E diele, 09.08.2020, 04:28 AM (GMT+1)

Fakt

Kastriot Dervishi: Sigurimi as nuk e dinte ku jetonte Martin Camaj

E marte, 07.07.2020, 10:33 PM


1958/Sigurimi as nuk e dinte ku jetonte Martin Camaj

Pjesë nga fleta biografike e vitit 1958

Nga Kastriot Dervishi

Martin Camaj u arrestua më 5.5.1948. Akuzohej si bashkëpunëtor i Gjon Lulash Destanishtës. Pesë ditë më vonë, iu zhvillua një proces hetimor dhe iu kërkua të bashkëpunonte për të shtënë në dorë Gjon Destanishtën dhe nipin e tij. Në hetuesinë e zhvilluar (2 faqe e gjysmë) nuk ka asnjë informacion rëndues dhe as është përdorur ndonjë element ndaj dikujt tjetër, por janë përmendur persona që ishin ekzekutuar më 4.3.1946, si Atë Daniel Dajani, At Giovani Fausti, si dhe një emër i padëgjuar si At Roza (nuk dihet në është emër i vërtetë). Në gjuhën e shërbimeve sekrete, nuk njihen raste të raportimit apo “spiunimit” të të vdekurve.

Me t’u liruar, Camaj njoftoi dy personat të cilët ishte ngarkuar t’i “spiunonte” dha informatat të rreme e çorientuese, u tall sa deshi dhe u arratis nga Shqipëria më 9.8.1948 bashkë dy personat që duhej të raportonte. Në vitet 1948-1959, Sigurimi nuk ka asnjë informacion rreth tij, madje as e dinte ku ishte. Mungesa e të dhënave, shihet edhe te raportin biografik i datës 15.11.1958, në të cilin ndër të tjerash shkruhej:

“Për të gjithë aktivitetin armiqësor që kishte treguar i lartpërmenduri dhe lidhjet që ka pas me të arratisur, qe arrestuar nga ish seksioni i rrethit të Shkodrës, ku qe proceduar dhe pranuar për fajet që kishte bërë dhe pranoi të bashkëpunojë me organet e sigurimit për të na fut në dorë të arratisurin Gjon Destanishta dhe për këtë qe rekrutuar agjent në bazë materiali komprometues të tij. Mirëpo, pas sa kohëve, bie në lidhje me kriminelin e përmendur, por gjithmonë na jepte informata të rreme, d.m.th. na dezorientonte, të cilën gjë e vazhdon deri në tradhtinë e Titos. Me tradhtinë e Titos, Martin Kolë Cama, së bashku me Gjon Destanishtën e Lazër Palin, ilegalizohet në Jugosllavi ku edhe sot gjendet atje (në fakt ishte në Itali nga viti 1956)”.  Veprimtaria e Martin Camajt në vitet 1948-1959 ishte thellësisht e panjohur. Madje Sigurimi nuk dinte as ku jetonte ai.

Marrë nga 55news.al



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Entela Binjaku: Denonconi dhunen kunder gruas


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora