Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sevdail Hyseni: Koka nga këmbët

| E shtune, 04.07.2020, 09:00 AM |


Satirike

KOKA

NGA KËMBËT

Një mullinxhi dembel i madh,

E zuri gjumi shtrirë në livadh.

Me këmbët në ujë te vadë e mullirit,

Nga etja digjej si flakë e kallirit!

Ashtu i etur i shtrëngonte dhëmbët,

"Ah, sikur ta kisha kokën nga këmbët?!"

Sevdail Hyseni