E marte, 16.04.2024, 04:24 PM (GMT+1)

Kulturë

Koleksioni fotografik i Alexandre Degrand: Shqipëria në vitet 1890

E diele, 28.06.2020, 12:12 PM


Koleksioni fotografik i Baronit Alexandrë Dëgran (Alexandre Degrand)

Shqipëria në vitet 1890

Diplomati dhe shkrimtari francez, baroni Zhyl Aleksandrë Teodor Dëgran (Jules Alexandre Théodore Degrand, 1844-1911) lindi në Paris dhe punoi për shërbimin e jashtëm francez. Në vitin 1874 ishte kancelar i konsullatës franceze në Galati të Rumanisë. Atje bashkëpunoi në vitin tjetër me konsullin dhe arkeologun amator, Sharl Shampuazo (Charles Champoiseau, 1830-1909) i cili, dhjetë vjet më parë kishte zbuluar statujën e “Fitores Fluturake të Samotraqisë” e cila ndodhet në muzeun e Luvrit. Me 20 mars 1880, Dëgrani u transferua në legatën franceze të Bukureshtit dhe në vitin 1882 ishte zëvendëskonsull në Konstancë. Në vitet 1893-1899, baroni Dëgran ishte konsulli francez i Shkodrës. Ai ishte tepër i interesuar për historinë e rajonit, në veçanti për parahistorinë dhe kohën antike dhe vizitoi kalatë, kishat mesjetare dhe gërmime, duke shënuar çfarë pa dhe mësoi nga njerëzit që takoi. Dy vjet pas largimit të tij nga Shqipëria, botoi librin Souvenirs de la Haute-Albanie (Kujtime nga Shqipëria e Epërmë), Paris 1901, një udhëpërshkrim i mirëdokumentuar i Veriut të Shqipërisë, me shumë fotografi të jashtëzakonshme. Objektet që gjeti në nekropolin e kalasë së Dalmacës dhe në varret ilire të Komanit ndodhen sot në Muzeun Kombëtar të Antikiteteve në San Zherman an Le (Saint Germain en Laye) pranë Parisit. Baroni Aleksandrë Dëgran u varros në Karkason (Carcassonnne). Fotografitë e këtij koleksioni janë marrë nga libri i lartpërmendur.

Për më shumë vizitoni: http://www.albanianphotography.net/



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora