E enjte, 25.04.2024, 02:15 PM (GMT+1)

Mendime

De Martin: Trashëgimtarët e një disfate

E premte, 07.11.2008, 10:51 AM


De Martin
TRASHËGIMTARËT E NJË DISFATE

 

Nga De Martin

 

Nuk mundet ta mohon askush dhe as historija se, shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë janë i njëjti popull,se kanë një gjuhë të njejtë,kulturë të njejtë dhe histori të njejtë.Ajo që e mohon këtë realitet është Akademija e shkencave të Beogradit,duke e fallsifikuar historinë se shqiptarët nuk e kanë edhe preadhjen nga ilirët.Nga kjo qasje na bënë të kuptojmë se, çë moti është bërë luftë e madhe akademike dhe politike për realizimin e përcaktimëve ideore për shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë dhe copëtimin e trojeve të tyre.Serbija u mundue të realizoj edhe shumë plane të tjera,dhe në luftën e fundit në Kosovë,akordoj planin duke futur ndasi e urrejtëje në mes shqiptarëve katolik dhe islam.Gjatë luftës së fundit në Kosovë,serbët paramilitar dhe ushtrija serbe e dëboj popullin nga trojet e veta,duke bërë përjashtime të vogla me popullin katolik,me qëllim që të fusë dyshim se ky popull është bashkëpunëtor i tyre.Por,historija e djeshme na mësoj ti vertetojmë armiqët e jashtëm,ndërsa këta të mbrendëshëm duhet të dimë si tia dalim dhe si të mbrohëmi.Toleranca,në parim e duron intolerancën,në mënyrë që problemët shoqërore ta gjejnë arsyen e vet.Njeriu i madh i kombit shqiptar,Faik Konica ka thënë:Shqiptarija e rrethuar me armiq,por armiku i madh i vetës jemi vet ne."Duke filluar nga kjo thënje e Konicës,duhët të mendojmë dhe të studiojmë më gjatë në esencë thelbin në bërthamë dhe të marrim përgjegjën e kësaj fjale.Populli shqiptar u ngop me të gjitha ato të këqija që i erdhën deri dje,nga mizorët,barbarët,gjakatarët,përbindëshat,kulqedrat,kanibalët,drogistët,shofenistët,kontrarevulocionarët,diktatorët dhe të tjerë,dhe nuk ka nevojë më ti shtohën plagë të tjera mbi plagë.Populli shqiptar i Kosovës,mendoi se, njëherë e përgjithmonë dual nga kriza globale dhe nga ajo shpirtërore,duke u ballafaque tani me kushtet sociale dhe ato ekonomike për ekzistencën normale të jetës së popullit të vet.Dhe Bashkësija Ndërkombëtare,poe luan rrolin e vet në krye me SHBA-të,për rimëkëmbjen e shtetit të Kosovës dhe zhvillimin e saj.Njëherit dhe diplomacija perëndimore me aleatët e vet edhe sot e kësaj dite po bënë strategjitë e veta politike duke u përpjekur që Kosova të nxjerrët nga e kaluara e idhur,por nëse ne si popull shqiptar, marrim në thu,shkojmë në të kundërtën  e zhvillimit tonë,dhe u bimë shqelëm të gjitha atyre përpjekjeve dhe të arriturave që u bënë në favor të Kosovës,atëherë çfarë komenti ka këtu…?Kush na ka faj ,që vetëvetën po e zëmë pisk.Pse nuk i japim rëndësi disa nyjëve të ndërlikuara,që nuk gjejnë zgjidhje,të cilat po zgjatën edhe më shumë,sepse edhe UNMIKU,i ka bërë disa lëshime të pa nevojshme,duke i lëshuar pe Serbisë për qështjen e veriut të Mitrovicës,dhe Beogradi i ka zënë peng serbët e këtij vendi dhe po e luan një loje të quajtur"Pisllëk" Çështja e veriut të Mitrovicës,është lojë e Beogradit,dhe UNMIKU,me një tolerancë të pa nevojshme po i përshtat disa plane për Beogradin,dhe kjo paqartësi ka shkaktuar çrregullime të mëdha deri më tani ,por edhe i ka kushtuar shumë shtrejt shtetit të Kosovës nga tregëtitë e ndryeshme pa një lloj kontrolle dhe identifikimi të mallrave dhe njerëzve.Tolerancën që e ka bërë shteti i Kosovës me Serbinë,nuk ka shtet në botë që mundet ta bëjë në një moment kritik, duke e marrë parasysh se deri dje,Serbija bëri luftë të pa barabartë dhe Kosovës ia vrau 21mijë shqiptar,dhe sot shqiptarët e Kosovës pranojnë që shteti i tyre të jetë një shtet multietnik.-Populli shqiptar duhet ta falenderon çdo popull që ia shtrini dorën dhe e ndihmoj deri sot,deri dhe në pavarësinë e shtetit,por ,duhet të falenderoj shumë popullin amerikan i cili duke filluar prej Presidentit Vilson,i cili ishte i pari president në përkrahje të shqiptarëve,dhe populli amerikan,si askush tjetër i doli në krah të së vërtetës historike të drejtësisë ndërkombëtare,për lirinë dhe të drejtën njerëzore,nga kemi përfituar edhe ne shqiptarët si populli më i shtypur në ballkan.

 

 

Samarit,vet po i shtohët barra nga vetëvetja,sepse nuk don me e ditë i zoti rrugën e vet,drejt një modeli të ri dhe për ta lehtësuar barrën,por,vazhdon me avazin e vjetër,sepse i ka mbetur si ves herët,ta godas dikush mbrapa,ose ta therë me o s t e n komunist.

-Nderimet dhe përkujtimet duhët të u bëhën luftëtarëve të lirisë UÇK,së, cilët e ndryshuan historinë për Kosovën,sidomos lufta e fundit kundra okupatorit serb,në saje të të cilave u ballafaque edhe fuqija e madhe  shpëtimtarja e Kosovës NATO.

Nuk përparon as kombi e as vendi,nëse na vet krijojmë pengesa,dhe frymëzohëmi në vlera të pa vlera,që njëherë e përgjithmonë i dënoj lirija dhe e drejta e lirisë njerëzore në botë.

-Festimi i 100 vjetorit të lindjes së diktatorit të shqiptarëve Enver Hoxha,prej njerëzve që janë të lidhur shpirtërisht dhe trashëgimtarëve të tij,janë përpjekje që edhe një herë të ridimenzionojnë  figurën e tij,në gjirin e demokracisë,dhe ta kthejnë mbrapa një epokë e cila kundërmonte qelb dhe një errësirë e pa parë.Cilin prej atyre njerëzve të cilët e kanë vuajtur dënimin më të rëndë njerëzor nga diktatura e E.Hoxhës,nuk e vënë në dyshim të mendoj se ,kjo rrymë shqiptare ka edhe sot e kësaj dite qëllime të errëta dhe hipokrite që ia vërbon sytë kombit shqiptar.Siç thot Patër Anton Harapi:

Çonju të vdekur se na mbytën të gjallët. Keta njerëz,vet e kanë zgjedhë pluralizmin sot,por këta qenkan jo njerëz partiak,por njerëz të çetave të dryeshme të cilët nuk harrojnë të hapin plagë mbi plagë në popullin e vet.Nuk është edhe hapi i parë i tyre,i marksistleninistëve,prej të cilëve mund të marrim vetëm një lajmë të mirë nga ata se,u zbulue një lloj sërvisi i këtij modeli të humbur dhe u pështjelluan me demokracinë,të cilët po e mashtrojnë edhe këtë së bashku me  partinë pluraliste edhe kombin.Para botës demokratike këta burra i përkrahin me këmbëngulje frytët e flliqta të një diktatori të egër,të asaj pjelle të çoroditur të njerzimit,i cili e hëngri vet pjellën e vet.Me çfarë të krenohëmi,me cilën histori kombëtare,dhe brezin e ri si ta bindim dhe ti tregojmë se si duhet të formohët ndërgjegja kombëtare.Apo,Gjergj Kastrioti-Skënderbe,Adem Jashari,Nënë Tereza,Ibrahim Rugova,të krahasohën me diktatorin E.Hoxha,dhe të vlerësohet diktatura e tij,si një parim njerëzor.A thua se, të vetmit shqiptarët kanë problem me vetëvehtën? Jeta që nuk e ka qëllimin e vet pa një ideal njerëzor,ajo jetë e humbë kuptimin,por,nëse e keqinterpretojmë idealin,atëhere parimet e jetës bien ndesh dhe gjithëherë hasin në arena aksidentale.Nga regjimi enverist-komunist janë ekzekutuar 5577 burra shqiptar,dhe 450 gra shqiptare.Janë dënuar 26768 burra shqiptar,dhe 7367 gra shqiptare.Kanë vdekur në burg 1065 përsona,kanë humbur aftësinë mendore 408 veta.Kanë vdekur në internim 7022 veta.

Kush mundët të thot se të gjithë këta njerëz ishin të fajshëm apo kishin bërë ndonjë vepër penale.Vetëm historija e tregon të vërtetën se, këta njerëz ishin kundërshtarët e diktatorit E.Hoxha, dhe vetëm për atë pësuan.Njerëzit më të mirë të kulturës,shkencës,religjionit,historisë së kombit e tjerë,E.Hoxha i ekzekutoj,sepse kishte frikë nga ata,dhe i quajti tradhëtarë të kombit.Çka tregon kjo histori e shëmtuar dhe e dhimbshme për kombin tonë.Gjenocidin e një diktatori e shëndërrojnë ithtarët e tij në patrotizëm,dhe kjo ndodhë në kryeqytetin e Kosovës që deri dje ishte larë me gjakun e bijve dhe bijave,që e shkaktoj armiku i jashtëm dhe sot i shton plagë të tjera armiku i vetëvetës.Ku është lidershipi i Kosovës dhe Qeverija,që lejohet të bëhën kësi lloj manifestimesh para botës demokratike,sëcilës po i tregojmë shembuj dhe po u japim vet materiale të çoroditura apo për ta bindur në të kundërtën edhe pse ka fomuar bindje të mirë deri sot.Nuk ka nevojë Kosova dhe populli shqiptar për fjalime të tilla enveriste dhe ramiziste nga trashëgimtarët e diktatorit,dhe nëse heshtim dhe të pajtohëmi me filozofinë hipokrite të këtyre njerëzve,që shembën dhe rrënuan pa mëshirë intelegjencën  kombëtare,atëherë dota përbuzim çdo vlerë kombëtare dhe historinë e lavdishme të kombit tonë.Dhe shteti shqiptar i Shqipërisë,po vonon që ta miraton një ligj për dënimin e kriminelëve të komunizmit në Shqipëri,që është e drejtë dhe rekomandim  edhe nga Këshilli Evropian,dhe këta njerëz nuk kishin mundur sot të bëzdisin dhe ti kenë këmbët e lira.Diktatorëve u kaloj koha,çaushevskin e dënoj populli i vet rumun,Sadamin e dënoj populli i vet dhe bota demokratike,pse të mos dënohet edhe diktatori shqiptar por,edhe trashëgimtarët e tij.Pse mos ti lëmë në një anë ato të gabuara dhe të shëmtuara historike dhe të përpiqëmi dhe ti tregojmë miqve dhe armiqve se,shqiptarët janë të denjë për Gjergj Kastriotin-Skënderbe,për Nënën Tereze,për Ibrahim Rugovën,për Adem Jasharin e tjera figura kombëtare të çmuara të kombit tonë.

 

 

-Ata ia patën frikën edhe Perëndisë-

Kultura njerëzore në shpirt,e ndërgjegjëson njeriun në komb dhe në besim,këtë e thojnë edhe njerëzit e mëdhenj.Religjioni,një besim i natyrshëm por edhe i pa natyrshëm. ka për qëllim përmirësimin e natyrës së njeriut,ndërsa,E.Hoxha e ka quajt besimin të dëmshëm,dhe me 1967,mbylli 2169 kisha e xhamija në shtetin shqiptar.Themeluesi i metodës eksperimentale Frensis Bekoni thot:Shkenca gjysmake të largon prej zotit,dhe njeriu me gjysmë shkence e kulture e mohon zotin.Edhe 4 besimi apo feja te shqiptarët e Kosovës po e merr një kahje të pa këndshme dhe të pa nevojshme.Edhe pse ekzistojnë tri besime në vendin tonë,fenatizmi po paraqitet si një shpërdorim i fenomenit të besimit.Nëse në njërin prej këtyre tri besimëve u mungon kultura njerëzore në shpirt,atëherë ndonjëra prej tyre me shpirt të kalbur,duhet vet të deklarohet dhe mos ti kalb të tjerat.Deri tani toleranca ndërfetare në Kosovë e ka pasë modelin më të lakmuar se gjithëkund në rajon për mirë,edhe pse po fryejnë dhe po qohën peshë disa erëra të rrymave të ndryeshme që në vend të shiut po sjellin breshër.Besimi që mbahët për pasion apo për interes përsonal,nuk është besim i arsyeshëm.Edhe fenatizmi si një shpërdorim i besimit,kalon edhe në keqpërdorimin e figurave dhe simbolëve shumë të rëndësishme,dhe e mundin arsyen njerëzore.Sipas gazetës Ekspressdilema,presidenti i vendit i largon nga zyra fotografitë e trashëguara nga presidenti I.Rugova,atë të Nënës TEREZE,dhe të Papës Gjon Pali dytë.Një gjë e tillë zgjon huti e jo habi,sepse ndoshta zyra e trashëguar nga dr.I.Rugova,është bërë të" riparohet"ose të" renovohët" komplet,dhe duhet të merr një model krejt tjetër sepse,pjesa e vonuar që ende nuk e ka pranuar Kosovën,duhet zyrën e presidentit ta gjejë me stile të reja,bile edhe të lakmueshme.Nuk e di askush se shtetet e lindjes pse e kanë vonuar qështjen e Kosovës,është e dyshimt se,mund ta kenë bërë një kontratë me Serbinë sepse,po duket se po i besojnë më shumë sveti Savës…Presidenti i ndjerë,dr.Ibrahim Rugova,ato figura të rëndësishme fetare dhe kombëtare i vëndosi me dorën e vet në zyrën e tij presedenticiale,ishte Papa Gjon Pali dytë,i cili ka dhënë një përkrahëje shpirtërore dhe morale për popullin e Kosovës,dhe Nënë Tereza,bija e kombit she shpirtit shqiptar,që e njohi bota për veprën e saj humanitare.Dr.Ibrahim Rugova,ishte një vizionar i madh për kombin e vet,dhe ishte i vetëdijshëm se opsioni paqësor ishte e vetmja rrugë për tu ballafaquar me okupatorin por,i ndjeri edhe një gjë nuk e kishte ditur se,trashëgimtarët e tij shpejt do ta harrojnë.Armiku nuk heziton të na vëjë në provë por,jemi duke i ndihmuar na vet,duke e sprovuar dhe sfiduar vetëvetën.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora