Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Reshat Nexhipi: Oferta e Zyberit dhe refuzimi i Zaevit dhe Mickovskit, më kujtojnë Skenderbenë dhe dy sulltanët

| E diele, 05.07.2020, 09:30 AM |


Oferta e Zyberit dhe refuzimi i Zaevit dhe Mickovskit, më kujtojnë Skenderbenë dhe dy sulltanët

Nga Reshat Nexhipi

Ja pse: Kur heroi ynë kombëtar, kërkoi nga dy sulltanët e kohës së tij, të dalin në dyluftim, kë ta, të vetëdishëm për epilogun, gjegjësisht që nuk do t’ia dalin në krye, refuzonin, duke u arë syetuar para botës se Skenderbeu shpatën e ka vjedhur nga Allahu, prandaj ajo është aqë e fortë dhe e pa përballueshme. Kur heroi ynë, dëgjoi këto mashtrime ofenduese, ia dërgon sulltanëve shpatën dhe i bindi që nuk kanë të drejtë. Pran daj, populli, ka krijuar thënien e njohur historike ,,Nuk është në pyetje një copë hekuri i dheut, por dora e fortë e Skenderbeut,,. Se ç’dua të them me këtë, është fare lehtë për ta kuptuar, megjithatë, nuk do hezitoj, të them se dy refuzuesit, (të paktën gjer më tani) janë plotësisht të vetëdishëm që nuk do jenë në gjendje të demantojnë argumentet e kandidatit tonë, i cili u kujton  Aki lin e Trojës, prandaj dhe nuk dinë si të vep rojnë, po e përsëris: tani për tani. Nëse, pajtohen paskëtaj me ofertën e Zyberit, atëhere, komenti im, bie në ujë.