E marte, 01.12.2020, 08:49 PM (GMT)

Kulturë

Remzi Limani: Një pikëvështrim mbi poezinë nga Kaltrinë E. Uka

E premte, 03.07.2020, 05:59 PM


Një pikëvështrim mbi poezinë nga Kaltrinë E. Uka

Fal, Zotit, fjala e kultivuar nga poetja e re, Kaltrinë Uka, paqësisht ndahet nga palopoetet, të cilat vishen me mirënjohje të ndara nga palojuritë - njerëz të një rangu dhe mendimi me poetet e ashtuquajtura, të cilave pa pikë turpi u ndajnë çmime "poezive" me një dyzinë gabimesh brenda shkarravinave të tyre...

Nga Remzi Limani

Poetja e re, Kaltrina Uka, na shfaqet befas dhe bie si një qershi mbi tortën e përgatitur me fjalë ëmbëlake, të cilat zënë vend të merituar në sofrën poetike, mbi të cilën, lexuesi ka çka të konsumojë nga fjala saj e shkruar dhe e gatuar mirëfilli. Kaltrina, na servir poezinë e çiltër të veshur me dialektin e gegnishtes, si produkt i të folmës së kultivuar në vukabularin e saj poetik, me të cilin shprehet më lirshëm dhe bëhet më e zëshme në kuptimin e fjalës së shkruar nga e cila nxjerrë metaforën  figurative mbi të cilën ndërton poezinë dhe zë gërshetin e një vargu të lakmuar për t'u lexuar dhe për ta shijuar bukurinë e derdhur nga buzët e saj, ende të njoma por, të prira për ta thënë atë që e ndjenë në brendinë e saj dhe përreth saj. Pra, poetja jonë di çfarë të thotë, sepse, fjalën e duhur e mban në majë gjuhe, për t'na dhuruar të bukurën e padiskutueshme rrahur në vargun e saj, gjithësesi të arrirë dhe të pranueshëm si vlerë poetike e dëshmuar në paoramën e një poezie të sintetizuar dhe të balancuar në kuptimin e një baraspeshe estetike, ku njëkohshëm peshon fjala, mesazhi dhe kultura e të shkruarit. Për këtë do t'i ndajmë për lexuesin pak rreshta marrë nga poezia KTHEHU PËR HATËR T’HANËS, të zonjushës, Kaltrinë, e cila na thotë: Me netë t'tana nuk po flen rahat hana pa neve rojtarët e saj/ s'po bjen n'herezi ma e m'sheft mas reve tinëz t'lumtun me na pa/ veç hajde e shihe prej ktu se si asht ba, asht dremit.../Mu malli po m'rigon si shi e po rri mas grilave/

n'andrrat syçel t'mesnatës n’apogjeun e rremë po luhatna/ po s'po asht boll

durt mikluese me përvinu kadal ftyrën tane/. Ja pra, në këta pak rreshta venerohet forca e fjalës dhe metafora e qartë - e begatshme për t'u dashur dhe për t'u vlerësuar pesha e një pjekurie poetike, çfare e hasim tek Kaltrina Uka.

Për më shumë rreth poetës së nderuar, le t'i shfletojë poezitë e saj vetë lexuesi, për t'u bindur se, kjo vashë, qershi mbi tortë, posedon potencën e një poeteje për t'u lavdëruar me të.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora