Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Bashkim Saliasi: Visaret e Çermenikës

| E merkure, 01.07.2020, 09:53 PM |


VISARET E ÇERMENIKËS

Nga Bashkim Saliasi

Publicist Në libri “Krahina e Labinotit” autori Agim Qoku risjell para lexuesit një studim me vlera shkencore dhe historike, ku përshkruan me data dhe fakte historia e zonës së Çermenikës.

Studimi i autorit është përqëndruar në lashtësinë e rrënojës së historisë në zonën e Çermenikës dhe kryesishtë e përqëndron vemëndjen në krahinën e Labinotit, ku nëpërmjet fakteve njeh lexuesin me të dhënat historike dhe spjegon qart prejardhjen e emrit Labinot.

Z. Agimi Qoku, me kulturën që zotëronë, me plotë vullnet e profesionalizëm, në këtë studim sjell refleksionet e tij mbështetur në studime shkencore të autorëve vendas dhe të huaj si dhe trajton të mjaft ngjarje dhe aktorë të historisë së krahinës së Labinotit “Kjo është mëse e vërtetë dhe realisht edhe sot në Labinot, Gur të Zi e Sericë ruhen akoma mbiemrat si Gjika e Gega. Janë fise të vjetër ardhur herrët, po nga brendia e Çermenikës.

Duke dashur të flas rreth origjinës së emrit Labinot do t`u referohem e do të aludoj rreth shkrimëve të Shyqyri Demirit e Dhimitër Shuteriqit”. Vemëndjes së autorit nuk i shpëtojnë përpjekjet titanike të studjuesve të Çermenikës për të sjell në krahinën e tyre dritën e diturisë me plot përkushtim dhe frymë kombëtare të figurave të ndritura ndaj prejardhjes së krahinës, gjuhës, toponimeve, dokeve e zakoneve, traditës dhe zhvillimet fetare të zonës.

Në studimin e tij autori mbshtetet jo vetëm në autorët vendas, por dhe në studimet e autorëve të huaj, të cilët i citon saktësishtë duke analizuar ngjarje dhe zhvillime të jetës familjare në rrafshin shoqëror,duke e lidhur studimin e tij me fakte dhe ngjarje të historisë dhe zhvillimit kulturor të krahinës. Elbasani ruan kujtimin e një popullsie apo të një fisi Albo (Albas:Elbas), që banonte në viset pranë Shkumbinit, në Kërrabë, në shekujt XIV-XV, dhe që ishte fqinjë me Shpatarakët dhe Aranitët.

Albo është trajta m’e afërme e emrit t’Ilirëve Albanoi të shekullit II.Emri i fshatit Labinot duket se ruan dhe ai kujtimin e po këtyre.Albanët ose Albanojt e shekujve II-XI mund të kërkohennë Elbasan me rrethe”. Në faqet e librit të z. Qoku, Krahina e Labinotit, shpaloset më së miri tërë veprimtaria e studjuesve dhe dalin në pah vlerat shkencore dhe artistike të arritura mbi bazën e një pune hulumtuese e me përgjegjësi të autorit.

Në kapitullin e dytë “Të dhëna për relievin, ujërat, pyjet, tokat, bimët, kafshët” autori i bën një autopsi krahinës së vet bazuar në studime shkencore, ai e njeh lexuesin me vlerat e zonës së Çermenikës.

Thellësia e studimit shkrihet në gjerësinë e problemeve, dukurinë e fenomeneve me kopetencë e profesionalizëm, bazuar në një punë të gjatë hulumtuese, që hedh dritë mbi florën dhe faunën e pasur të zonës së Çermenikës.

Në këtë studim shpjegon me fakte konkrete dhe fenomenet natyrore që kanë ndodhur në këtë zonë, erozionin dhe ndryshimet që ka pësuar relievi për t’a njohur lexuesin me të gjithë llojet e bimëve dhe kafshëve që rriten në këtë krahinë në përshtatje me strukturën dhe përbërjen e tokës.

Ky studim është një arkiv shumë i mirë për botanistët dhe zoologët që të njohin florën dhe faunën e zonës së Çermenikës si dhe krahinës së Labinotit. “Nga këto shkaqe, edhe elementët strukturorë janë në kufijtë minimalë.Në Labinot, Sericë e Mengël shfaqen dukuri strukturore të tokës rehabilituese me pritshmëri të mirë, ndërsa në fshatrat e tjera, gjenden parcela të veçanta me strukturë dhe makroelementë në nivele të kënaqshme, me pritshmëri të mirë prodhuese.

Po të ballafaqohemi me të dhënat konkrete, fermeri labinotas ka dhënë kontributin maksimal në përmirësimin e tokës bujqësore, dhe ka marrë rendimente në bimë arash, si dhe në ato të pemëve frutorë”.

Përpjekjet e autorit për ta njohur lexuesin me vlerat bujqësore të krahinës së Çermenikës përqëndrohen në një studim të mirëfilltë shkencor, që nxit interesin e lexuesit për të krijuar iden e bashkëlidhjes së marrëdhënieve të banorëve të kësaj krahine me elementet strukturore të tokës dhe fshikullon vesin e keqpërdorimit të këtyre vlerave nga njerëz të pandërgjegjshëm si prerja e pyjeve, dëmtimi i terreneve lumore etj.

Në kapitullin e dytë “Infrastruktura, tregtia, si profesion i vjetër i trevës dhe mundësit për turizëm” z. Agim Qoku u kujton banorëve të zonës se krahina e tyre që në lashtësi dhe deri në ditët tona mbartë supervlera për të zhvilluar tregtinë dhe turizmin.

Duke shfrytëzuar natyrën dhe me një organizim të mirëfilltë e profesional të elementeve kaq origjinalë të saj; me ndërthurjen e historisë me gjetjet arkeologjike të deritanishme, si edhe me thellimin e kërkimit të zbulimit të tyre, guxojmë të themi se kjo trevë, mund të bëhet jo vetëm kryeqendra e turizmit malor për qarkun e Elbasanit, por gjithashtu të zërë një vend të rëndësishëm të këtij turizmi në Shqipëri.

Motivi i këtij studimi nga mënyra sesi e përshkruan historinë e zhvillimit të tregëtisë dhe turizmit që në periudha të hershme dhe deri në ditët tona hedh dritë dhe 3 shërben si busull orientuese për të ruajtur dhe shtuar turizmin në këtë zonë të pa shfrutëzuar që mbartë në gjirinë e vet të ardhura që i shërbejnë popullsisë për të rritur mirëqënien e tyre.

Në këtë kapitull autori përcjell te lexuesit mesazhin se si t`i ruajmë këto vlera dhe të zhvillojmë turizmin për të shfrytëzuar këto perla të krahinës së Çermenikës dhe Elbasanit. Në kapitullin “Toponime”, autori e thellon studimin e tij në gjerësinë e problemeve, duke na futur në labirinthet e errta, që kërkon t`i ndriçojë rrënjët gjeanologjike të zonës së Çermenikës. Qëllimi tij është të parashtrojë përmbajtjen dhe me dijet që zotëron të shpjegojë shumëllojshmërinë e toponimeve me kopetencë profesionale dhe shkencore duke hedhur më shumë dritë mbi të vërtetat e tyre.

Në kapitullin “Lashtësia” ajo që të bie në sy më tepër është thellësia e studimit nga ana e autorit për të shfletuar autor vendas dhe të huaj. “Një gjë është e sigurt, që është vendbanim dhe popullsi me histori të lashtë e shumë të përafërt në të gjithë elementet, me historinë e tërë trevës së Çermenikës. Labinoti është i banuar që në lashtësi dhe është një vend i begatë e i mbrojtur aq mirë nga natyra”.

Me sa njohuri kam për zonën e Çermenikës, mendoj se autori është i saktë në argumentet që sjellë në studimin e tij mbi faktet historike të kësaj krahine. Në kapitujtë: “Besimi fetar, Periudha e Arianitëve e Skënderbeut dhe e drejta zakonore shqiptare në krahinën e labinotit, kuvendi i dukagjinit 15 skurt 1602, përfaqësimi i krahinës së labinotit,krahina e labinotit nga kuvendi i Dukagjinit deri në periudhën e Tanzimatit,ngjarjet e shekullit të 19-të në krahinën e Labinotit e Çermenikës”, autori, me një pjekuri profesionale dhe me një kulturë të gjerë njohje të historisë, bazuar mbi argumente dhe data historike, shpjegon se besimet fetare nuk kanë luajtur ndonjë rëndësi të veçantë në bashkëjetesën e popullsisë së kësaj zone.

Mbi bazën e analizave dhe ngjarjeve të para në rrafshin shoqëror dhe refleksionet në krahinën e vet autori mbi bazën e fakteve ngjarjet i ndërlidh me historinë dhe kulturën shqiptare të zhvilluar ndër shekuj.Bazuar në përpjekjet e brezave që të jenë të lirë dhe pavarur nga fuqitë e huaja, ai tregon për pabesitë e fqinjve dhe fuqive të mëdha që ngahera janë përpjekur ta coptojnë Shqipërinë.Në këtë studim gjejmë të vërteta historike, të cilat autori i zbulon nëpërmjet studimeve nga literatura e huaj dhe ajo vendase.

Ai citon data dhe fakte historike që i vlejnë lexuesit të njohë historinë e trevës së Çermenikës dhe të krahinës së Labinotit.4 Në këto kapituj trajtohen material të rëndësishme që trajtojnë çështjet shqiptare, lidhur me zhvillimin e ngjarjeve që në kohën e Perandoris Osmane, Koferencës së Londrës dhe deri te prapaskenat e europianve për coptimin e trojeve shqiptare.

Në këtë material del në pah kontributi i patriotve çermenikas që vepruan krahës patriotve të tjerë për të mbrojtur trojet shqiptare nga veprimet dashakeqe të fqinjve dhe fuqive të mëdha.

Atdhetarët çermenikas, besnik të çështjes kombtare, për një shekull të tërë nuk u dorëzuan përpara padrejtësive historike, të cilat z Agim Qoku i shtjellon në këta kapituj, mbi bazën e fakteve të dokumentuara. Me përvojën e tij të pasur, z. Qoku ka shfletuar shumë dokumente arkivore dhe gjatë hulumtimeve ai u bënë një skaner të mirë ngjarjeve historike të zonës së Çermenikës dhe krahinës së Labinotit, të cilat janë një vlerë e shtuar për faktet historike të krahinës.

Në këta kapituj Agim Qoku shpalos historinë e lavdishme të krahinës së Çermenikës me një material të zgjedhur që të trondit dhe ndien maisjen e plagve të rënda që ka kaluar shoqëria shqiptare.Në kapitullin “Folklor”, studjuesi Qoku është i saktë dhe me një përgjegjësi dhe kulturë të gjerë shkencore bazuar në analiza gjuhësore përshkruan zhvillimet historike të shoqëruara me refleksione të cilat përcjellin mesazhe nëpërmjet këngës popullore dhe vjershërimit.“Folklori në këtë trevë është i lashtë dhe është konsideruar si monument i fjalës gjatë gjithë historisë.

Studiuesi Skënder Karriqi na çon shumë larg në kohë me studimet e tij për hershmërinë e folklorit në fshatrat e Luginës së Shkumbinit. Ai duke bërë një analizë të detajuar të lashtësisë së këtyre këngëve dhe mesazheve që ato sjellin në kohë, duket se na freskon memorien dhe na bind se elemente të këtyre këngëve i gjejmë edhe sot në këto treva.

Labinoti i ndjen e i rrëfen edhe sot ato”. Me arsimimin dhe punën studimore me plot vullnet e profesionalizëm autori i përshkruan zhvillimet historike gjuhësore dhe çon mesazhin për kujdesin që duhet të bëjmë në ruajtjen e traditës dhe pasurimin e saj.

“Në të gjitha këngët historike populli i trevës së Labinotit ka mbajtur qëndrim, jo vetëm ndaj ngjarjeve, por edhe ndaj personazheve, duke kënduar këngë me karakter mobilizues (Çohuni djema shaloni atin), mallkues kundra tradhtarëve apo këngë me karkater dramatik si ajo e “Hajredin Pashës”.

Në veprën e tij “Krahina e Labinotit” autori rrok një sërë rubrikash me karakter historik dhe studimor, mbështetur në dokumentacion të autorëve vendas dhe të 5 huaji, bazuar në një studim të mirëfilltë të dokeve dhe zakoneve të zonës së Çermenikës dhe Labinotit, që nuk e shkëput nga historia e zhillimit kulturor të qytetit të Elbasanit.

Në kapitujt: “Fundi i shekullit të 19-të dhe fillimi i shekullit të 20-të në krahinën e Labinotit, ngjarjet e lavdishme në periudhën e viteve 1912-1924 në krahinën e Labinotit e në Çermenikë, krahina e Labinotit në periudhën e monarkisë, kontributi i krahinës së Labinotit në luftën antifashiste nacionalçlirimtare, krahina e Labinotit në periudhën e viteve 1945-1967, periudha e kooperativës bujqësore 1958-1992 dhe dritëhijet e saj, qeverisja vendore në kohë, të dhëna sipas regjistrave osmanë për demografinë për krahinën e Labinotit, një regjistër osmano – turk i viteve 1442-1643, elemente të kulturës materiale në krahinën e Labinotit, dukuritë mitologjike në krahinën e Labinotit, respektimi i kulteve në krahinën e Labinotit, respekti për të parët dhe varret e tyre, vënia e emrit tek të lindurit, martesat në krahinën e Labinotit, familjet me shumë anëtarë, ndërtimi i banesës, oda e miqve (çardhaku), përpunimi i drurit, punimi i enëve prej balte, festa e ditës së verës në fshatrat e Labinotit e Çermenikës, misteret që fshehin guri i shkruar në Labinot dhe gurët e varreve Shmil, a ishte Labinoti kryeqendra e fisit ilir të albanëve?

Dasma në Labinot e Çermenikë”. Vështrimet në vite vijnë në ditët tona si një stoli e rrallë e zbuluar në thellësi të tokës që nuk i ka humbur shkëlqimi dhe vlera e saj, për t`u përcjellë brezave homazhe për jetën dhe punën, për luftrat dhe përpjekjet e brezave për të lënë gjurmë vlerash në memorjen e zonës së Labinotit dhe Çermenikës dhe gjithë kombin në tërësi.

Studimi i autorit Agim Qoku shfaqet si një ylber që hedh dritë frymëzuese në breza që, duke shkruar historinë, kulturën dhe traditat e trevës së tij, e bëjnë të pavdekshme shkëlqimin e rrezeve të ylberit duke e kthyer në një mjet kurativ të historisë së krahinës së Labinotit dhe krejtë zonës së Çermenikës.

Në këtë vepër të shkruar nga autori Agim Qoku shikoj përpjekjet e tij të suksesshme me vlera gjuhësore, historike që përhapin rreze drite mbi zhvillimin e krahinës së vet, mbështetur në argumente dhe fakte historike, ku del në pah zëri dhe fjala e intelektualit për të mbrojtur historinë e krahinës së Labinotit dhe Çermenikës në tërësi.

Agim Qoku, në këtë vepër, jep një burim informacioni të pasur nga jeta dhe zhvillimet historike dhe kulturore të Labinotit dhe zonës së Çermenikës. Libri “Krahina e Labinotit” mendoj se është një vlerë e shtuar e historiografisë jo vetëm për krahinën e Labinotit dhe zonën e Çermenikës, por për gjithë studjuesit, gjuhëtarët, historianët dhe gjithë lexuesit e pasionuar pës vlerave të kulturës shqiptare. I uroj autorit Agim Qoku suksese të tjera!