E shtune, 20.04.2024, 01:19 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Obama, presidenti i 44-t i SHBA

E enjte, 06.11.2008, 12:14 PM


Obama
Senatori demokrat Barack Obama është zgjedhur si presidenti i parë me ngjyrë i SHBA-së.

 

Ndërsa zoti Obama kapërceu kufirin e fitores, pati shenja gëzimi në një park në Çikago ku janë mbledhur dhjetëra mijëra vetë. Korrespondenti i BBC Justin Webb thotë: "Në çdo nivel Amerika do të ndryshoje si rezultat- impakti do të jetë kaq i thellë saqë kombi asnjëherë nuk do të jetë më i njëjtë."  Ai thotë se amerikanët kanë bërë dy deklarata thelbësore për veten se ata janë të pakënaqur me status-quo-në; dhe se ata po i mbyllin derën të shkuarës raciste.  Në fjalimin e fitores, Obama tha "Nëse ka njeri që ende dyshon se Amerika është vend ku çdo gjë është e mundur, që ende vret mendjen nëse ëndrra e themeluesve tanë është gjallë në epokën tonë, që ende vë në pyetje fuqinë e demokracisë sonë, sonte keni përgjigjen."  Zoti Obama tha se vendi përballej me disa nga sfidat më të mëdha në qindra vite:  "Ne e dimë se sfidat që do të sjellë e nesërmja janë më të mëdhatë në jetën tonë - dy luftra, një planet në rrezik, kriza më e rëndë financiare në shekull. Edhe kur qëndrojmë këtu sot, ne e dimë se ka amerikanë të guximshëm që po zgjohen në shkretëtirat në Irak dhe malet në Afganistan duke rrezikuar jetën."  Fitorja e tij përballë republikanit John McCain erdhi si rezultat i përkrahjes nga të rinjtë, afrikano-amerikanët dhe gratë.

 

Duke pranuar humbjen, zoti McCain tha se ai admiroi fushatën e zotit Obama.

Zoti Obama mori shtetet kyçe të Pennsylvania-së dhe Ohio-s, para se të kapërcente shifrën prej 270 votash të kolegjit elektoral, kur projeksionet treguan edhe fitore në Kaliforni dhe në disa shtete të tjera.  Më pas erdhi lajmi se ai kishte fituar edhe në Florida, Virginia dhe Colorado - të gjitha votuan për republikanët në 2004 - duke i shndërruar këto shtete nga të kuqe në blu.

 

 Reagime

 

Presidenti Bush i ka telefonuar Senatorit Obama për ta uruar për fitoren. Ai i tha atij se ju do të nisni një nga udhëtimet më të mëdha të jetës: Ia kalofsh mirë.

Presidenti i Kenias, Mwai Kibaki, ka shpallur të enjten ditë feste kombëtare pas fitores së Obamës.

I ati i zotit Obama ka lindur në Kenia, dhe ka patur festime të shumta në qytetin e lindjes së të atit në Kogelo.  Nicolas Sarkozy ka uruar Barack Obamën për atë që ai e quajti ""fitore briliante" të zgjedhjeve në Amerikë.  Presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso e uroi Barack Obamën për fitoren në zgjedhjet e SHBA duke thënë se ai shpresonte se do të ndihmonte në gjetjen e një zgjidhjeje të re për t'i dhënë fund krizës financiare.

 

Rrjedha e ngjarjeve

 

Z. McCain e vazhdoi fushatën deri në ditën e zgjedhjeve me një fjalim që mbajti herët në mëngjes në Prescott, Arizona. Ai u premtoi mbështetësve se ai dhe kandidatja e tij për zvpresidente, Sarah Palin, do të "ndryshonin gjërat në Uashington". Ai u bëri thirrje votuesve të tij që të dilnin e të votonin. Në mitingun e tij të fundit të fushatës në periferi të Uashingtonit, Obama doli para një turme prej 100 mijë vetëh. Personi që po kandidon për t'u bërë presidenti i parë afrikano-amerikan i SHBA-së, foli për unitet kombëtar pak km larg fushëbetejës së parë të Luftës Civile Amerikane.  Në një fjalim, ai u tha mbështetësve të tij se udhëtimi i gjatë deri në ditën e zgjedhjeve kishte qenë për të një përvojë e pasur dhe që e kishte bërë më të thjeshtë.

 

Ngushëllime

 

Më herët gjatë ditës, z. Obama tha se gjyshja e tij, Madelyn Durnham, që e kishte rritur, kishte vdekur në Hawaii. Në një deklaratë të përbashkët me motrën e tij nga nëna, z. Obama tha se ata i detyroheshin shumë asaj. Në një aktivitet në Karolinën veriore, z. Obama, foli me emocion për gjyshen. Senatori McCain dhe bashkëshortja e tij lëshuan një deklaratë për shtyp ku i ofruan ngushëllimet më të thella z. Obama dhe familjes.

 

Sondazhet e fundit

 

Sondazhi i fundit i zgjedhjeve i Reuters/C-SPAN/Zogby i botuar të martën, arriti në përfundimin se votuesit e mundshëm favorizojnë z. Obama para z. McCain me 11 pikë, 54 me 43 përqind.  Sondazhe të tjera sugjeruan se z. Obama po e shton avantazhin mbi rivalin e tij deri me 13 pikë. Por korrespondenti i BBC-së në Uashington, James Coomarasamy, thotë se ndërsa Obama ka udhëhequr në mënyrë të vazhdueshme gjatë javëve të fundit, ka një seri faktorësh që mund t'i vënë në rrezik parashikimet e sondazheve.  Mes tyre, thotë ai, janë roli që ngjyra e lëkurës së senatorit të Illinoisit mund të luajë tek synimet e votuesve, fakti nëse votuesit e sdaporegjistruar do të dalin apo jo për të votuar dhe efekti Palin-nëse kandidatja e z. McCain për zëvendspresidente i ka shtuar energjitë apo i ka bërë kundër tij republikanët.

 

Shtetet e betejës

 

Të hënën të dy kandidatët bënë fushatë në shtetet ku rezultati i zgjedhjeve pritet të jetë i afërt. Sondazhet sugjeronin se z. Obama udhëheq në të gjitha shtetet ku fitoi në 2004-ën, kandidati i pasuksesshëm demokrat, John Kerry.  Fitorja në to do t'i jepte z. Obama 251 nga 270 votat e Kolegjit Zgjedhor që duhen për të fituar Shtëpinë e Bardhë. Ai kryesoi ose ishte i barabartë me z. Mccain në disa shtete të tjera, gjë që donte të thonte se ka disa rrugë drejt fitores. Për këtë arsye, rezultatet në Florida, Indiana, Missouri, Karolinë e Veriut, Virginia, Pensilvania, Nevada dhe Ohio u pritën si kyçe për rezultatin përfundimtar.  Sipas sistemit të Kolegjit Zgjedhor, shteteve iu jepen vota në bazë të numrit të popullsisë. Siaps këtij kriteri, numrin më të madh të votave e ka Florida.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora