E premte, 30.10.2020, 02:02 PM (GMT)

Kulturë

Valbona Hadri: Dashuri pa lajka

E merkure, 08.07.2020, 06:11 PM


Dashuri pa lajka

Lakmia për ta puthë qiellin mbi ballin e nënës, nga dëshira dhe malli ëmbëlsohej me lëngun e luleshtrydhës që i rridhte vogëlushes nga buzët e një fëmije engjëllor, e cila, porsi flutur sillej rreth së ëmës pa ia nda sytë asnjëherë.

Ajo me doçkat e saj merrte flokët e nënës duke ia krehur me gishtërinjtë e butë. Pastaj, faqet e nënës me dashuri i ofronte pranë  buzëve të saj qumështore .

Anije lundronte bashkë me dashurinë e saj.

Vogëlushja - syrrushja, herë - herë fuste kokën në gjoksin e bardhë që e rriti me dashuri prej nëne.

Unë bashkëudhëtarja e së njejtës anije, me një mbyllje syri kujtova tim bir dhe një natë dimri.

Shumë vite më parë, bënte një acar që të nxirrte sytë.

Diku larg nga qyteti, ecnim nëpër një ftohmë të madhe që na merrte shpirtin. Im bir i sëmurë digjej nga zjarrmia e madhe veshur gjithë trupit të tij.

Pa besuar askush se do të shpëtonte engjëlli im, natën e tretë syengjëlli kokëmbështetur në ballin e tim nxori një fjalë duke më thënë: mami, më jep numrin e Zotit!

E habitur nga e papritura ia lëmova flokun dhe iu përgjigja: për çfarë të duhet numri i Zotit,  zemra ime e vockël?

Dua ta thërras Krijuesin tim të më shëroj mamanë që ta mbaj në gji.

Dua t'i them: babanë ma more, të lutem më lërë mamanë të qëndroj me mua, e dua buzëqeshjen e saj të më bëj dritë.

Lutjen e një engjëlli e përqafoi Perëndia dhe nga shpirti i nxori tërë flakat, duke e shpëtuar një zë fëmije një dashuri.

07 .07.2020

Valbona  R. Hadri



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora