Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Haxhi Mehmetaj: Vrapuesja e Prizrenit në Muzeun Britanik

| E hene, 06.07.2020, 09:41 PM |


Vrapuesja e Prizrenit (dizajn : Dukagjin Mehmetaj)

Vrapuesja  e Prizrenit në Muzeun Britanik

Këtë vepërunikale, gjetje të rastit e dërgoj në Muzeun Britanik (BritishMuzeum) të Londrës, ku ndodhet edhe sot, arkeologu anglez Artur J. Evans në gjysmën e dytë të shek.XIX.Vrapuesja e Prizrenit i takon afërsisht fundit të shekullit VI apo fillimit të shekullit V para Krishtit.

Nga Haxhi MEHMETAJ

Nder veprat më të bukura të artit të skulpturës së imët,jo vetëm në Dardaninë qendrore ( Kosovën e stome), por edhe në Gadishullin Ilir do radhitur shtatoren e një vajze të gjetur në Prizren. Shtaroja e vajzës është derdhur në bronz. Ajo është veshur më një fustan (kiton), të gjatë e të hollë i cili i lë të zbuluar një pjesë të kraharorit,gjirin e majtë, dhe këmbët deri mbi gjunjë.Nën fustan që është të veshurdrejtpërsëdrejti në trup ravijëzohenkonturat e trupit të zhvilluar harmonik e muskulor dhe beli i ngushtë. Vajza është përjetësuar në një pozicion vrapimi, me kokë të kthyer nga ana e djathtë, këmbë të majtë të hedhur përpara,  kurse këmben e djathë e cila peshon në gishtërinj e katë lakuar në gju.Më pëllëmbën e dorës së djathëka ngritur fustanin deri mbi gju për të mos e penguar në vrapim, ndërsa dorën e majtë e ka lakuar në bërryl dhe e mban në lartësi të belit.

Më frymëzim të veçantëjanë punuar edhe tiparet e fytyrës, hunda e drejtë, buzëtsenzuale dhe faqet e plota që sugjerojnëshëndetin dhe vitalitetin. Kaptinë në vete është gjithashtu modelimi i frizurës, flokët e krehura e të ndara në mes, të cilat janë lidhur në gërsheta dhe lëshohen poshtë shpinës.

Punimi i shtatores se Prizrenit në pozicion vrapimi, hapi elegant e ngadhënjimtar,shikimi bredhës i syve të shqetësuar më të cilët duket që vajza përcjellë shoqet e saja garuese, si dhe trupi i zhdërvjellët e muskulor janë tipare të atletes, përkatësisht vrapueses me individualitet të theksuar në një garë vrapimi.Pra s’do mend artisti qe e punoj portretin e vrapueses ka qenë i inspiruar nga lojërat sportive që organizoheshin në antikitet me rastin e festave të ndryshme dhe gëzoninpopullaritet të madh. Për rëndësinë e tyre dhe  pjesëmarrjen e barabartë të femrave krahas meshkujve flet historiani dhe filozofi i antikitetit  Plutarku.

Paraqitja e femrës ne pozicion vrapimi për herë të parë shfaqet në ishullin Dellos në vitin 550 para Krishtit dhe shënon revolucion në skulpturë. Vrapuesja e Prizrenit i takon afërsisht fundit të shekullit VI apo fillimit të shekullit  V para Krishtit.Këtë vepërunikale, gjetje të rastit e dërgoj në Muzeun Britnik (BritishMuzeum) të Londrës, ku ndodhet edhe sot, arkeologu anglez Artur J. Evans në gjysmën e dytë të shek.XIX.