| E merkure, 08.07.2020, 07:13 PM |
Nexhat Halimi
Vdekja
e nënës
Vonë
do të mësojë për çastet nën hënë
Për
vetminë e thellë, me mendje në Kosovë
Për
lëngimet në largësi në Ajovë
Për
ndarjen e shpirtit nga trupi yt nënë
E
kanë mbajtur fshehtë nga unë çdo fjalë
M`i
jepni këpucët të dal ta pres birin poet
Ai
s` më lë të pres në vetmi kaq larg me vjet
Gjallë
apo vdekur vjen të jetë dhe i çalë
Te
dera këtu në Amerikë me kohë e pres
Kurrë
s` do të vdes pa e parë është kot
Natyrisht
humbur dhe e sëmurë s` vdes
-Erdhe
të falesh me mua, bir, të pish cicë
T`i
vrasësh netët e ftohta në sy me lot
-Do
të bart plakë të jetosh veç në Dumnicë!