E shtune, 26.11.2022, 03:55 PM (GMT)

Udhëpërshkrim

Halil Rrustemaj: Tubim përkujtimor në Hamburg për veprimtarin Ali Demi

E premte, 07.11.2008, 08:00 PM


Halil Rrustemaj
TUBIM PËRKUJTIMOR NË HAMBURG PËR VEPRIMTARIN ALI ADEMI

 

Me një tubim përkujtimor, organizuar nga Nëndega e LDD-së dhe mërgimtarët  shqiptarë, në Hamburg të  Gjermanisë, para disa ditësh pra (më 02 Nëntor 2008) bashkatdhetarët, përkujtuan  veprimtarin e palodhshëm të çështjes sonë kombëtare, bacën, Ali Ademi.

 

Shkruan: Halil Rrustemaj

 

Në Hamburg të Gjermanisë, Ali Ademi  veprimtar  i palodhshëm disa dekada ka dhënë kontribut për çështjen kombëtare shqiptare. Ndaj në klubin shqiptar “Verrat e Llukës ” Nëndega e LDD-së në Hamburg në bashkëpunim me mërgimtarët shqiptarë me qëndrim në Hamburg e rrethinë, organizuan tubim  përkujtimor  me rastin e njëmujorit të ndarjes nga jeta të Ali Ademit, aktivist shumëvjeqar.

 

                Nikoqirë të tubimit përkujtimor për veprimtarin Ali Ademi, ishin  Nëndega e LDD-së në Hamburg në bashkëpunim me mërgimtarët shqiptarë me qëndrim në Hamburg e rrethinë.

                Në tubim, krahas aktivistëve të LDD-së nga  Gjermania , dhe bashkëveprimtarëve të Ali Ademit ,  morën pjesë edhe zotëri Hafiz Gagica, kryetar  i kryesisë së LDD-së në Gjermani dhe anëtar i i kryesisë qendrore të LDD-së, Hilmi Gashi kryetar i kryesisë së Nëndegëve të LDD-së në Westfalinë e Rinit Verior (WRV-NRW) etj .

                Fillimisht tubimin e shpalli të hapur Isak Bashota kryetar i  Nëndegës së LDD-së në Hamburg,i cili ftoi të pranishmit në lokalet e klubit shqiptar “Verrat e Llukes” për një minutë heshtje për Ali Ademin.

 

                Pastaj fjalën e rastit për jetën dhe veprën e Ali Ademit  e paraqiti publicisti Arif Molliqi :

 

Ali Ademi gjithë jetën e jetoi për shqiptarët, i deshi të gjithë shqiptarët !

                Ali Ademi e donte çdo vend ku, ujit i thuhet ujë e, bukës bukë pa bërë kurrë dallime rajonale e regjionale, fetare a ideologjike...!

                Ali Ademi lindi me  12. 07 1945 në fshatin Pestovë, rrethi  i Vushtrisë ku kishte lindur edhe i madhi Hasan Prishtina. Mësimet e para i bëri në vendlindje, por që shumë shpejt u përball me pengesat që ia ndaluan të zgjerojë dijen prej intelektuali. Familja e tij,  ishte detyruar të bëhet  “muhagjer”, pasi të parët e Aliut i kishin ndjekur nga tokat e veta prej Mollës së kuqe, rrethi i Toplicës. Edhe në Kosovë kjo familje ishte halë në sytë e armikut kështu që nuk e lejuan të shkollohet. Ali Ademi i vetëdijshëm se çfarë sjell gjithmonë armiku dhe pushtuesi, ai asnjëherë nuk u pajtua me te. Ai gjithmonë ishte përballë se keqes të quajtur serbo-sllavi. Në ato rrethana, Aliut iu pamundësua shkollimi i mëtejmë. Shpesh kur e ngacmonim, na thoshte: “ duke mos pasur mundësi shkollimi u përballova qysh i ri me punën e

Ali Demi
rëndë fizike qoftë në vendlindje por edhe jashtë saj ”.  Prandaj qysh në vitin 1968, ai i merr rrugët e mërgimit në Austri ku filloi të punojë dhe jetojë në kushte të rënda.

Pas Austrisë , Aliu në vitin 1970 kalon në Gjermani. Këtu mërgata shqiptare ishte më e organizuar dhe veprimtaria e tyre ishte më e konkretizuar. Tashmë në mërgatën shqiptare në Gjermani nuk kishte vetëm kurbetqar  të ashtuquajtur “gastarbajter” por kishin filluar të vijnë gjeneratat reja të pajisura me vetëdije atdhetare nga Universiteti i Prishtinës. Këta të rinjë ishin më të formuar, me të organizuar rreth çështjeve kombëtare. Tashmë në mesin e mërgimtarëve ishte i madhi Jusuf Gërvalla që së bashku me shokë po bëhej një armë e fortë në luftë për ta demaskuar vetëqeverisjen jugosllave karshi popullit shqiptar.

                Ali Ademi ishte ndër aktivistët e palodhur brenda Klubit Shqiptar “Verrat e Llukës” në Hamburg gjatë organizimit për ti ndihmuar ata bijë dhe bija shqiptare që kishin rrokur pushkën dhe kërkonin të drejtat e veta në Maqedoni, Preshevë, Bujanoc e gjetiu...

 

                Hafiz Gagica duke përkujtuar figurën e  bashkëveprimtarët Ali Ademi është shprehur :

 

Aliu  ka qenë shok i besës dhe i fjalës e jo i konjukturave të çastit dhe ndërskamcave e përgojimeve.

Besoj se një ditë do të shkruhet historia e mërgimtarëve shqiptarë, që në vete bartë një numër të veprimtarëve patriotë, të cilët kontribuan për ; vetëdijësimin nacional, afirmimin dhe ndërkombëtarizim të idesë dhe çështjes së Republikës së Kosovës, së Kosovës, për organizimin e ndihmave e fondeve financiare, për krijimin e urave të mirëkuptimit e besimit ndërmjet Kosovës e Perëndimit, për hapjen e dyerve të kancelarive perëndimore, për stërvitje ushtarake e organizime guerile, për pjesëmarrje aktive në luftë për çlirimin e Kosovës si dhe për ndërtimin e saj.

Me Aliun u njoha në tetor 1981, në panairin e librit në Frankfurt, ku ishim bashkë me Jusuf Gërvallen. Jusufi kishte përgatitur një informatë për gjendjen në Kosovë të cilën e shpërndamë në stendat gjermane dhe ndërkombëtare. Aty ishte edhe shkrimtari Ismajl Kadare, me të cilin Jusufi pati një takim kokë me kokë. Në mesin e mërgimtarëve në Panairin e Frankfurtit ishte edhe  Ali Ademi me Isak Gutën, Ilaz Kamberin e disa veprimtarë tjerë.  Aty u njoha për herë të parë me Ali Ademin, por një njohje më e thellë me Aliun do bëhet pas atentatit që u bë ndaj Jusufit , Bardhoshit dhe Kadriut.  Aliu me disa mërgimtarë nga Hamburgu kishte ardhur për ngushllime në familjen e Jusufit në Untergrupenbach, afër Shtutgartit.

                Nga shumë mergimtarë Aliu njihet si Ali Kosova, që thirrej nga vëllezërit tanë prej Tetove, me të cilët ai ndau miqësinë dhe bashkveprimtarinë e brendshme që kanë shqiptarët kudo që janë. Ali Kosova, ishte i afërm me bashkatdhetarët nga të gjitha trojet shqiptare, i cili me pjesëmarrjen e tij aktive në protestat që organizoheshin aso kohe (1981-1989) do t´i bie në gjurmë konsulatës jugosllave dhe për atë do nisë ndjekja politike për Aliun dhe të tjerët.

Aliu për 18 vite nuk u takua më të afërmit e tij, mbeti pa vizituar Pestovën të cilën aq shumë e kishte dashur dhe për të cilën sakrifikoi më shumë se tri dekada pa u hamendur kurrë në veprimtarinë e tij atdhetare.

Aliu bashkë me disa veprimtarë, në janar të vitit 1990,  ishte anëtar i Këshillit nismëtar për formimin e Degës së LDK-së në Gjermani. Pas konsolidimit të kësaj  Dege në maj 1990, ai nuk pranoi të zgjidhet në organet udhëheqëse duke propozuar shokë të tjerë, gjë që dëshmonte për karakterin e tij solidar dhe filozofinë patriotike. Për më shumë se një dekadë, në LDK, ai ishte i dalluar për kontributin e tij si në atë propagandues, ashtu dhe në ndihma solidare e më vonë edhe në mbledhjen e 3%-shit që njihet si ; Fondi i Republikës së Kosovës.

Aliu ishte i rreptë kundër padrejtësive dhe nuk punonte në dëm të miqve dhe shokëve me të cilët ka bashkëvepruar. Ai edhe në kohë të vështira të ndryshimeve politike brenda subjektit që i takonte, edhe pse me shëndetin jo të mirë përsëri doli në mbrojtje të afirmimit të frymës nacionale.

               

Për figurën e Ali Ademit folën edhe bashkëveprimtarët: Iljaz Kamberi ,Besim Gashi Ibrahim Shabani e Vezir Sallahu .

Arif Molliqi

Hafiz Gagica

Ibrahim Shabani

Iljaz Kamberi

Vezir Sallahu



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora