Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sevdail Hyseni: Kosova në burg!

| E diele, 28.06.2020, 12:01 PM |


Satirike

Kosova në burg!

Kjo Kosova ideale,

Me Gjykata Speciale,

E të tjera me nder jush

Që s’i bënë mall askush!

Kjo gjykata ndërkombëtare,

Nuk ushqehet me hajgare,

Ajo vjen si vajhalli,

Me fytyrë Tribunali!

Me gjykatës e gjyqësorë,

Në “drejtësi” aspak miqësorë,

Nga kjo valle paraprakisht

Nuk na del shqiptar pa bisht!

Po Kosova jonë krenare,

Na është mësuar me “pazare”,

Si në luftë edhe në paqe

I vunë vetull e mustaqe!

Ku na ngeli ky Brukseli,

Deri n’mëngë na përvjeli,

Sa për drogë e shpërdorime

Sa për luftë edhe për krime!

Hapen dosjet me padi

E na ndjellin burg të zi,

Deri kur Kosovë e ngrata,

Me azil e me gjykata?!

Sevdail Hyseni