”, “Lojëra fëmijërore të arvanitase”, “Valle arvanite” e tjerë; ose duke e historizuar kulturën muzikore autoktone shqiptare,

si Thanas Moraiti (Thanassis Moraitis), edhe me botimin e CD-ve, si ‘Arvanitic songs’, qoftë me kujtimet e së kaluarën rrënjësore nga manifestimet në të shumtën e natyrës fetare e familjare, por edhe me studimet e bëra me seriozitetin më të madh të kohës, duke nxjerrë me dokumentime atë aktivitet dhe sakrificë tepër të madhe të shqiptarëve vendës në Greqi për pavarësimin, formimin dhe kulturimi - min e tij. Këtë vazhdë, në aktivitet për ta shpëtuar asimilimin, janë edhe intelektualët e shquar, shkrim- tarë dhe studiues, si: Anastas Kullurioti (1820-1887) nga Salamina, i cili e pat nxjerrë gazetën “I foni tis Alvanias” (Zëri i Shqipërisë) dhe botoi edhe një abetare shqipe, të cilin pastaj e helmuan; Jani Gjika nga Eubea, Jorgo Gjeru nga Kriekuqi, Jorgo Miha nga Muzaka, Jorgo Korizis, Niko Stylos, Taso

Arvanitasit në prag të betejës

Karandi-Arvaniti e të tjerë, për ta mbajtur gjallë gjuhën  arvanitasve të Greqisë. Të gjenit arvanitas ishin edhe artistët me famë botërore nga Greqia, Melina Merkuri, Teli (Aristoteli) Savallas, Irena Papas e tjerë.

Nuk është vetëm një rast ky dhe me kaq personalitete të mëdha të historisë së njerëzimit, që lanë gjurmë të përjetshme në historinë botërore, në lëmenj të ndryshëm, qoftë atë të luftës, të artitit, të shkencës dhe të shpirtmadhështisë njerëzore që u manifestua gjatë shekujve.

Raste e raste, personalitete e personalitete ishin deri tashti të mbuluar nga ‘harresa’ historike e së vërtetave të mëdha, të cilat, jo që kthehen në diçka konkrete tashti, pas kaq e kaq shekujve, por duke u parë konkretisht, ato ua kthejnë vlerën dhe nderin që ka etnia shqiptare, e cila asnjëherë nuk ka marrë të huajën, përkundrazi vetëm sa ka ndihmuar në çdo mënyrë të tjerët, në mënyrë që bota të jetë e lirë dhe që ambienti jetësor të jetë më i bukur.

Kjo mbase mbetët vetëm një shenjë në historinë e së kaluarës e asgjë më shumë.

Por, sido që të jetë, është e padrejtë dhe tepër skandaloze kur ne nuk i dëshmojmë vetë ato vlera dhe sakrifica që i kemi bërë për të tjerët, ani pse pa pikë fitimi, madje edhe atë respektimin elementarë në raste.

Aristidh P. Kola, personaliteti më i shquar i kësaj vazhde

“Më parë në fshatin tim, kur isha i vogël, po të

mos dije arvanitka (shqip) miqtë dhe shokët të

tallnin, të vinin në lojë, të injoronin.”

A. P. Kola

Njëri nga ata që bëri një punë të rëndë, gati sizifia - ne, në ndriçimin e vlerave të etnisë shqiptare në her - shmërinë e Greqisë dhe for -mimin e saj, është intelek- tuali dhe shkencëtari i shquar Aristidh P. Kola. Ai, edhe pse kishe mbaru - ar studimet për diçka tjetër ,fakultetin e drejtësisë, dhe ishte sistemuar qetëshëm në profesionin e avokatit, ku bënte një jetë pa travaje, nuk e la ndërdija e përkatësisë etnike dhe rreziku i zhbërjes së saj në kuptimin historik e publik, andaj edhe i hyri një pune tepër të rëndëm, të lodhshme, e mbi të gjitha me rrezikim të madh. Ai synoi të ndriçonte errësirën krijuar shekujve në vlerat e etnisë shqiptare që ishin edhe atje, në mos bazamenti i asaj kulture të lakmuar nga e gjithë bota. Madje, që të ishte më i saktë, më i besueshëm për vendorët dhe shkencëtarët e jashtëm, që në këso rastesh e marrin njëherë subjektivizmin e përkatë - sisë etnike të krijuesit, të gjitha burime i hulumtoi dhe i dha në referenca nga burimet greke, të lashta qofshi n ose të reja qofshin. Kjo nuk kishte pra që të mos ishte reale, e besuar dhe bindëse, ngase nuk ishte lënë e dokumentuar nga ata që e ‘donin’ veten, por nga ata që e evidenconin të vërtetën, pa e ditur se ku rrokulliset mendimin në kohën e mëvonshme.

Aristidh Kola bëri më shumë se gjithkush në këtë drejtim. Së pari shëtiti vend e vend lokalitetet ku edhe sot frymojnë ata arvanitas, që në mos të gjallë, e kanë në kujtesë të freskët prejardhjen e tyre, sa edhe i ruajnë ato zakone e rite, të cilat i manifestojnë edhe në ceremonitë familjare dhe fetare. Pastaj bëri punë sizifi në publikimin e tyre, duke i nxjerrë disa revista arvanitase të përziera me gjuhën zyrtare greke, ku materialet botoheshin pothuaj në të dy gjuhët.

Revista “Besa” dhe revista “Arvanitët’’, organe të shqiptarëve në Greqi

Dhe, së fundi botoi vepra autoriale, duke e materi - alizuar gjithë atë gamë pasurish të mëdha autoktone të kulturës shpirtërore tradicionale shqiptare në Greqi. Veprat e tij mbase do të jetë unikale në literaturën që merret me këtë temë dhe do jetë e pa tejkaluar në çdo rast kur ajo temë vihet në shqyrtim.

Këto tri fusha ku ai u përqendrua, krijuan një kapitull të jashtëzakonshëm vlerash shkencore dhe të vërtetash historike në përmasa botërore, për vërtetësinë e një etnie he një vendi, i cili fsheh to duke i mbuluar me falsitete meskine të politikës së ditës.

Veshje arvanitase e djalit nga Korinthi dhe e  vajzës nga Tanagrasi

Aristidh Kola ishte angazhuar në interesimet e tij jashtë kufijve shtetëror, duke bashkëpunuar me studiues dhe intelektualë të arbëresheve të Italisë, si me Atë Antonio Belushin (Bellusci), një punëtor i palodhshëm ky i kulturës dhe shkencës arbëreshe, kur edhe do të publikojnë punime edhe atje, si në revistën ‘Zjarri’ dhe ‘Lidhja’ që dalin në Kozenca; se sa ishte i interesuar dhe i informuar për çështjen shqiptare, flet edhe e dhëna se ai ishte paraqitur fytyrën reale të politikës së dhunës së Milosheviqit ndaj shqiptarëve dhe Kosovës, në veçanti gjatë viteve ‘90, duke botuar një vepër të plotë për këtë çështje në Athinë, politika e të cilit vend e përkrahte shumë, ose hezitonte të prishte marrëdhëniet me atë shtet gjenocidal, ndoshta edhe për hir të afrisë fetare, që është pothuaj brenda politikave të të dy shteteve, të Greqisë dhe të Serbisë.

Diçka nga jeta dhe vepra e Arsitidh P. Kolës

Për të ndihmuar propagandën proshqiptare dhe

në veçanti shqiptarët e Kosovës, me shpenzimet

e mia personale botova revistën ‘Arvanon’”.

A.P. Kola

Aristidh Kola është i lindur në fshatin Leontari (Kaskaveli), nja 20 km. në perëndim të qytetit të Thivës, në rrethin e Tebës, në Greqi, më 8 korrik 1944 nga i ati Pango Kola, një ikonograf dhe piktor popullor autodidakt. Edhe pse aso kohe kishte mangësi të madhe materiale, pasuria tjetër e madhe e tij ishte ajo shpirtërore, një jetë përplot të qeshura, gëzime, ngrohtësi ndërnjerëzore, me një çiltërsi sinqeriteti.

Gjithçka që ishte me vlerë të ruajtjes së autoktonisë etnike ishin këngët, tregimet, historia, këngët, vallet, vajtimet që i manifestonin gjyshet dhe gjyshërit e atyre trojeve. Ajo që ishte me interes, ata përherë flisnin vetën gjuhën arvanite, kurse greqishtja depërtoi si gjuhë e shkollimit dhe gjithsesi e zyrtarizmit shtetëror.

Sido që të jetë, gjuhën e parë të folur Aristidhi i vogël e kishte në arvanitase.

Shkollën e mesme e kreu në Tebë, ndërsa studimet e larta, i mbaroi në Universitetin e Athinës, për jurisprudencë, më 1968. Pastaj synoi të kryente studimet pasuniversitare në Paris, por pas situatave të turbullta politike e lë Francën. Pas këtij aftësimi profesional, më e përshtatshmja dhe në njëfarë forme e fitimit të një pavarësimi në veprim, mbase edhe në n ndihmesë të atyre që u bëhet e padrejtë nga shumë rrethana pushtetore, ai merret me punë  e avokatisë deri në vitin 1985. Si duket duke pasë në mendje dhe shpirt një kërkesë krejt tjetër nga ajo e një administratori të banaliteteve që sjell jeta, ai lë këtë profesion dhe i përkushtohet studimeve të bashkëkombësve të tij- arvanitasve, ashtu siç thirren shqiptarët e Greqisë. Fokusimi i interesimeve të tij ishte gjithçka që kishte të bunet me pasurinë mate - riale e shpirtërore të bashkëkombësve të tij, si të historisë së tyre, traditave, folklorit dhe veçanërisht gjuhës, të cilën e kishte folur që fëmijë. Ai kishte edhe një pasion pas arteve, si pas muzikës klasike, për të cilën kishte njohuri jo të pakta, dhe asaj popullore, të cilën e kishte vazhdimisht pranë, por nuk i mungonte edhe talenti i një piktori, që mbase  kishte trashëgim nga i ati. E motra e tij (ai kishte edhe një vëlla e dy motra), ishte bërë e njohur si piktore-ikonografe në Gjermani.

Mu për këtë angazhim të përkushtuar në studimin dhe ruajtjen e kulturës arvanitase, fitoi një popu -llaritet të madh, sa edhe iu dha besimi që të udhëheq Lidhjen e Arvanitasve të Greqisë, (“Arvanitikos Sydesomos Elladas”), duke u zgjedhur kryetar i saj nga viti 1986 e deri më 1995. Në këtë kuadër themeloi Qendrën e Studimeve Arvanitase më 1985.

Për të qenë më i zotrueshëm në përhapjen e atyre të arriturave shkencore dhe trashëgimore, Aristidh Kola themeloi një shtëpi botuese, së cilës ia dha emrin “Thamiris” (nga shqipja Tha mirë).

Tashti, në këto rrethana të reja, ai angazhoi dhe ringjalli lëvizjen kulturore dhe kombëtare të asaj traditës së hershme arvanitase, duke u angazhuar vetë me gjithë forcat dhe dijen që kishte, por edhe duke i aktualizuar përpjekjet e të tjerëve të asaj etnie.

Në kuadër të këtij aktiviteti praktik dhe emocional të rizgjimit, botoi dy revista, ku publikoheshin për herë të parë gjithë ai bagazh materialesh tepër të rralla dhe të vlefshme të kulturës shpirtërore shqiptare përgjithësisht. “Besa” e kishte emrin revista e parë, që doli më 1983 në 34 numra, dhe “Arvanon” (Arvanitasit) ishte emri i revistës së dytë dy mujore, e cila nisi botimin më 1998, drejtor i së cilës ishte ai, e që u botua vetëm në 8 numra.

Po ashtu, aktiviteti i tij tepër i dendur, u dëshmua kur, së bashku me kompozitorin dhe muzikologun arbëror, Thanasis Moraitis (Thanas Moraiti), organizuan më 15 dhjetor 1986, Festivalin e parë të këngës arvanitase, ndërsa festivali i dytë u mbajt më 7 mars 1998. Nga këto manifestime muzikore tradicionale do të editohen edhe dy kompakt disqe, me titullin domethënës  “Trëndafila e shkëmbit”.

Krahas këtij aktiviteti tepër të ngjeshur dhe të vështirë, Aristidh Kola asnjë çast nuk ndaloi në hulumtimet e bibliotekave dhe të arkivave për të gjetur dokumente për arvanitasit në Greqi, gjithnjë vetëm nga burimet origjinale greke. Ai, si duket, nuk donte të thoshte vetëm atë që i kishte mbetur në shpirt si dëshirë, të forcës së krahut dhe të mendjes së etnisë së tij, madje sakrificën e bërë për një popull tjetër, që edhe tashti nuk ia njihte vlerat as si përmendje, por të jenë bindëse për vetën së pari e pastaj edhe për gjithë botën shkencore, se si ishte e vërteta dhe se si duket e mbuluar me dashje për synime të errëta ndaj të vërtetës.

Nikolao Voko: “Dhia dhe mjelësja”

Gradualisht, me një përkushtim të paparë, ai njohu historikun e atij populli dhe të atij trualli, duke u nisur që nga historia e Thivës,  themelues i së cilës “konsiderohej Kadmos”, i cili ishte “një prej shumë të ardhurve të racës së madhe pellazgjike, që kishin strehën e tyre në malet e Epirit të sotëm dhe Shqipërisë.” Kjo është edhe një histori e lashtësisë që sqaron edhe gjëra të tjera. “Kur Kadmi kthehet merr gruan e tij dhe shkon të japë shpirt në atdheun e tij,...në Iliri. Atje bëri fëmijën e tij të fundit të quajtur Ilir, thotë mitologjia që do të lidhë ilirët me kadmin. Gruaja e tij Armonia është nga Dardania (Kosova e sotme) dhe, mitologjia thotë se, ajo është motra e prijësit të dardanëve, Dardanit.” Veç kësaj ai kishte mësuar edhe për përvetësimet e grekëve nga etnokultura arvanitase, kur “Vallja çame” (çamiko), konsiderohet si vallja kombëtare greke. Veshjet e grave arvanitase janë krenaria e veshjeve greke. Porsa i përket këngës aty ka ndodhur diçka tragjike. Muzika nuk ka humbur, por vargjet janë përkthyer prej kohësh në gjuhën greke.”

Ai madje kishte mësuar, me dokumente të vendit, se “një pjesë e madhe e popullit grek e ka prejardhjen e tij nga Epiri i sotëm dhe nga Shqipëria dhe janë njohur si arvanitas. Janë pikërisht ata arvanitas që dhanë thuajse shumicën e heronjve të vitit 1821, ata ishin gjithashtu krijuesit e shtetit të ri grek.”

Kështu, si rezultat i këtij përkushtimi të fortë dhe jo pa rreziqe, ai arriti ta ngeh godinën shkencore të vetmen e deri tashme në këtë temë, kur edhe botoi veprën “Arvanitasit dhe origjina e grekëve” më 1983, në gjuhën greke, atë e kishte si mburojë të fortë të aktivitetit të tij të mëvonshme. Kjo vepër aq pati sukses dhe zgjoi interesim të lexuesin e të gjitha shtresave, sa u ribotua më se dhjetë herë vetëm në Greqi. Vepër vijuese e kësaj teme është “Gjuha e perëndive” (I glosa ton Theon), më 1989, që është rezultat e këtij gërmimi në kohëra të shkuara, për ta dhënë tashti bazamentin e gjuhës dhe kulturës shqiptare, mbi të cilën ishte ngritur ajo greqishtja e sotme.

Në kuadër të kësaj ai kishte krijuar dhe botuar mandej edhe një vepër tepër interesante dhe me interes të përhershëm për studimet gjuhësore albanologjike, gjithsesi unike në literaturën botërore “Fjalori krahasues i gjuhës arvanitase” më 1995. Pothuaj e këtij fahu është edhe vepra po aq e rëndësishme “Zeusi pellazgjik dhe gabimi indoevro- pian”, ku anulon konstatimet e deritanishme për vjetërinë e shqiptarëve në Ballkan dhe prejardhjen e tyre, gjithmonë duke i materializuar mendimet e tij me referenca të dokumenteve të rralla ose edhe të pathëna qëllimisht nga shkencëtarët e deritanishëm.

Ngase një punë të përbashkët të përhershme e kishte bërë më studiuesin tjetër nga arbëreshët e Italisë, Antonia Belushin, ai vlerat dhe punë e tij e përmblodhi në një monografi “Antonio Belushi dhe magjia e traditave popullore”, të cilën e botoi në vitin 2000.

Se arvanitasit ishin një vlerë e pamohueshme, mbase edhe si shtrirje gjeografike në Greqi, ai kërkonte që ata të kenë të drejtat elementare njerëzore, që gjithsesi mbështeten te gjuha dhe arsimimi i tyre në gjuhën shqipe, sipas trungut të tyre kombëtare. Për këto dhe kërkesa tjera, duke u mbështetur gjithnjë të bazamenti real i së vërtetës, ai i bënë ‘zyrtare’ kërkesat e tyre në veprën “Proklamata e Lidhjes arvanitase” e vitit 1899, duke e përkthyer qëllimisht në greqisht.

Duke qenë i mbështjell me interesime dhe shqetësi - me të përhershme për fatin e gjithë etnisë shqiptare kudo që frymojnë, ai nuk mundi pa e aktualizuar dhe thënë të vërtetat për dhunë e paskrupullt të politikës së Slobodan Millosheviqit dhe regjimit të tij mbi popullatën etnike të Kosovës gjatë viteve, kur botoi librin “Greqia në kurthin e serbëve të Millosheviçit” më 1995. Kjo mbase ishte synimi i tij i mirë për shtetin grek dhe politikën e saj, i cili hezitonte ta thoshte të vërtetën që ndodhte në Ballkanin e tyre të trazuar, ose ishte përkrahësja e një gjenocidi, në ç’mënyrë njëzohej me atë të keqe, duke e ulur veten para politikës përparimtare botërore. Aq më keq kur ajo ishte anëtare e atyre asociacioneve që proklamonin, ruanin dhe ndihmo - nin lirinë e popujve të shtypur dhe kujdesin për të drejtat elementare të njeriut.

Tri veprat e Aristidh Kolës të botuara në gjuhën shqipe

Dihet se në dorëshkrim ai kishte lënë disa vepra, ndër të cilat do zënë në gojë librin e gatshëm për botim, “Kënga e mercenarëve”, “Miti dhe e vërte - ta”, “Varri i tretë i Marko Boçarit”, “Ditari i Kosovës” dhe ”Prometheu dhe Zeusi”.

Vdekja e tij më 11 tetor 2000, ishte dhe mbetet edhe sot e gjithë ditën e mistershme, pasi ai vdiq në Athinë, vetëm duke u përfolur mënyrat e përfun -dimit jonatyral të jetës së tij, të cilat mbështeten realisht të mostrajtimi normal mjekësor në spital.

Trupi i tij pushon në varrezat ‘Zografu’ të Athinës. La pas vetes gruan Nansi Kola dhe dy fëmijët, gocën Ksenia-23 vjeçe, dhe djalin Panon-14 vjeç, në moshën e adoleshencës.

Ai shpesh kishte marrë letra kërcënuese, telefonata të asaj natyre, përcjellje në çdo hap nga grekë ekstremistë. Për të ishin shfaqur parulla nëpër qyte-tin e Athinës “Vdekje Aristidh Kolias”, ose “Tradh-tari Kolia në litar”.

Pak para se të ndërronte jetë, ai kishte deklaruar: “Mua më vranë dhe kështu kanë vepruar edhe me dy kryetarët e tjerë të Shoqatës së Shqiptarëve “Marko Boçari”, të cilët vdiqën edhe këta nga një ‘leuçemi’”. Madje, lidhur me këtë janë dhënë edhe mendime se janë përdorur doza vdekjeprurëse radioaktive, ngase  kampionet e gjakut të analizuara jashtë Greqisë, kanë dëshmuar radioaktivitet në gjak, nga 40 deri 50 herë mbi norman.

Ai ishte injoruar tërësisht, sa edhe shtratin e tij e kishin vendosur në një korridor, ku edhe ishte telefoni publik për pacientët. Ja se si e kujton ato momente Ndriçim Kulla, një mik i tij: “I shkoj pikërisht atë mbrëmje në spitalin shtetëror “Vangjelizmo’ në qendër të Athinës dhe krevatin e tij e gjej në gjendje të mjerë, në një nga korridoret e katit të gjashtë pranë një pike telefonike, ku flisnin të sëmurët. Nuk m’u duke e rastësishme që nuk u gjend një dhomë për të në atë zheg të nxehtë të asaj vere për një njeri, që kishte bërë revolucion në mendimet e shumë njerëzve me një libër të tillë në Greqi. U takuam dhe biseduam, ja aty pranë krevatit të tij. Biseda në gjuhën shqipe po tërhiqte vëmen - djen e mjekëve që kalonin nga dhoma në dhomë.” Janë tepër emocionuese edhe fjalët e fundit të deklaruara kolegut të letrave, të cilat shprehin pasiguri dhe dëshira të shumta që i mbeten në mes: Mik i dashur Ndriçim. Në qoftë se unë do të bëhem përsëri mirë, ne do të bëjmë gjëra të mira bashkë, por më kujtoi sërish librin”.

Emri i tij dhe aktiviteti i dendur, i pa krahasuar deri atëherë në këtë drejtim, mbetet në kujtesë të gjithë popullatës shqiptare kudo që frymojnë e në veçanti të arvanitasve, të drejtave të munguara të tyre dhe të mohuara për gjatë kohë në Greqi.

Ai ishte personalitet që kishte një kurajë të jashtë - zakonshme në këtë drejtim, duke mbetur vlerë që s’e ka shokun. Kishte disa veti të çuditshme, të rralla brenda një njeriu, siç e kujton një mik i tij. “Përveç qetësisë, urtësisë dhe ngrohtësisë, ai të shprehte edhe një vëmendje të veçantë si bashkëbi -sedues.”

Edhe në ditët më të rënda dhe të politizuara sa s’ka, ai merrte pjesë në  aktivisht në të debate televizive greke për ngjarjet në Kosovë. Ai po ashtu lansoi të vërtetat historike te opinioni grek për çështjet e shqiptarëve si në Kosovë si ata me një histori të lashtë në Greqi, gjithmonë me një ndjenjë të përjetimit të thellë të problemit, por asnjëherë duke i marrë ato me emocionin e një adoleshenti. Ishte i ndërgjegjshëm se hapëronte në shtigje të rrezik - shme, por asnjë moment nuk ndalonte. Nga ai terr e krijuar para së vërtetës së dokumentuar, ai deshi si profesionist ta paraqes etninë e tij ashtu siç ishte, liridashës, paqedashës dhe sakrifikues për të drejtat e popujve tjerë. Njëkohësisht ai e mendonte drejtë se kjo do të reflektoi te aktualizimi i masakrave të programuara.

Polikron Lebeshi: “Djali me lepuj”

Kujtesa e natyrës tjetër është ajo e shtresës intelekt -tuale e shkencore, që e lexojnë përherë dhe ndjenë kënaqësinë që ua referon ai, atë kënaqësi që sjell vetëm e vërteta, madje edhe më shumë kur ajo është e fshehur. Jo se historia kthehet më prapa, edhe sikur ta nxjerrësh me gjithë të vërtetat e pathyeshme se kanë formuar tashti kornizat e nja tradite histo - rike të proklamuar shekujve, por ndriçimi qoftë vetëm i një fitili drite të bardhë në errësirë ngroh shpirtrat e brumosur me të drejtën njerëzore.

Roli i vetëdijes së lartë njerëzore -shkencore si i Aristidh P. Kolës

“Vuej por mos hesht. E prap shikimet sielli

Kah maja e malit ku do t’lén agimi,

Këndò n’errsí deri sa t’dridhet qielli

E t’derdhet ari i rrezeve kah ti.”

Ernest Koliqi

Për të krijuar këso vep - rash dhe për të formuar personalitetin madhësh-

shtor të një njeriu -shkencëtari, që pavarë- sisht sakrificat gjurmon vetëm të vërtetën, duhet përkushtimi i madh, ve- tëdijesimi i fortë në pa -drejtësitë historike të përhershme ndaj një etnie që nga gjeneza e saj, ani pse ajo ka sakrifikuar përherë edhe për të tjerët, por duhet formuar personalitetin prej shkencëtari duke hulumtuar gjatë, duke pas për krah veprat e studiuesve të shquar botëror, gjithsesi të atyre të lashtësisë, që ajo kohë nuk kishte ndjenjën e grabitjeve e synimeve të liga ndër fqinjësore.

Në këto pika Aristidh P. Kola është ia pashoq. Ai madje nuk e ka një ngarkesë madje as nuk e mbisundon ana emocionale në konstatimet e tilla të (ri)zbuluara me vonesë shekullore, por ftohtësia e tij jep karakterin e shkencëtarit të së vërtetës, që një ditë duhet ta përfshijë botën, përmes korrigjimeve të veprave plaka të historianëve të kohëve, që fatkeqësisht, përherë ua bëjnë qefin sundimtarëve të kohës.

Përmes punës së tij ai e ndriçon mendjen njerëzore, duke mos e lënë të jetojë me iluzione se ne jemi të parët, vlera e kamufluar si e tillë në zgripe kohore dhe e përvetësuar, ta bëjë si legjitime, ngase tashti më njerëzimi, fatmirësisht, ka nisur të çlirohet nga këto kërkesa primatioze, qofshin edhe të rreme.

Duke e ditur vlerën e kulluar dhe mbushamendëse, njeriu i kohës sonë është më i qetë dhe hedh hapin më sigurt në ecjen përpara, në raporte globale botërore, tashti.

Ja se si e kujtojnë të tjetër këtë njeri të shquar të shkencës shqiptare: “Kemi kaluar gjithë natën zgjuar në shtëpinë e arbërorit Aristidh Kolia. Ashtu si dhe vitin e shkuar, aty gjetëm një ngrohtësi dhe mikpritje të madhe.-kujton Antonio Belushi. Një burrë me karakter të hapur, të fortë, i ri dhe shumë i çiltër. Gjithashtu është pjesëmarrës në një aksion të dukshëm kulturor pranë gjithë komunitetit arbëror të Greqisë.”

Ndër të tjera, Kolec Traboini, duke vlerësuar punën madhështore të Aristidh Kolias, konstaton: “Veprat e njerëzve me mendje të ndritur si Aristidh Kolia na mësojnë të kemi guxim për të kaluar kufijtë e shteteve, për të kapërcyer nacionalizmin primitiv që e karakterizon fuqinë e barutit ballkanik e, mbi të gjitha, për të kapërcyer vetveten që shpeshherë na lë pas në kohë e hapësirë, duke mbetur në bisht të historisë dhe larg Evropës në hapësirat e një shekulli.”

Edhe Ilir Malindi, në librin “Ne dhe Greqia” shpjegon diçka nga fati i këtij personaliteti: “Si kryetar i shoqatës së arvanitasve të Greqisë “Marko Boçari”, Aristidh Kola do të akuzohej nga forcat ultrashoveniste ortodokse greke, vazhdimisht për të vërtetën e ngjarjeve të Kosovës, si dhe për të vërtetën e shqiptarëve në Greqi, që ai i përfaqësonte nëpërmjet shoqatës së tij, njohur edhe nga ligjet e shtetit grek. Atë e hodhën në gjyq përfaqësues të organizatave ultranacionale greke, të cilat e kërcë - nuan edhe me vdekje...”.

Edhe pse iu ndanë dy çmime nga shteti shqiptar, çmimi “Ismail Qemali” më 1995 dhe Urdhri i Klasit të Parë “Naim Frashëri” më 1998, madje edhe një rrugë në Gjirokastër e mban emrin e tij, në Skënderai iu nderu me titullin “Qytetar nderi” post mortum, si dhe u xhirua një film dokumentar për jetën e tij, “Rrënjët e mia janë tek Arbëria”, nga Lirio Nushi, është pak për një figurë të tillë prej humanisti, shkencëtari dhe atdhetari.

Personaliteti i tillë nuk guxon të mbetet kështu në heshtje, por të aktualizohen veprat dhe të përkuj -tohet fytyra e tij madhështore, në Tiranë, Prishtinë, Shkup e gjetiu, përmes simpoziumeve ose edhe përkujtimeve të rastit.

Ai në këtë fah, ishte njeriu i njëhershëm që dha etnia jonë.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Qazim Namani: Si u detyruan shqiptarët për të ndërruar fenë Skënder Hoxha: Toponime të krahinës së Dushkajës në dritën e kërkimeve etimologjike Qazim Namani: Konservimi i Kështjellës së Artanës gjatë viteve 2015-2017 Qazim Namani: Gjurmë të Xehetarisë në Ulpianë Qazim Namani: Vushtrria vendlindja e çetnikut Živko Gvozdić Sinan Gashi: Vepra e parë për Historinë Shqiptare Qazim Namani: Shqiptari ortodoks nga Prishtina dhe pjesëmarrja e tij në vrasjen e shqiptarëve gjatë viteve 1912-1914 Qazim Namani: Kisha e familjes Boletini nuk është serbe Kujtim Mateli: Interesimi i institucioneve shkencore franceze për Dodonën pellazge dhe kontributi i kërkuesit shkencor Gilles De Rapper Qazim Namani: Promovimi i trashëgimisë kulturore dhe zhvillimi i turizmit në Kosovë Qazim Namani: Veshja e grave shqiptare në rajonin e Medvegjës Qazim Namani: Gjurmët arkeologjike në qytetin e Kassovës Qazim Namani: Gjurmët arkeologjike në Gjytetin e Marecit me rrethinë Fotaq Andrea: Paqë e qetim qiellor për Njeriun e përplotë Moikom Qazim Namani: Gjurmët arkeologjike në fshatin Peshter dhe Brus Qazim Namani: Gjurmët arkeologjike dhe historike në rrethinën e Janjevës Qazim Namani: Servia emër rajoni në shërbim dhe jo emër etnie Qazim Namani: Arbërorët dhe udhëtimet e Gjergj Kastriotit nëpër vendbanimet e Artanës Qazim Namani: Politikat ruse për sllavizimin e popullatës shqiptare gjatë viteve 1700-1912/13 Nikë Gashaj: Kryengritja e Malësisë së Mbishkodrës - 1911

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora