E enjte, 18.04.2024, 01:24 AM (GMT+1)

Mendime

Beqir Cikaqi: Skicë e përsëritur

E shtune, 27.06.2020, 01:13 PM


Skicë e përsëritur

Nga Beqir Cikaqi

ZOT RUANA...!

Ishte shkurti i vitit 2003. Punoja në ndërtimtari në Treviso. Meqë kantieri ishte bukur i madh, kishte edhe skuadra tjera, që përveç italianëve, ka pasur edhe shumë shqiptar, po edhe të tjerë.

Meqenëse, skuadra ime e punës e dinte profesionin tim të vërtet, më thërrisnin me emrin “mësues”, kështu vepronin edhe shqiptarët tjerë, ndërsa italianët e të tjerët me ”profa”. Në mes ditë drekonim në restorant. Aty kishim mundësi të bisedonim për tema të ndryshme që na preokuponin... Kishte edhe mos pajtime! Por, që gjithnjë i konsideroja si “normale”, sa për të vazhduar debati...

Atë mëngjes shkurti, sapo hyra në kantier (venpunishte), një zë më erdhi nga një distancë.

- “Mësues”! "O mësues” ! Ku e ke Limen?!

Unë u stepa, nga ky zë! E dija se zëri i kujt ishte, pasi e njihja personin , kishim pasur debate edhe ma parë.... Nuk iu përgjigja nga larg, ndonëse në shenjë pa kënaqësie lëviza kokën! Nuk u hamenda, u drejtova t’i afrohem personit që ulëriti vrazhdë.

- Çuditërisht, ai me një dukje entuziaste e shprehte “mllefin” jonjerëzor duke thënë:” E m’shelen... Kanë me kalbur në burg... Kanë me ia qit krejt çka ka bërë ! ... “ e të tjera shprehje.

Kur iu afrova, fare afër i thash: Ndal! Pse bërtet! Çfarë të ka bërë ty ai? Pse je kaq i gëzuar?! Pse ky gëzim i yti është i ngjashëm me gëzimin e shkive , çetnikëve, rusëve, ... që mbrëmë festonin anekënd vendeve të tyre.

Ky gëzimi i juaj është i vrazhdë. Kjo është turp për ty dhe të gjithë ata që mendojnë kështu! Zoti Limaj do të lirohet, edhe atë i pa fajshëm! Sepse ka luftuar për lirin e vendit, që ne sot shkojmë lirshëm. E kur shkojmë lëvizim e flasim lirshëm. Derisa unë flisja me ton të nervozuar, ai u largua nga aty, me arsyetimin se i erdhi “kapo”. Mu duk se u zhgënjye për atë “entuziazmin” që kishte. Kurrë më nuk më provokoi, edhe pse shpesh u takonim...

Diçka të ngjashme, pata në një debat me disa të tjerë kur RAI TRE, emitoi një emision për Kosovën dhe familjen Haradinaj! Atëherë bëra edhe një shkrim publik reagues... (Njëanshmëria dedencioze e gazetarit Riccardo Iacona, në RAI TRE).

Tani, ka kohë që jam duke punuar e jetuar në rrethin e Shtutgartit. Dhe, këto ditë pas ngritjes së aktakuzës nga specialja për presidentin dhe kryetarin e PDK, fatkeqësisht hasa në individ, që nuk i brengos kjo aktakuzë e fabrikuar nga qarqet antishqiptare. Përkundrazi ndihen të relaksuar e të ngazëllyer, me fjalë tjera të lazdruar! Është kjo një skicë e përsëritur. Fatbardhësisht numri i tyre është i vogël dhe gjithnjë mjeran sikur që janë edhe ashtu do të mbesin...

M’u desh ta bëjë reagimin tim si shqiptar, edhe te këta të fundit me të cilët nuk jemi njohur sa duhet. Jo se jam i autorizuar të reagojë nga dikush, apo jo vetëm pse jam familjar i luftëtarëve të UÇK-së e UÇPMB-së, por thjesht e bëra reagimin (do ta bëjë serish) se e ndjeva të nevojshme nga instinkti im; nga bindjet e mia; nga gjaku i dëshmorëve: nga heroizmi i luftëtarëve të lirisë; nga sakrifica dhe vuajtjet e popullit tim; nga realiteti i dëshmuar... Përndryshe asnjë nga këta për të cilët kam reaguar nuk më njohin. Me zotin Lima kam shtrënguar dy herë duart, herën e parë në gushtin e 2009 në Shtëpinë e kulturës së vendlindjes, pas përurimit të shiritit të asfaltit dhe herën e dytë në shtator 2018 në Treviso pas përurimit të shtatores së Shën Terezës. Me zotin Thaqi më rastisi ti shtrëngojë në rresht duart në Samitin e Parë të Diasporës në Tiranë, në nëntorin e 2016. Ndërsa me z. Haradinaj e z. Veselaj as një herë nuk kam rastisur të takohemi deri me tani...!

Nuk di pse ka akoma njerëz kaq naiv! Kaq të vobektë! Kaq shpirtligë! Kaq antikombëtar! Kaq antihumanë! Kaq antinjerëzor!... Zot ruana!!!

Beqir Cikaqi,

27.06.2020

Musberg/Shtutgart



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora