E marte, 16.04.2024, 11:36 AM (GMT+1)

Kulturë

Haxhi Mehmetaj: Ku gjendet qyteti ilir Damastion

E hene, 29.06.2020, 06:41 PM


Ku gjendet qyteti ilir Damastion

Qyteti Damastion për të cilin janë bërë përpjekje të shumta që të lokalizohet përmendet të gjeografi dhe historiani i antikitetit Straboni(vitet 63 para Krishti, 20 pas Krishti) dhe në Palimsestin e Vatikanit. Analizat kanë treguar së monedhat e qytetit u farkuan nga argjendi më cilësor në Evrope juglindore, ashtu siç është me cilësori argjendi i minierave të Artanës ( Novobërdës).

Nga Haxhi MEHMETAJ

Toponim “Lema e Art” i cili gjendet pranë lagjes së minatorëve “ Kolonia”  në afërsi të qendrës së vjetër të qytetit bashkëkohor të Artanës (Novoberdës), pranë minierave të xeheroreve të arit dhe argjendit, sikurse edhe metaleve të tjera, ep gjurmët e një vendbanimi të fortifikuar i cili ngrihej mbi një kodër të butë, karshi kodrave të larta që e rrethojnë. Fortifikimi i cili ruhet në formë të ledheve të dheut ndjek izohipsën me të lartë të kodrës, të varur nga pozita e terrenit duke mbyllur sipërfaqe rreth 5 Ha, në formë elipsi të çrregullt. Gjurmë të vendbanimit, të përfaqësuara nga fragmente të qeramikës hetohen edhe në anën lindore e perëndimore të kodrës, në një sipërfaqe prej afro 2.5 hektarësh, që rezulton, që sipërfaqja e gjithmbarshme e vendbanimit përfshinë rreth 8 hektarë.

Kërkimet e ndërmarra në vitet 1990, 2012 e 2014 e të kryesuara nga autori i këtij shkrimi, dëshmuan që kemi të bëjmë më një qendër të rëndësishme banimi të periudhës së Mbretërisë Dardane të shek. IV – III para Krishtit, sipas të gjitha gjasave me gjurmët e qytetit ilir Damastion. Kjo vërtetohet më se miri nga arkitektura ( ndërtimet më blloqegurësh ciklopik), nga trakti i murit rrethues  i zbuluar në anën veriore, më gjatësi  25m, gjerësi 1.60 i ngritur nga gurë te mëdhenj e mesatar, i cili përforcohej nga ana e brendshme në çdo 3. 90m më kontrafor. Janë gjetur po ashtu enë të poçarisë të përdorimit në kuzhinë, fragmente vazosh luksoze të hijeshuara më figura të zeza në sfond të kuq, fragmente amforash, terakota e hyjneshës Hygia, koka meduzës Gorgona e derdhur në bronz. Të gjitha këto gjetje datohen në shek. IV – III para Krishtit, pikërisht në kohen kur qyteti ilir Damastion ka farkua monedha ardgjendi.

Qyteti Damastion për të cilin janë bërë përpjekje të shumta që të lokalizohet përmendet të gjeografi dhe historiani i antikitetit Straboni (vitet 63 para Krishti, 20 pas Krishti) dhe në Palimsestin e Vatikanit. Analizat kanë treguar së monedhat e qytetit u farkuan nga argjendi më cilësor në Evrope juglindore, ashtu siç është me cilësori argjendi i minierave të Artanës ( Novoberdës).



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora