E premte, 19.04.2024, 10:17 AM (GMT+1)

Mendime

Vilhelme Haxhiraj: Prof. Dr. Spiro Qirko, kardiologu që mjekon përmes fjalës

E merkure, 01.07.2020, 09:39 PM


Prof. Dr. Spiro Qirko, kardiologu që mjekon përmes fjalës

Urim për datëlindje!

I nderuar Prof.Dr.Spiro Qirko! Me rastin e ditës suaj të lindjes Ju urojmë: Gëzuar, jetë të gjatë dhe suksese në profesionin tuaj human! Për njerëz si ju, përherë ka pasur, ka dhe do të ketë nevojë kombi!

Urimet më të përzemërta për ditën e limdjes!

Vilhelme & familja Haxhiraj

Cili është Prof.Dr Qirko?

Mjeshtri i Madh” Akademik, Prof.Dr.Sipro Qirko, me punë këmbëngulëse studimore në shërbim të kardiologjisë, pjesëmarrës i sa e sa simpoziumeve kombëtare dhe nd/kombëtare e ka renditur veten në Elitat e Kombit.

Nga libri im “Elitat e Mohuara ,Krenari Kombëtare”  f 456-461

Prof. Dr. Spiro Qirko lindi më 1 korrik 1945. me një përvojë prej disa dekadash. Spiro Qirko sot është kardiolog i shquar , një ndër themeluesit e Shërbimit Kardiologjik. Prof. Dr. Qirko ka marrë pjesë në 127 takime dhe kongrese Nd/kombëtare në shumë shtete të botës, thuajse në të gjithë kontinentet. Në këto tribuna janë diskutuar probleme kardiologjike në përgjithësi dhe veçanërisht roli i ekokardiografise në saktësinë e diagnostikimit të sëmundjeve të zemrës së dëmtuar. Dr. Spiro ka organizuar në Tiranë 8 konferenca dhe takime në kardiologji me pjesëmarrje të kardiologëve ndër më të shquarit europianë. Spiro Qirko lindi në, Tiranë, më, 1 korrik, 1945. Si nga babai, edhe nga nëna, vjen nga dy familje qytetare dhe me kulturë. Gjyshi nga i ati, Athanas Qirko ishte diplomuar në Athine për mjekësi. Babai i tij, Telemak Qirko, u diplomua në Lozanë te Zvicres për Drejtesi dhe Shkenca Ekonomike. Nëna e Spiros, ishte bijë e familjes se mirënjohur Leka nga Durrësi. Arsimin fillor e kreu në Tiranë. Gjithashtu të mesmen, po në Tiranë, në një ndër gjimnazet më të mira të asaj kohe, në atë “Qemal Stafa”, nga viti 1958-1962. Për profesorët e shkëlqyer të gjimnazit ai flet me nderim e nuk e kursen mirënjohjen. “Ata na dhanë bazat e shkencave, na dhanë mundësitë maksimale, por mbi të gjitha, kam pasur një profesor të paharruar e të pavdekshëm, Pashko Gjeçin, përkthyesin e librit “Komedia Hyjnore”të Dante Alighierit. Profesori librin e kishte përkthyer në burg e na e recitonte neve, si italisht, edhe shqip”- rrëfen kardiologu i emocionuar. Gjyshi nga nëna, Spiro Leka, emrin e të cilit, mban Dr. Spiro. ishte arsimuar në shkollën Françeskane (Shkodër) dhe dinte 3-4 gjuhë të huaja (frëngjisht, italisht, gjermanisht). Ka qenë tregtar manifakturash dhe bënte tregti nga Durrësi në Trieste. Familja e nënës së tij, Leka në Durrës, ishte një familje e njohur tregtare. Gjyshja nga nëna, e cila ishte nga Berati, vjen nga katër breza intelektualësh. Familja e gjyshes së tij nga nëna, përbehej nga intelektualë të njohur, si në mjekësi dhe drejtësi të diplomuar jashtë shtetit. Daja i nënës së tij ka qenë përsëri mjek, ndërsa babai i tij avokat. Nga ana gjenetike aai do të studionte për mjekësi ose drejtësi. Në edukimin e tij kanë ndikuar shumë, si familja nga babai, edhe ajo nga nëna. Ishin shumë të dashur për të, por ndërkohë edhe shumë të rreptë. Ishin prindër që bënin gjithçka për djalin, por pa e lavdëruar me vend e pavend. Ia vinin në dukje kur bënte ndonjë punë të mirë, ndryshe nga përditësia e tij fëmijënore. I thoshnin “mirë’, ‘kështu vazhdo!” Qysh kur ishte i vogël, shtatë apo tetë vjeç, babai filloi t’i mësojë frëngjishten. Ata të dy, jo vetëm punonin bashkë, por i ati i përzgjidhte edhe librat që duhej të lexonte, në përshtatje me psikologjinë e moshës së tij. Djali ishte i detyruar që krahas mësimeve të tjera të shkollës, çdo ditë punonte me frëngjishten dhe me vonë me gjuhët e tjera anglishten, rusishten dhe italishten. Formimi i tij intelektual dhe profesional: 1962 - 1967: Kryen arsimin e lartë në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës, me rezultate të shkëlqyera(1967 – 1971). Ushtron profesionin, mjek i përgjithshëm; 1971 – 1973; Kreu specializimin për kardiologji ne Klinikën Universitare të Kardiologjisë, Tiranë. 1973 – 1980. Nis punë si Kardiolog në Klinikën Kardiologjike të Tiranës. 1980-1981. Kreu specializimin pasuniversitar në Ekokardiografi, në Qendrën Spitalore Universitare, Beaujon, Paris, Francë,më 1981.Emërohet Kardiolog dhe ekokardiografist në Klinikën Universitare të Kardiologjisë,Tiranë 1982. Është Pedagog i Kardiologjisë në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranës, më1985- Mbron tezën me temë: “Kardiomiopatia Hipertensive”, Studim ekokardiografiko-Klinik, për titullin «Kandidat i Shkencave, më 1988. Merr titulli akademik i shkallës së dytë “Doktor”. Më 1990-mbron tezën:”Informacione hemodinamike me prejardhje hemodinamike”, për titullin “Doktor i Shkencave”. 1990: -Specializim në Ekokardiografinë Doppler ne Bad Krozingen (Gjermani). Më 1990- Anëtar i asociuar i Shoqërisë Franceze të Hipertensionit Arterial. Në vitet 1991-1992 Hulumtim “Vlerësim ekokardiografik i mbushjes se ventrikulit të djathtë në hipertoninë në Departamentin e Kardiologjisë të Qendrës Spitalore Universitare Bichat. Paris, Francë. Më 1992- Anëtar i Shoqërisë Franceze të Ekokardiografisë 1993- Drejtues i Departamentit të Kardiologjisë në Qendrën Spitalore Universitetit të Tiranës. 1993- Anëtar i Shoqatës Franceze të Kardiologjisë. 1994- Profesor i Kardiologjisë. 1994- Anëtar i Shoqërisë Ndërkombëtare të Doppler-it kardiak. Më 1994-1998- Kryetar i Shoqatës Shqiptare të Kardiologjisë. Më 1996-Bashkëpunëtor i Shoqërisë Europiane të Kardiologjisë.Më 1999- Drejtues i Klinikës 2 te Kardiologjisë në Qendrën Spitalore Universitare  2002- Kryetar i Komisionit te Botimeve të Fakultetit te Mjekësisë 2006- President i Shoqatës shqitptare të Ekokardiografisë . 2007- Anëtar i Komisionit të Arsimit të Lartë dhe Shkencës. Më 2008- Drejtues i Departamentit të Kardiologjisë dhe Kirurgjisë Kardiake. 2010- Dekorimi nga Presidenti i Republikës me urdhrin, “Mjeshtër i Madh” 2012- Del në pension. 2012- Konsulent në Klinikën e Kardiologjisë të Qendrës  Spitalore Universitare “Nënë Tereza” 2014- Kardiolog dhe ekokardiografist në Klinikën “Intermedica”. Prof. Dr Qirko stadet e suksesit i quan “Kyçe”. Kurse ‘fatin’e quan kyçin e parë, që të hapë portat e jetës. I nisur nga përvoja tregon se, fati të ndihmon deri diku, por që të arrishtek e mundshmja  duhet punë pë të arritur pamundshmen.

Teksa punonte me ish profesorin e tij Josif Adhami,i cili papritur një ditë i tha: “Spiro, ka ardhur një urdhër që ti duhet të largohesh nga spitali, sepse këtu do të vijë dikush tjetër me një “biografi” më të mirë.” Vetëm një person që e ka provuar largimin nga puna, e di se sa e hidhur është të ta presin jetën në mes dhe të të ndalojnë të ëndërrosh. Prof.Adhami e këshilloi që të mos ankohej, madje kur të shkonte te drejtori, duhet t’i thoshte:”jam dakord...” Mjeku i ri shkoi te drejtori dhe ...Ai(drejtori) ia preu shkurt: “ Me një vendim të Komitetit të Partisë të Rajonit, ju largoheni, ikni që andej dhe viheni në dispozicion të Ministrisë së Shëndetësisë”. Të jesh 23- 24 vjeç dhe të të mohojnë profesionin që adhuron, është si të të ndodhë një aksident i rëndë, vritesh si profesionalisht, ekonomkisht dhe moralisht...Të hapet një plagë e rëndë, që nuk shërohet kurrë, e cila të vret ndërgjegjësisht gjithë jetën. Për këto arsye ti pyet Neveten:“Përse më trajtojnë ndryshe nga të tjerët, edhe pse jam i aftë peofesionalisht?! Përsëri me ndërhyrjen e Prof. nisi puën në Urgjencën e Poliklinikës Qëndrore në Tiranë, ku punoi me përkushtim. Ai thotë, ndoshta edhe si këshillë:“ një njeri, pra një mjek që nuk ka punuar urgjencën, paraqet mangësi. Le të jesh dermatolog, por kur ka një krizë të tensionit te lartë fqinji, është turp që të thërrasësh urgjencën, se ti je mjek dhe pesë gjëra të urgjencës duhet t’i njohësh, është e domosdoshme kjo…” Në urgjencë ai mësoi shumë sekrete të mjekësisë ambulantore. Kjo përvojë i çeli horizonte të reja në profesion, gjithsesi Spiros i pëlqente kardiologjia, por për fat, atë kohë në Poliklinikë kishte kardiologji ambulatore. Puna e tij vetëmohuese në klinikën ambulatore e bëri dr.Spiro Qirkon të njohur në rrethet partiake të Rajonit 3(Tiranë) .Pasi shpëtoi një pacient nga operacioni në veshka, me ndërhyrjen e të cilit u emërua në vendin vakant në poliklinikë të ushtrojë kardiologjinë.Pa u shkëputur nga puna, Dr:Spiro kreu specializimin për kardiologji pranë Universitetit të Tiranës. Kurse fama e gjyshit si mjek i dëgjuar, bëri që një ishpaciente e të cilit(nëpunëse e lartë në Ministrinë e Shëndetësisë), e ndihmoi  për specializim për ekokardiografi në Paris. Pasi kreu me sukses, nuk e pranoi propozimin e katedrës së kardiologjisë në Paris, por zgjodhi t’i shërbente vendit të tij. Është i pari mjek që aplikoi Ekokardiogarafinë dopler në Shqipëri. Duke zbatuar të rejat e shkencës mjekësore aplikoi diagnostikimin e avancuar, ndaj është ndër të parët që  i dha përparësi shërbimit kardiologjik në Shqipëri. Përvojën e vet ai e deklamon nëpër simpoziume,konferenca dhe kongrese kombëtare dhe nd/kombëtare.

Mënyra e komunikimit për disa minuta me pacientin para se të fillojë kontrollin mjekësor, fjala e tij e matur, komunikimi në çdo kohë me të sëmurët me telefon apo mesazhe, këshillat ndikojnë pozitivisht në psikologjinë e pacientit. Dr.Spiro, si kardolog i papërtuar që e ndjek në largësi të sëmurin(pacientin),aplikon një lloj psikoterapie që përmes fjalës shëron. Është kënqësi të jesh pacient i Prof.Dr. Spiros , por me një kusht, të jesh i shëndetshëm. Ai është intelektual me kulturë të gjerë, të cilën ia ka kultivuar familja e veçanërisht i ati. Është jo vetëm adhurues i muzikës, por dhe njohës i mirë  i muzikës klasike të shek XIX. Është kulturë dhe bukur kur një personalitet  njeh ariet e mrekullueshme të operave me famë botërore, emrat e kompozitorëve të mëdhenj. Tek e fundit shkalla e kulturës, numri i intelektualëve të mirëfilltë, të aftë profesionalisht dhe ndërgjegjësisht, janë njësi matëse e zhvillimit të në kombi.

Ky intelektual i formuar si individualitet dhe personalitet i kardiologjisë shqiptare, është Akademik, Prof.Dr. Spiro Qirko, i cili mban kontakte me të sëmurët në largësi, ndaj ka fituar respektin dhe nderimin e të gjithë pacientëve  të tij. Si paciente e tij prej 6 vitesh, bashkë me urimet në këtë ditë të lindjes,  shpreh mirënjohje dhe konsiderata për doktorin që shëron përmes fjalës. Edhe një herë, Ju uroj! Profesor, Gëzuar Ditëlindjen!

Respekte

Vilhelme Vrana

Vlorë, 1. 7. 2020



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora