E enjte, 28.03.2024, 11:08 AM (GMT)

Kulturë

Fritz Radovani: Dy poezi nga poeti Zeqir Lushaj

E premte, 03.07.2020, 06:29 PM


Nga Fritz RADOVANI

Kujtoj…Sot, mbas pak vjetësh:

POETI ZEQIR LUSHAJ

“STAFETA E POETEVE

PO  T’ IA  HEQIM

-Për të Dy Gjergjët-

Kthe kokën mbrapa,

Shih gjurmët Tua- pas,

Po përbuze rrugën Tande,

Bota…, shkrihet në gas!

…!

Po t’ia heqim,

Gjergjit të Parë,*

Gjakun e krenave ,

Nga Shpata,

Po t’ia heqim ,

Gjergjit të Dytë, *

Zjarrin antishovenist,

Nga Penda,

Të gjithë mbesim,

Golare kungulli,

(E tharë nga dielli),

…Pa kurrgja brënda !

…!

Kthe kokën mbrapa,

Shih gjurmët Tua-pas,

Po përbuze rrugën Tande,

Bota…,shkrihet në gas !

*Gjergji i  Parë - Gjergj Kastrioti Skenderbeu *Gjergji i Dytë - At Gjergj Fishta O.F.M.

SA HERË LEXOJ FISHTËN

Sa herë lexoj Fishtën,

Më e madhe më duket Malësia,

Më të rrepta,

Shpata dhe Huta .

Penda e Tij,

Simfoni kreshnikësh,

E re dhe e lashtë,

Sa vet Lahuta!

Shenim F.Radovani: Botohen pa asnjë ndryshim nga origjinali.

Dy poezitë z. Lushaj janë nxjerr nga libri i Tij poetik me titull

“LISI I SHKRUAR”, pikrisht nga Cikli nr.5 i këtij libri i titulluem :
“NJEREZ QË, (MË DUKET SE) I KAM NJOHUR, botue nga KRISTALINA     KH, Tiranë 2009.

Melbourne, 3 Korrik 2020.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora